Ushtrimin 10 minutësh që duhet ta bëni çdo ditë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Ushtrimin 10 minutësh që duhet ta bëni çdo ditë

Një stërvitje e shkurtër mund të pasojë me shpërblime të mëdha. Gjithçka vjen nga angazhimi juaj. “Ka një balancë të intensitetit dhe kohëzgjatjes”, thotë Martin Gibala, PhD, shef i departamentit të Kinesiology në McMaster University, Ontario.

article-fitness-cardio-looking-clock Ushtrimin 10 minutësh që duhet ta bëni çdo ditë

Nëse keni në plan të parë që të jeni të shëndoshë, atëherë sa më shumë që punoni, aq me pak kohë ju duhet të bëni ushtrime, thotë Gibala. Për shembull, ju shpenzoni më shumë energji duke përmbushur aktivitete me intensitet te larte siç janë vrapimi në shkallë për 10 minuta dhe pastaj vrapim të lehtë për gjysmë ore.

Po, e dimë 10 minuta ushtrime nuk mjafton që ju të ndiheni të copëtuar apo t’i humbi 5 kilogram. Por përmirëson ushtrimet tuaja kardio, të cilat ulin rrezikun e kontraktimit te sëmundjeve të zemrës, siç edhe raportohet nga studimi i Medicine & Science in Sports & Exercise.

Nga djersitja e përditshme përfiton gjithashtu edhe truri juaj. Kardio ju mbron nga depresioni dhe ankthi, gjë e cila vonon çmendurinë sipas një raporti të United States Physical Activity Guidelines Advisory Committee.

Provoni ushtrimet e mëposhtme 10 minuta shkencërisht të rekomanduara nga hulumtimi i Gibala në McMaster University. Pjesëmarrësit të cilët i bënë këto ushtrime për tri ditë në javë gjatë gjashtë javëve, kanë reduktuar rrezikun për sëmundje kronike dhe vdekjen për 1%, shprehet ai.

Kur orari juaj është i përmbushur, ju mund ta zëvendësoni atë me një seancë më të gjatë kardio. Mund ta përdorni edhe si ushtrim të fundit ne mënyrë qe ta përmblidhni sesionin e trajnimit me ngritje të peshave.

Ushtrimi:

Këtë mund ta bëni duke vrapuar jashtë, apo në ndonjë biçiklete stacionare.

• Ushtrime të rehatshme për nxehje 2 minuta.
• Pastaj vrapim sprint sa më shpejtë që mundeni për 20 sekonda, dhe pastaj pushoni për 2 minuta.
• Ky është seti i parë.
• Kështu vazhdoni t’i bëni 3 sete.
• Në fund qetësohuni ngadalë për 3 minuta.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + 11 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.