6 Ushtrime që do ta transformojnë trupin tuaj

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 6 Ushtrime që do ta transformojnë trupin tuaj

A po kërkoni për ndonjë stërvitje të re? Ky plan, i krijuar nga trajnerja Rose Wetzel, një atlete profesionale në garën me pengesa Spartan, do të ju përgatit juve për pengesa të zakonshme. Por edhe nëse ju nuk po planifikoni të përgatitni për një garë, këto gjashtë lëvizje do të tonifikojnë trupin dhe do të vënë një buzëqeshje në fytyrën tuaj.

article-fitness-woman-workout 6 Ushtrime që do ta transformojnë trupin tuaj

Plani: Bëni këto lëvizje dy herë në javë për të paktën një muaj para eventit tuaj. Para çdo stërvitje, nxehuni me pesë minuta vrapim dhe kërcim në vend. Bëni çdo lëvizje një herë, pastaj vraponi 500m me një ritëm të shpejtë. Ju duhet të vraponi me ritëm të lehtë për të paktën 45 minuta një herë në javë, ndërsa ditëve tjera të javës të pushoni apo të bëni ushtrimet e juaja të preferuara.

1. Lartë dhe poshtë

article-fitness-woman-workout-1 6 Ushtrime që do ta transformojnë trupin tuaj

Qëndroni me këmbë dhe supe me gjerësi ndaras. Përkuluni, duke pozicionuar duart në tokë përpara juve. Vendosini këmbët prapa në një dërrasë. Bëni një ngritje. Vendosni këmbët përpara, pastaj kërceni drejtë. Vazhdoni për 30 minuta.

Ju përgatit për … Ngjitjen në mure dhe për burpees që ju do të keni të bëni në pengesa të dështuara.

2. Zvarritje ushtarake

article-fitness-woman-workout-2 6 Ushtrime që do ta transformojnë trupin tuaj

Shtrihuni me fytyrë poshtë dhe përdorni bërrylat, ijët dhe gishtat e këmbës për të lëvizur para. Vazhdoni për 30 sekonda.

Ju përgatit për … Zvarritje poshtë telave dhe rrjetave ose përmes tuneleve.

3. Ulje-ngritje me peshë

article-fitness-woman-workout-3 6 Ushtrime që do ta transformojnë trupin tuaj

Filloni duke vendosur gishtërinjtë e këmbëve në një karrige dhe duart në tokë, drejtë. Bëni ulje ngritje, duke mbajtur bërrylat afër trupit. Vazhdoni kështu për 30 sekonda.

Ju përgatit për… Ngjitje në litarë, tërheqje të gomave dhe unaza.

4. Kërcim me dy këmbë

article-fitness-woman-workout-4 6 Ushtrime që do ta transformojnë trupin tuaj

Vendosni pesë kone (apo shënues tjerë) në një linjë rreth 30 cm ndaras. Qëndroni në një përfundim të vijës me këmbë të afruara, duart anash. Mbani këmbët të bashkuara kur kërceni nga koni në kon. Vazhdoni kështu për 30 sekonda.

Ju përgatit për… Vrapimin nëpër goma, kapërcimin e baltës apo gropave të zjarrit.

5. Hedhja e topit të medicinës

article-fitness-woman-workout-5 6 Ushtrime që do ta transformojnë trupin tuaj

Qëndroni me këmbët dhe ijët ndaras, duke mbajtur në bel një top rreth 5 kg, ana e majtë e kthyer nga një mur një metër larg. Kthehuni dhe gjuani topin në mur. Kapeni kur fillon të kthehet. Vazhdoni kështu për 15 sekonda, pastaj ndërroni anët.

Ju përgatit për… Monkey bars, unaza dhe gjuajtje shtize.

6. Ngjitje shkalle

article-fitness-woman-workout-6 6 Ushtrime që do ta transformojnë trupin tuaj

Qëndroni me këmbë ije ndaras, rreth 30 cm nga një karrige të fortë apo shkallë. Shkel me këmbën e majtë, duke e tërhequr këmbën e djathtë drejtë gjoksit. Përsëritni 15 herë. Ndërroni anët, vazhdoni. Bëjeni më të vështirë: Mbani 2 deri në 5 kg pesha të dorës.

Ju përgatit për… Hedhjen e gomave, mbajtjen e thesit të rërës përpjetë dhe mbajtjen e kofave. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 1 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.