7 zakone që po ju marrin komplet energjinë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 7 zakone që po ju marrin komplet energjinë

A ndiheni sikur kafeja është ajo që ju mban zgjuar gjatë ditës, edhe pse po flini mjaftueshëm gjatë natës? Mungesa e gjumit nuk është gjithçka kur vie puna te ndjesia e lodhjes gjatë tërë kohës. Shikoni nëse ndonjëra nga këto 7 zakone ju përkujton vet-veten, dhe mësohuni si ti ndërroni ato.

7 zakone që po ju marrin komplet energjinë 7 zakone që po ju marrin komplet energjinë

1. Jeni të varur në ciklin 24/7

Stresi: Ju e dini që është një vrasës energjie, mirëpo shefi juaj, lista e juaj e qëllimeve, dhe vjehrra juaj mund të mos jenë fajtor (jo plotësisht). Nëse jeni një përcjellës i Twitter, i varur nga lajmet e TV’s, ose shikues i titujve kryesorë, mund të jeni të prirë për tu ndjerë të zbrazur, sipas një hulumtimi nga Universiy of Montreal. Hulumtuesit gjetën femrat të jenë më të prekshme sesa meshkujt që të ndiheshin të stresuar nga storie negative të lajmeve, gjithashtu më të afta t’i mbajnë në mend ato. Provoni ta limitoni marrjen e lajmeve në një herë në ditë, dhe balanconi ato me lajme të mira dhe shihni se a ka dallim.

2. Jeni duke bërë drekën në tavolinë të punës

Nëse bërja e një pushimi për drekë është një gjë e huaj për ju, nuk është e çuditshme që nuk ndiheni plotësisht mirë, thonë hulumtuesit e University of Rochester. Ata gjetën se vetëm 20 minuta të shpenzuara jashtë në natyrë dhanë një shtytje energjie më të mirë se një ushtrim apo kohë duke u socializuar. Të gozhduar për tavoline? Provoni të mbushni tavolinën me fotografi të vendeve të bukura të natyrës: Një universitet në Michigan gjeti se ato rrisin ndjenjat e vitalitetit, më shumë sesa të ecësh në një rrugë urbane.

3. Po përkuleni

Qëndrimi më i mirë nuk është me rëndësi vetëm për shpinën tuaj – ai ka efekt edhe në trurin tuaj. Disa hulumtime, përfshirë një nga Ohio State University, ka treguar se të rrish i ulur dhe i përkulur sjell memorie më negative, pa shpresë, pa ndihmë dhe pa fuqi. Ndërkohë, të ulesh drejtë ose të rrish në këmbë është lidhur me mendime më pozitive. Ose provoni të ngriheni në pozën e Wonder Woman për 2 minuta – një hulumtim i Harvard gjeti se kjo pozitë jo vetëm që ju bën të ndiheni më të fuqishëm, ajo mund të ulë nivelet e kortisolit, hormoni i trurit për stres (mirëpo provojeni me derë të mbyllur për ti anashkaluar shpjegimet e pakëndshme).

4. Ju pëlqen një novelë e aeroportit

Shiko, të gjithëve na pëlqen Danielle Steel nga koha në kohë. Mirëpo leximi i fantazive përkundër kalimit nëpër revista të plazhit ju bën që truri juaj të ndizet. Kur hulumtuesit në Michigan State University pyetën njerëzit që të lexonin Jane Austen në makina MRI, gjetën se ata që lexonin fjalët me kujdes përkundër atyre që vetëm kalonin fjalët kishin aktivitet më neutral – specifikisht, aktivitet të lidhur me aktivitet fizik dhe lëvizje. Pra për stimulim ekstra të trurit, ruani magazinat për plazh.

5. Jetoni në një vend me rrëmujë

Nëse grumbujt në tavolinën tuaj janë duke mbizotëruar zyrën, ju mund të jeni duke jetuar në një zonë energji-pushtuese. Kur rrëmuja fillon të hyjë brenda, mund ta bëjë trurin të tronditur, te shpërqendruar dhe të pamundur të fokusohet, thonë hulumtuesit në Princeton’s University Neuroscience Institute. Si ta mbani rrëmujën nën kontroll? Provoni ta bashkoni listën e ditës me 5 minuta të pastrimit, qoftë ajo vendi i punës apo depoja.

6. Jeni duke ngrënë shumë – apo pak – banane

Ose fara të kungullit, shojza, arra Braziliane, tuna dhe kokrra të gjelbra. Kjo falë niveleve të larta të magnezit nëpër këto ushqime, një mineral që është me rëndësi për nivelet e energjisë. Pak nga ajo dhe do të vuani nga lodhja fizike dhe mentale (magnezi mund të ulet nga alkooli, hapat për kontrollim të lindjes dhe ushtrimet); shumë nga ajo dhe mund të ketë efekt relaksues për muskujt. Konsultohuni me mjekun për nivelet tuaja.

7. Jeni duke i zvogëluar karbohidratet

Dietat me karbohidrate të ulëta mund të jenë të famshme, mirëpo nuk ju bëjnë asnjë favor për nivelet e energjisë. Trupi juaj dhe truri juaj kanë nevojë për karbohidrate – të llojit të duhur – për karburant, sipas një hulumtimi në revistën American Dietetic Association. Ajo gjeti që dietat me karbohidrate të ulëta eksperiencuan lodhje më të shpejtë dhe më pak motivim për të ushtruar sesa ata që konsumuan ushqim të shëndoshë me karbohidrate të plota. Mirëpo mendoni për karbohidrate natyrale, si patate të ëmbla, grurë të plotë, dhe fruta në vend të atyre të procesuara siç është buka. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 16 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.