Varësia nga porno mund të mos jetë fare varësi

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Varësia nga porno mund të mos jetë fare varësi

Don Draper, Tiger Woods, Anthony Weiner-ideja e të qenit i varur nga seksi është bërë më e pranueshme me numrin e rritur të njerëzve realë dhe fiktiv që identifikohen me këtë zanat. E kushëriri i varësisë ndaj seksit, varësia ndaj pornos mendohet të jetë edhe më e zakonshme. Në fakt, një studim zbuloi se 56 përqind e rasteve të divorcit mund të atribuohen pjesërisht të obsesionit të njërit prej partnerëve me porno.

article-lifestyle-porno Varësia nga porno mund të mos jetë fare varësi

Kur këto probleme konsiderohen si varësi, kemi tendenca të ndjejmë keqardhje, duke i konsideruar ngjarjet si jashtë kontrollit të personit të varur.

Problemi i vetëm? Aktiviteti në tru kur dikush shikon porno është i kundërt me reagimin e trurit kur të shohë kokainë, duhan apo lojëra kumbari, raporton hulumtimi i ri i publikuar në Biological Psychology.

Është e vërtetë që disa njerëz identifikohen si “hiper-seksual” dhe raportojnë dëshirë të pakontrolluar për aktivitet seksual apo stimulim që ka ndikuar negativisht në jetën e tyre duke i shkaktuar humbjen e punës apo prishjen e lidhjes. Për shkak se kjo përshtatet me parametrat psikologjikë të varësisë, shumë terapiste sugjerojnë që trajtimi për varësinë ndaj seksit apo pornos të përcjellë protokollin e varësisë ndaj drogës, si rehabilitimi.

Por ekziston një definicion neurologjik për varësinë gjithashtu: Truri i të varurit tregon një strukturë konsistente të aktivitetit që shkakton ndjenjën e shpërblimit në zakonin e tyre, edhe në rrethana jo të favorshme.

Në studim – i cili ishte studimi më i madh neuro-shkencor i varësisë ndaj pornos deri më tani-hulumtuesit u treguan klipe erotike dhe jo-erotike burrave dhe grave, disa prej të cilëve nuk i konsideruan zakonet e tyre të vlerësuara-X si problematike dhe të tjerë që i konsideruan si hiper-seksual. Më pas, hulumtuesit matën potencialin pozitiv të pjesëmarrësve (LPP), aktivitetin elektrik në tru që ka treguar të rritet kur varësit e kokainës shohin imazhe të drogës. E në fakt, ata zbuluan se LPP-ja ishte më e ulët kur ata shihni imazhe seksuale-e kundërta e asaj që do të duhet të ndodhte nëse ata do të ishin të varur klinik.

Kjo nuk do të thotë se njerëzit hiper-seksual apo të “varurit” nga porno nuk kanë problem të pakontrollueshëm apo shkatërrues- thjeshtë do të thotë që kanë nevojë për një plan trajtimi që është ndryshe nga ai i një të varuri nga droga apo lojëra kumbari, sepse aktiviteti neurologjik nuk është i njëjtë. Rehabilitimi apo medikamentet për të varurit për shembull, mund të mos funksionojnë pasi që rruga nervore nga stimuli deri te shpërblimi është ndryshe për hiper-seksualët. Kështu që, përderisa mund të keni problem me porno, teknikisht nuk jeni i varur. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 5 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.