Ushtrimet më të mira me pajisje

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Ushtrimet më të mira me pajisje

Debati i pajisjeve kundër peshave të lira është bërë mjaft i rëndësishëm – lufta se cila është më e mirë për shtimin e masave të reja muskulore. Epo mirë, le ta përfundojmë atë diskutim tani sepse e vërteta është që, të dyja, si peshat e lira ashtu edhe pajisjet kanë përparësitë dhe dobësitë e tyre.

article-workout-best-machine Ushtrimet më të mira me pajisje

Në fakt, pikat e forta të njërës mund të thuhet se janë pikat e dobëta të tjetrës dhe anasjelltas. Megjithatë, pa hyrë shumë thellë në shkencë, biomekanikë apo fiziologji, mund t’ju siguroj se një balancë mes peshave të lira (të definuar si BB’s dhe DB’s) dhe pajisjeve (të ngarkuara me pllakë, të selektorizuara apo me litarë) do të shtrojë rrugën më të shpejtë për të ndërtuar fizikun që kërkoni – dhe jo vetëm njëra apo tjetra.

Duke pasur në mendje këtë që sapo u tha, ky artikull do të fokusohet në disa nga ushtrimet e mia të preferuara me pajisje dhe pse janë të vlefshme për ndërtimin e muskujve. Nuk do të emëroj pajisje të firmave specifike por do të diskutoj llojet e pajisjeve në përgjithësi – shumica e të cilave janë të pranishme në secilën palestër komerciale.

Leg Press

article-workout-best-machine-1 Ushtrimet më të mira me pajisje

Unë e përdori një formë të pajisjes për shtypje të këmbës në secilën prej stërvitjeve me kuadriceps. Kjo lëvizje është vrasëse kur bëhet me një gamë të plotë të lëvizjes (Shënim: gjysmë-përcjellësit duhet të qëndrojnë në shtëpi) edhe nëse shkoni me sete te plota 4-6 apo në aventura me 30 apo më shumë. Gjëja më e mirë për shtypjen e këmbës është se ju mund të punoni vetëm kofshët tuaja intensivisht pa e lodhur pjesën e sipërme të trupit.

Variacion – Sikur me peshëngritës, mundohuni të ndryshoni pozitat e këmbëve prej ushtrimit në ushtrim. Po ashtu, mundohuni të ushtroni secilën këmbë veçmas dhe të shkoni sa më thellë që është e mundur në çdo përsëritje. Kjo mundëson pjesën të poshtme të trupit të zhvillohet.

Seated Chest Flys

article-workout-best-machine-2 Ushtrimet më të mira me pajisje

Shumë ngritës peshash e konsiderojnë këtë ushtrim si lëvizje “përmbyllëse” dhe asesi si ndërtues masash- por unë nuk pajtohem aspak. Dy nga mënyrat më të mira për të shqyer fibrat muskulor (të cilët pastaj duhet të riparohen si më të mëdhenj dhe më të fortë) janë përmes një zgjatjeje të thellë dhe tkurrjes së fuqishme në fund, gjëra të cilat mbërthimi i gjoksit në pozitën ulur mundëson në çdo përsëritje të ushtrimit! Sigurohuni të mbani bërrylat lartë dhe në përputhje me duart përgjatë ushtrimit për aktivizim maksimal të muskujve të gjoksit.

Variacion – Lëvizni ulësen më lartë apo më poshtë në mënyrë që të shënjestrojë më mirë fibrat muskulor në pjesën e poshtme, mesme apo klavikulën e gjoksit.

Hack Squat

article-workout-best-machine-3 Ushtrimet më të mira me pajisje

Për mua, peshëngritja ka kontribuar më shumë në madhësinë e kofshëve të mia sesa BB Squats (uljet). Ju mund të praktikoni sa të doni këtë ushtrim pa u brengosur për pjesën e poshtme të shpinës. Peshëngritja përfshin pjesë të konsiderueshme të gluteusit dhe kofshëve si dhe ndikon direkt në katër krerësh (kuadricepsi). Ka pak presion në qafë edhe kur jeni duke shtuar pllaka dhe edhe nëse shkoni thellë deri tek vrima nuk përbën rrezik.

Variacion- Vendosni këmbët më lartë apo më poshtë platformës për të ndryshuar modelin e rekrutimit të fibrave. Shkoni me një qëndrim të gjerë apo të ngushtë që të kaloni nga kofsha e brendshme tek ajo e jashtme. Provoni peshëngritjen nga ana e kundërt nëse dëshironi të fokusoheni më shumë në gluteus.

