5 ushtrime për të shndërruar vrapin e vjeshtës në vrap argëtues

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 ushtrime për të shndërruar vrapin e vjeshtës në vrap argëtues

1. The Fartlek

Fartleks është një ushtrim fantastik nëse gjendeni diku ku ka pemë. Fartlek është fjalë suedeze që në shqip ka kuptimin e ‘’lojë e shpejtë’’, që do të thotë se ky ushtrim do të ju bëjë të vraponi shpejt. Për lojë, mblidhni një grup të vogël vrapuesish. Pastaj gjeni një mal të pyllëzuar e me kodrina apo një shteg të valëzuar mirë për vrapim. Filloni me nxehje për 500-1000 metra. Kur të fillojë loja, secili vrapues udhëheq me radhë për një apo dy minuta. Puna e udhëheqësit është të shpejtojë dhe të mundohet të humbasë vrapuesit e tjerë. Të tjerët duhet të mbajnë ritmin e tij/saj. Kaloni disa minuta për rikuperim në mes të ndërrimeve të udhëheqësve. Nëse dëshironi të ngadalësoni pak, zgjidheni një vrapues të ngadaltë për udhëheqës.

article-kardio-femra-vrapim 5 ushtrime për të shndërruar vrapin e vjeshtës në vrap argëtues

2. The Pumpkin Relay

Çka simbolizon vjeshtën më shumë se kungujt? Në këtë lojë, do të vraponi me ndërrime duke përdorur kungullin si pajisjen që tregon ndërrimin. Mund ta bëni këtë me kunguj të vegjël (apo edhe kunguj tjerë) të cilët janë të lehtë për tu mbajtur. Ose, mund ta bëni lojën paksa më të ‘’çmendur’’ duke përdorur kungull me peshë të zakonshme. Nëse jeni duke bartur kungull të madh, mbajeni distancën e shkurtë pasi që mënyra e vrapimit do të jetë e çuditshme. Kjo lojë është për tu argëtuar dhe për tu dukur paksa të marrë, kështu që shijojeni.

3. Fall Scavenger Hunts

Edhe pse kjo lojë mund të kërkojë planifikim paraprak, mund të shërbejë si mënyrë fantastike për ta kthyer një vrapim të zakonshëm në një lojë. Dikush duhet të dalë vullnetarë për të krijuar disa të dhëna kreative për vrapuesit përcjellës. Të dhënat mund të jenë udhëzime për si të arrini te ndalesa e ardhshme apo detyra sfiduese për vrapuesit. Lëreni imagjinatën të fluturojë lirshëm. Në një garë të pamundur, vrapuesit duhet të shqyejnë faqe të librit të lëna në rrugë për të dëshmuar që e kanë kompletuar vrapimin. (Pasi ata nuk e dinë cilët libra do të vendosen në rrugë, nuk mund të mashtrojnë) Ju mund të provoni një version më të thjeshtë duke lënë një grumbull letrash me emrin e pikës së kontrollit në to. Në fund të vrapimit, ju mund të kontrolloni kush i ka bërë të gjitha ndalesat dhe ka kompletuar të gjitha sfidat duke u bazuar në letrat e grumbulluara. Ky është një aktivitet argëtues sipas të cilit, të vraposh më së shpejti nuk do të thotë se je fituesi.

4. Prediction Runs

Predictionrun (vrapimi parashikues) është mënyrë fantastike të ushtroni shëejtësinë për një qëllim gare të ardhshëm. Ky lloj vrapimi është ekuivalent me pozitën ‘më së afërmi kunjit’ në golf. Këtu, secili vrapues duhet të parashikojë kohën e nevojshme për të kompletuar një vrap. Personi, opsioni i të cilit është më së afërmi kohës reale fiton. Normalisht, këto vrapime i bëjmë në vijën e vrapimit. Por çka nëse i provojmë në një fushë, labirint misri apo një rrugë pylli në mes të pemëve? Vrapuesit më të mire duhet të jenë në gjendje të parashikojnë shëejtësinë e tyre në mënyrë precize kur vrapojnë në tokë të rrafshët apo vijë vrapimi, por poenta këtu është nevoja për të kompensuar për shtigje të valëzuara apo tërthorta.

5. Continuous Relays

Nganjëherë, moti mund të jetë i keq në vjeshtë. Nëse po kërkoni për mënyra si të bëni ushtrime argëtuese provoni një vrapim me ndërrime në distanca kumulative po ndërrime të vazhdueshme. Shkoni në një rrugë me një sërë shkallësh të mbuluara apo një park me strehë të mbuluar pikniku. Sipërfaqja e mbuluar është baza ku vrapuesit mund të fshihen nga moti përderisa vrapuesit e tjerë janë duke garuar. Gjatë ndërrimeve, provoni të vraponi me radhë gjatë një kursi (apo xhiro në rrugë) dhe shikoni kush po vrapon më së largu për një kohë të caktuar. Sa më i shkurtë kursi i vrapimit dhe sa më i vogël ekipi, as më shumë kohë do të kaloni duke vrapuar. Sa më i gjatë kursi apo sa më i madh numri i vrapuesve, aq më shumë kohë do të kaloni nën mbulesë – me shpresë që nuk do të lageni nga shiu.

Çelësi për ta bërë vrapimin argëtues është përdorimi i imagjinatës dhe shmangia e kalimit të thjeshtë të kilometrave. Nuk ka kufij në llojet e lojërave dhe temave që mund ti aplikoni përderisa jeni duke vrapuar. Kaloni pak kohë duke menduar dhe pastaj dilni dhe shijoni bukuritë që ofron vjeshta. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 1 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.