Ushtrimi triceps më i mbivlerësuar

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Ushtrimi triceps më i mbivlerësuar

Disa ushtrime si uljet (squats), ngritjet e peshave (deadlift), ngritja e trupit (pullup) si dhe pompat i qëndrojnë kohës. Të tjerat shuhen shpejtë për shkak se shkaktojnë dëmtime apo thjeshtë janë qesharake. (Mendoni: ulje vetëm me një këmbë në një top Bosu.) Pastaj ka lëvizje që të gjithë në palestër i bëjnë, por asnjëri nuk e di se përse.

article-fitness-workouts-dumbbell-kickback Ushtrimi triceps më i mbivlerësuar

Ushtrimi i tricepsit i quajtur Dumbbell Kickback është shembull kryesor i një elementi që duhet të zëvendësohet, sipas BJ Gaddour, krijues i Men’s Health SreamFIT. Kickback-at kanë qenë element kryesor i trajnimit të tricepsit për një kohë të gjatë dhe kanë qenë të kryera gabim për po aq kohë.

“Për të marrë përfitime nga kickback-at, ju duhet ta mbani pozitën në të cilën bërryli juaj është i zgjeruar plotësisht,” thotë Gaddour. “Megjithatë, shumica e njerëzve e kryejnë ushtrimin shumë shpejtë, duke përdorur një gamë të shkurtuar të lëvizjes e cila nuk i angazhon muskujt e tricepsit sa duhet. Ekzistojnë alternativa më të mira.”

Kjo është arsyeja pse Gaddour i preferon pompat. Pompat i godasin tricepsat tuaj secilën herë. Për rezultate më të mira, provoni t’i mbani duart afër njëra tjetrës aq sa gishtat e mëdhenj të preken, thotë ai.

Nëse kjo është shumë e vështirë, forconi krahët duke e kryer këtë lëvizje me duar në një stol, kuti ose në shkallë ashtu që pjesa e sipërme e trupit të jetë e ngritur. Ushtrimi bëhet më i lehtë kur jeni të mbështetur në lartësi.

Ja si ta bëni: Supozoni një pozicion të pompave (pushup). Vendosni duart direkt nën gjoks në mënyrë që gishtat e mëdhenj të preken në mes. Ulni gjoksin në atë mënyrë që të rri pezull pak para dyshemesë, dhe pastaj ktheni lëvizjen deri sa krahët të ju drejtohen plotësisht.

Kryeni dy deri në tri sete, duke ndaluar pak para kufirit. Pushoni një deri në dy minuta në mes të seteve. Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + 19 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.