Meshkujt e vrapimit të distancave të gjata janë super seksi, thotë shkenca

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Meshkujt e vrapimit të distancave të gjata janë super seksi, thotë shkenca

Vrapimi në distancë mund të jetë më shumë se vetëm sport apo hobi për meshkuj sa i përket çiftëzimit. Vrapuesit e distancave të gjata kanë nivele më të mëdha testosteroni dhe ndryshueshmëri gjenetike kundër meshkujve tjerë, sipas një hulumtimi të ri të publikuar në revistën PLOS ONE. Hulumtues nga universiteti i Cambridge’s Division of Biological Anthropology kanë matur gishtërinjtë e vrapuesve si tregues për efekte hormonale gjatë qëndrimit në bark të nënës.

Vrapuesit meshkuj të distancave të gjata janë super seksi, thotë shkenca Meshkujt e vrapimit të distancave të gjata janë super seksi, thotë shkenca

Pak prapavijë: Një hulumtim i ri ka gjetur që sa më i vogël të jetë dallimi në mes gishtit tregues dhe gishtit të unazës, më pak testosteron ka pasur gjatë qëndrimit në placentë. Hulumtime më të hershme kanë gjetur se ekspozimi në hormone para lindjes ka treguar vullnet seksual të rritur, numër më të madh të spermës, efikasitet kardiovaskular dhe vëmendje hapësinore. Foshnjat që janë ekspozuar më shumë, mund të kenë lindur me avantazhe të ndryshme. Duke ditur këtë, hulumtuesit analizuan kohërat e vrapit dhe fotokopje të duarve të 542 vrapuesve, dhe gjetën se sa më të shpejtë të jenë garuesit, aq më të mëdha ishin nivelet e testosteronit sipas gishtërinjve të tyre.

“Observimi që vrapimi në distancë është i lidhur me potencialin e shumimit sugjeron që femrat në kohërat e lashta ishin në gjendje ta vërenin vrapimin si sinjal për partner të mirë,” tha Dr. Danny Longman, një hulumtues nga divizioni i biologjisë në një njoftim për shtyp, duke shtuar:

Është menduar që një gjuetar i mirë do të mblidhte më shumë mish, dhe do të kishte një familje më të madhe dhe më të shëndoshë si konsekuencë e sjelljes së mishit. Mirëpo gjuetar-mbledhësit kanë përdorur sistem për shpërndarje të barabartë të mishit siç e shohim në tribat e mbetura edhe sot. Në këtë rast mishi nuk është faktor, mirëpo aftësia për të marrë mish tregon qëndrueshmëri atletike së bashku me inteligjencë – për ta ndjekur prenë – dhe bujarinë – për të kontribuar në shoqëri. Të gjitha gjëra që duash t’i përcjellësh në fëmijë.

Nga pikëpamja evolutive, meshkujt me aftësi më të mëdha atletike “sinjalizojnë” një dëshirë primitive te femrat që e shikojnë këtë gjë si lajmëtar për gjene të forta. E gjitha shkon prapa deri te kohërat e lashta. Meshkujt që kanë vërtetuar të jenë ofrues ishin gjithashtu gjuetarë inteligjent dhe që e lodhën prenë e tyre. Vrapuesit e distancave të gjata kanë qenë të lakmueshëm të bëheshin gjuetarë të mirë dhe furnizues të pëlqyer për partnerin dhe fëmijët, thotë hulumtimi.

“Njerëzit janë vrapues të pa-mend,” thotë Longman. “Lepujt, për shembull, janë vrapues shumë të shpejtë, edhe pse janë të trashë dhe jo në formë. Mirëpo njerëzit janë shumë efikas për distanca të gjata, të krahasueshëm me ujkun dhe kojotën. Ne djersitemi kur kafshët tjera do të tej-nxeheshin; nyejt dhe qëndrimi ynë janë të dizajnuar që të na ndihmojnë në vrapimin e ardhshëm – sigurisht që shtypja selektive ka luajtur rol gjatë evolucionit.”

Një femër sot prej natyrës e përkthen teorinë e vrapimit si pikë që meshkujt të jenë furnizues të mirë, siç janë bujaria dhe inteligjenca. Gjetja e një partneri të mirë për çiftëzim është në përputhje me të dy gjinitë; megjithatë, paraardhësit e femrave ishin mbledhës që qëndronin në shtëpi, që ndërtoi pëlqimet e femrës sot. Ata kanë mbledhur burime lokale, janë përkujdesur për fëmijë dhe kanë pritur që të ktheheshin partnerët e tyre me pre.

“Kjo mund të tingëllojë e çmendur,” thotë Longman, “mirëpo kur një gjuetar është relativisht në formë të mirë, energjia që ai shpenzon është shumë e vogël krahasuar me energjinë që fiton nga një shtazë që gjuan. Para zbutjes së qenit, gjuetia konsekuente mund të ketë qenë forma më efikase e gjuetisë, dhe si rezultat ka formuar evolucionin e njeriut.” ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − four =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.