10 ushqimet me varshmërinë më të madhe në botë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 10 ushqimet me varshmërinë më të madhe në botë

Nëse ndonjëherë ju ka shkuar në mendje se jeni i varur nga pica, ndoshta mund të keni të drejtë. Një studim i fundit nga University of Michigan tregon se disa ushqime në fakt janë më problematike se ca të tjera.

article-food-addictive 10 ushqimet me varshmërinë më të madhe në botë

Hulumtuesit anketuan njerëzit rreth ushqimeve prej të cilave ata nuk mund të heqin dorë.  Varësia e ushqimeve  në mënyrë tipike kishte dy gjëra të përbashkëta- përmbajtje të lartë të yndyrës dhe ngarkesë te lartë të glycemic (përzierje e ushqimeve me sheqerna), duke bërë kështu shtimin e sheqerit në gjak menjëherë pas gëlltitjes. Ushqimet me ngarkesë të lartë të glycemic priren të jenë të pasura me sheqerna dhe karbohidrate të rafinuara.

Me radhë , këto janë ushqimet më të varura:

article-food-addictive-tabela 10 ushqimet me varshmërinë më të madhe në botë

(Derisa soda dhe djathi nuk e kanë kombinimin e yndyrave të larta dhe ngarkesën e lartë të glycemic-ës të, dyja rezultojnë me pike të larta në njërën prej kategorive.)

Në ndërkohë, në studimin e bërë  për ushqimet që ishin më pak te varura ishin: trangujt, karotat, fasulet pa salcë, mollët, orizi ngjyrë kafe, brokoli, bananet, salmona, misri pa gjalpë apo kripë dhe luleshtrydhet.

“Gjetëm  se njerëzit të cilët treguan për simptomat e përjetuara të varësisë së ushqimeve raportuan mbi problemet e ushqimeve me ngarkesë të lartë të glycemic-ës, ku karbohidratet e rafinuara godasin shpejtë dhe në mënyrë të dobishme sistemin.”” thotë kryesuesja e studimit Erica Schulte. “Njerëzit të cilët konsumojnë ushqim në mënyrë të varur gjejnë se rritja e sheqerit në gjak është më e dobishme se sa te ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë.”

Hulumtimet e mëparshme  tregojnë se ngrënia e ushqimeve të pasura me sheqerna aktivizojnë pjesë të trurit të përfshira në procesimin e shijimit të ushqimit.

Pastaj yndyrat e shtojnë problemin. Hulumtimet tregojnë se ngrënia e ushqimeve yndyrore aktivizon pjesë të trurit të përfshira në shije dhe prekje, ndoshta për shkak se ushqimet me vaj dhe yndyrë shijohen në gojën tuaj.”Mund të jetë kombinimi i sheqerit te lartë në gjak dhe kënaqësia e yndyrave që krijon potencialin më lartë të ‘varësis’’në ushqim,” thotë Schulte.

Schulte gjithashtu shton se përderisa ne mund të gjejmë ushqime të llojllojshme të pasura me yndyra siç janë frutat e thata (arrat, bajamet, lajthitë etj.) dhe ushqimet e pasura me sheqer, siç janë bananet, në natyrë nuk mund të gjejmë ushqime natyrale me nivele të larta të dyjave bashkë, sheqerit dhe yndyrës.

“Kjo nënvizon se ushqimet e përpunuara si çokollata dhe patatet e skuqura mund të jenë bërë artificialisht të dobishme duke përmbajtur sasi të larta të të dyjave, yndyrës dhe absorbimit të shpejtë të karbohidrateve të rafinuara,” thotë ajo.

Politikat  e ushqimit që vënë taksë të lartë ushqimeve të përpunuara ose  kufizojnë marketingun e tyre tek fëmijët mund të ndihmojnë në frenimin e ngrënies së varur thotë Schulte.

Ndërkohë, nëse ju mendoni se keni varësi ushqimin, terapia mund të jetë rruga më e mirë. Nëse e teproni me këto ushqime, konsideroni ngrënien e ndërgjegjshme. Do t’ju ngadalësoj dhe do t’ju ndihmojë t’i shmangeni përsëritjes së saj , thotë Schulte. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.