Standing Single Leg Curl

article-workout-best-machine-4 Ushtrimet më të mira me pajisje

Më pëlqen shumë kjo lëvizje për kofshët sepse e krijon një ndjenjë tërësisht ndryshe nga të qenit shtrirë ose ulur përderisa jeni me këmbë të lakuar. Ato në fakt, japin një shtrëngim të muskujve ngjashëm me atë që lakimi në gjendje të ulur e bën për bicepsin.

Variacion – Provoni të drejtoni këmbën më shume sesa ta përkulni atë kur jeni duke bërë përsëritjet për një ushtrim të veçantë muskulor!

Seated pullover

article-workout-best-machine-5 Ushtrimet më të mira me pajisje

Jo secila palestër i ka këto, por me të vërtetë që duhet t’i kenë! Janë disa lëvizje që e izolojnë pjesën e sipërme të latit dhe teres major-it në mënyrë aq direkt saqë e vendos gjerësinë e shpinës nën sqetull. Tërheqja në pozicion ulur është ushtrimi im i preferuar nëse dua të krijoj trup të definuar (V-taper).

Variacion – mund të vendosni ulësen më lartë apo më poshtë në mënyrë që të përjetoni ndjesi të ndryshme kur të bëni këtë ushtrim. Por gjithmonë, sigurohuni që të shkoni prej zgjatjes së plotë në shtrëngim apo tkurrje.

Rear Delt Flye

article-workout-best-machine-6 Ushtrimet më të mira me pajisje

Në përgjithësi ky ushtrim performohet në të njëjtën pajisje sikurse mbërthimi gjoksit në pozitën ulur por ndryshimi është se tani jeni me fytyrë mbrapa dhe drejtuar nga pjesa e brendshme e pajisjes. Kjo është lëvizja ime e preferuar për të goditur muskujt deltoid dhe më ka ndihmuar të plotësoj pjesën e sipërme dhe mesme të shpinës me detaje muskulore. Po ashtu, këto ushtrime mund t’i bëni me intensitet të lartë dhe prapë të përjetoni tkurrje në secilën përsëritje.

Variacion – Vendosni ulësen më lartë ose më poshtë në mënyrë që të prekni muskujt e pasmë deltoid disi më ndryshe. Gjithashtu, nëse dëshironi të angazhoni muskulin e trapezit të mesëm, atëherë vendosni bërrylat mbrapa sa më shumë që është e mundur dhe shtrëngoni.

Cable Overhead Triceps Extension

article-workout-best-machine-7 Ushtrimet më të mira me pajisje

Për faktin që ushtrimet me zgjatje të pjesës së sipërme më së shumti stimulojnë kokën e gjatë të tricepsit (ajo me masën më të madhe), unë I favorizoj ato në trajnimet për krahët. Megjithatë, kur bëhet me litar dhe jo me BB apo DB, jo vetëm që do të përjetoni më shumë zgjatje por po ashtu do të arrini një tkurrje maksimale të fortë.

Variacion – Performoni këtë lëvizje me shtojca të ndryshme të shufrave duke përfshirë “V”-në, shufrën e drejtë apo konvekse. Ndonjëherë, unë e bëj këtë ushtrim me secilin krahë veçmas duke u kapur tek fundi i litarit.

Cable Preacher Curls

article-workout-best-machine-8 Ushtrimet më të mira me pajisje

Lakimet e predikuesit me litar apo levë: Nuk kam qenë asnjëherë ndonjë fans i madh i Lakimeve të predikuesit këndor me një BB apo DB’s (edhe pse më pëlqen versioni 90 shkallë me pesha të lira) sepse nuk mundëson shtrëngimet e dëshirueshme. Sidoqoftë, me një pajisje keni rezistencën e cila ju sjellë poshtë kur arrini majën e lëvizjes dhe lejon për një shtrëngim të fortë. Mua po ashtu më pëlqen kontrolli që kjo pajisje mundëson kur provoj të bëj shtrirje të plotë ( i cili është një nxitës i fortë anabolik).

Variacion – Lëvizni kapjen tuaj prej ngushtë në gjerë në mënyrë që të ju ndihmojë me bicepsin e brendshëm dhe jashtëm. Gjithashtu, provojeni këtë ushtrim me nga secilin krahë veçmas për një koncentrim maksimal dhe nxitje nervore. Ja pra, këto janë disa nga lëvizjet e mira të preferuara për të ndërtuar e një fiziku mbresëlënës. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + 7 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.