Ushqimet e procesuara mund të mbysin baktere që ju mbajnë të dobët në peshë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Ushqimet e procesuara mund të mbysin baktere që ju mbajnë të dobët në peshë

Mbushja e pjatës me ushqim të shpejtë do të ju bëjë të shtoni kilogramë-kjo nuk është befasi. Por, hulumtimi i ri shpjegon mënyrën e saktë si ngrënia e ushqimeve të procesuara prish trupat tanë duke filluar nga pjesët  më të vogla: bakteria e zorrës. Tim Spector, Ph.D., autor i “The Diet Myth”, njëkohësisht edhe hulumtuesi kryesor i këtij studimi të ri, zbuloi se ngrënia e ushqimit të shpejtë për vetëm një javë mbyti një të tretën e baktereve të mira në zorrë. (Bakteria e zorrës është esenciale për gjithçka prej mirëmbajtjes së një sistem imun të shëndetshëm te shëndeti i zemrës e disponimi i mirë.) Hulumtimet e shtuara tregojnë rolin që bakteret luajnë në trupin tonë, ky studim i ri ka implikime jo vetëm për vijën e trupit por për shëndetin në përgjithësi, thotë Spector.

article-humbje-peshe-ushqime-procesuara Ushqimet e procesuara mund të mbysin baktere që ju mbajnë të dobët në peshë

Në librin e tij, Spector tregon si e rekrutoi të birin për të provuar ushqim të shpejtë vetëm për një javë- jo saktësisht hulumtimi më rigoroz por një studim që miliona njerëz e bëjnë çdo ditë. “Përpara se të filloja dietën me ushqim të shpejtë të babait tim, ekzistonin rreth 3.500 specie bakteresh në zorrën time, të dominuara nga një lloj i caktuar që quhet firmicute”, tregoi për The Austrialian, djali i tij, student i gjenetikës. “Prej fillimit të dietës, shpejt humba 1.300 specie bakteresh dhe zorra u dominua nga një grup tjetër i quajtur bacteroidetes. Kjo  do të thotë se dieta e McDonald vrau 1.300 specie të zorrës.”

Askush nuk po mundohet të ndalojë  ushqimin e shpejtë totalisht (ose të thotë se nuk mund të hani kurrë), por ngrënia e një morie ushqimesh të shëndetshme është çelës për shëndet të mirë, shkruan  Spector. “Ndryshimet në komunitetin e mikrobeve të zorrës ose mikro-biome kanë gjasa të jenë përgjegjëse për shpërndarjen e mbipeshës dhe pasojat si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës,” shkruan Spector. “Është e  qartë se sa më e larmishme të jetë dieta juaj, aq  më të larmishme do të jenë mikrobet dhe aq më  mirë do të plakeni.”

Më shumë hulumtime shkencore duhet të bëhen për të studiuar lidhjen në mes të ushqimit të shpejtë dhe mikrobiomit në zorrë, por shumë hulumtues thonë se nuk janë të  befasuar me rezultatet. Studimet e mëparshme e kanë  lidhur të ngrënit  e ushqimeve  të procesuara me diabet, depresion, shumë lloje të kancerit, dobësim të sistemit imunitar, zvogëlimi i viteve të jetës dhe sigurisht, mbipesha.

“Mbani në mend se mbipesha është shkaku i dytë për nga  rëndësia i vdekjeve që mund të parandalohen, pas duhanit. Kjo është gjenerata e parë në histori në të cilën fëmijët do të vdesin para prindërve-për shkak të mbipeshës,” thotë Susan Albers, Ph.D., psikologe në Klinikën Cleveland dhe autore e “But I Deserve This Chocolate”.

E prapë ekziston rreziku i të shndërruarit diçka në “frutë të ndaluar”, shton Albers. Fokusohuni në këtë mantra, sugjeron ajo: “Hani ushqim me një qëllim të caktuar. Kuptojeni funksionin e çdo ushqimi, duke përfshirë ato që ju heqin urinë, ato që duken interesante për tu ngrënë dhe bëjini pjesë të një shujte të shëndetshme.” Sa për qejfet që ja bëni vetës, le të mbeten vetëm kaq- qejfe dhe jo gjithçka që hani. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + 4 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.