10 ushtrime në natyrë për djegien e kalorive (përveç vrapimit)

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 10 ushtrime në natyrë për djegien e kalorive (përveç vrapimit)

Është koha që ushtrimet e juaja t’i bartni nga palestrat e stërmbushura në ajrin e pastër jashtë. Bartja e ushtrimeve jashtë është më lirë dhe studimet e fundit tregojnë se ushtrimet jashtë djegin më shumë kalori për shkak të terenit dhe elementeve tjera. Njerëzit të cilët stërviten jashtë kanë më pak tension, depresion dhe lodhje, dhe kanë prirje të stërviten më shpesh dhe për një kohë më të gjatë. Njëra nga ushtrimet më të shpeshta që bëhet jashtë është vrapimi, por mos u dëshpëroni nëse nuk ju pëlqen ai. Në vijim e keni një listë të ushtrimeve jashtë (përveç vrapimit) me të cilat të ndjeheni dhe të dukeni shumë mirë në kohën e bikineve.

article-fitness-cardio-besides-running 10 ushtrime në natyrë për djegien e kalorive (përveç vrapimit)

Ecja me fuqi

Nuk po flasim për një shëtitje të qetë e të bukur – rrisni shpejtësinë dhe ecni së paku 30 minuta. Studimet kanë treguar se ecja me shpejtësi prej 7km/h i djeg pothuajse aq kalori sa vrapimi në atë shpejtësi. Gjithashtu, ecja është më e lehtë për nyejt dhe bën më pak dëmtime në krahasim me vrapimin. Dhe ju mund të ecni kudo pa paguar asgjë. Provoni lagjen tuaj, ndonjë park, ose përreth ndonjë shkolle.

Ngjitja në shkallë

E gjitha që ju duhet janë shkallët. Provoni ndonjë park ose ndonjë fushë të futbollit. Disa shtigje të ecjes kanë gjithashtu shkallë. Ju mund të vraponi lartë dhe të ecni poshtë, ose mund të vraponi në të dyja drejtimet. Në secilën mënyrë ju jeni duke djegur kalori dhe duke e ushtruar pjesën e poshtme të trupit.

Volejboll

Kontrolloni parqet lokale për fusha. Bashkëngjituni në një ligë ose ndaluni dhe luani disa lojë falas. Do të kënaqeni shumë duke kërcyer, duke u zhytur dhe goditur topin sa që nuk do ta kuptoni se po digjni kalori.

Tenis

Shumica e parqeve kanë fusha të hapura (shpesh falas) të tenisit, kështu që merrni raketën tuaj bashkë me një shok dhe nisuni. Tenisi është ushtrim për të gjithë trupin dhe djeg shumë kalori. Ju i përdorni këmbët, krahët dhe muskujt kryesorë secilën herë që e hidhni topin.

Çiklizmi

Çiklizmi është mënyrë e shkëlqyer për të djegur kalori dhe për ta ushtruar pjesën e poshtme të trupit. Çiklizmi në natyrë është shumë më efecient se sa ngasja në palestër. Kombinoni këto të dyja për të përfituar më të mirën. Kërkoni shtigje përpjetë dhe vozitni shpejtë për ta ngritur nivelin e djegies së kalorive.

Noti

Nëse keni qasje në ndonjë pishinë ose liqen, noti është një nga ushtrimet më të mira që mund të bëni. Notimi ka ndikim të ulët por megjithatë e nxit zemrën tuaj, dhe i shtinë në funksion të gjithë muskujt e trupit tuaj. Ai gjithashtu ndihmon në lehtësimin e tensionit dhe në shtrirjen e muskujve të shtrënguar.

Litari i kërcimit

Litari i kërcimit është mënyrë shumë e thjeshtë për ti nxitur rrahjet e zemrës dhe për të djegur kalori. Gjithashtu është një ushtrim i mirë për këmbë. E gjitha që ju duhet është një litar dhe ky jo i posaçëm për kërcim. Sipas WebMD, vetëm 15 deri ne 20 minuta kërcim me litar mund t’i djeg kaloritë e çokollate që e keni ngrënë për drekë.

Hula hop

Ashtu si litari i kërcimit, kjo mund të ju kujtojë oborrin e shkollës fillore, por ka një arsye pse këto janë shumë të njohura tek fëmijët – janë argëtuese dhe ju vënë në lëvizje. Një “hulahop” i 99 centëve është mënyrë e mirë për një kardio të shpejtë, për ndërtim dhe shkrirje të yndyrës rreth barkut.

Shëtitje me rollera

Veçanërisht e mirë për muskujt kuadrat, shëtitja me rollera mund të djeg po aq kalori sa vrapimi për kohë të njëjtë. Derisa rollerat e reja nuk janë të lira, nëse veçse i keni, ky është një ushtrim që duhet të konsiderohet. Është argëtues dhe efektiv në një ditë të mirë.

Qark në natyrë

Kush thotë se ju duhet palestra për ta kryer një qark të mirë të ushtrimeve. Duke i kombinuar disa nga idetë më lartë, krijoni grupin tuaj të ushtrimeve në natyrë. Një shembull: Ecni rreth lagjes, kthehuni dhe kërceni me litar dhe bëni “hulahop” për 10 minuta, ecni përsëri, kthehuni dhe bëni një seri të shtytjeve. Ose shkoni me biçikletë deri te shkallët më të afërta për ju, hipni në shkallë për 10 minuta, ecni rreth pistës, bëni një tjetër 10 minutësh në shkallë dhe kthehuni me biçikletë në shtëpi. Është shumë më argëtuese se sa palestra në një ditë të bukur.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + eighteen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.