Ushqimet më të mira dhe më të këqija për diabetikët

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Ushqimet më të mira dhe më të këqija për diabetikët

Nëse keni diabet të tipit 2 ose jeni në rrezik për ta marrë këtë sëmundje, duhet ta dini që pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe petullat nuk ju ndihmojnë. Kjo për shkak se të ushqyerit me shumë karbohidrate të rafinuara mund të ngritë nivelin e gjakut dhe rezistencën ndaj insulinës – që do të thotë dëme serioze për veshkat, sytë, nervat dhe zemrën.

article-ushqim-diabet-1 Ushqimet më të mira dhe më të këqija për diabetikët

Por shmangia e komplikimeve afatgjate për këtë sëmundje ka të bëjë me më shumë sesa heqja dorë nga ushqimet që rritin sheqerin në gjak, thotë Amy Hess Fischl, RDN, dietologe e regjistruar dhe edukatore e diabetit në University of Chicago Diabetes Center. Krahas kontrollimit të karbohidrateve, njerëzit me diaebt duhet të hanë ushqime që ulin presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë dhe zvogëlojnë peshën e tepërt – disa nga faktorët që i kontribuojnë diabetit në rend të parë.

Pra, për cilat ushqime mund të ndiheni i sigurtë? Si një udhëzues i përgjithshëm, ato që kanë kalium, kalcium, fibra, magnez, dhe vitamiat A, C dhe E janë zgjedhje të mira, thotë Fischl. Edhe yndyrat mund të jenë të mira, për sa kohë që janë të shëndetshme dhe keni kontroll mbi sasinë e porcioneve.

Ja disa nga zgjedhjet kryesore të Fischl – dhe çfarë do të duhej të tejkalonit.

Gruri i plotë – Hani!

Kur vie puna te diabeti, jo të gjitha karbohidratet janë krijuar barabartë. Drithërat e plota – buka e zezë, kuinoa dhe krundet, mes tjerash – përkundër drithërave jo të plota, kanë shumë fibra, që e ngadalëson tretjen dhe ngadalëson shndërrimin e karbohidrateve në glukozë, duke parandaluar rritjen e sheqerit në gjak. Gjithashtu, fibrat nga drithërat e plota ju mbajnë të ngopur më gjatë, dhe disa drithëra të plota – elbi dhe tërshëra – gjithashtu kanë kalium.

Përfundimi: Drithërat e plota (në porcione të përshtatshme) nuk ndikojnë sheqerin në gjak aq sa karbohidratet e tjera.

Salmon – Hani!

article-ushqim-diabet-2 Ushqimet më të mira dhe më të këqija për diabetikët

Salmoni ka shumë acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në uljen e sëmundjes së zemrës, si dhe efekte përmirësuese ndaj faktorëve rrezikues të diabetit, si inflamacioni dhe presioni i lartë i gjakut. Udhëzimet nga American Diabetes Association (ADA) rekomandojnë të hani të paktën dy porcione të peshkut të pasur me omega-3 brenda javës. Nuk ju pëlqen salmoni? Provoni sardina, skumbri apo harengë. Bonus: Këta peshq kanë shumë proteina, që ju ndihmojnë të ngopeni dhe parandalojnë rritjen e nivelit të gjakut.

Frutat arrore – Hani (Në moderim)!

Arroret kanë fibra dhe magnez – dhe krahas proteinave, ato kanë yndyra të pasaturuara, që ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më gjatë. Një sasi e vogël në një sallatë apo tas me drithëra, ose si ushqim i shpejtë mes shujtave mund t’ju ndihmojnë të shmangi ngrënien e tepruar, duke mbajtur nivelin e sheqerit në gjak stabil. (Farat e lirit dhe arrat kanë omega-3 gjithashtu. Vetëm kujdesuni për sasinë e porcioneve – kaloritë nga vetëm disa badema mund të jenë shumë.

Patatet e ëmbla – Hani!

article-ushqim-diabet-3 Ushqimet më të mira dhe më të këqija për diabetikët

Jeni befasuar që shihni patate në listë? Pushoni sigurtë, patatet e ëmbla kanë vitaminë A dhe fibra, ndërsa karbohidratet nuk e ndikojnë sheqerin në gjak aq shpejtë sa patatet e zakonshme. Kjo do të thotë që janë zgjedhje e mirë për njerëzit me diabet për ta mbajtur nivelin e sheqerit stabil – për sa kohë që konsumoni sasi të përshtatshme. Mund t’ju hidhni disa arra përmbi për të përmirësuar shijen.

Mëngjes – Hani!

article-ushqim-diabet-4 Ushqimet më të mira dhe më të këqija për diabetikët

Për personat me diabet, me të vërtetë mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës. Një studim i fundit me të rriturit me diabet të tipit 2, gjeti se ata që hanin mëngjes patën më pak rritje të sheqerit në gjak pas disa shujtave, krahasuar me ata që nuk hanin mëngjes. Sheqeri stabil në gjak nënkupton më pak dëshirë për ushqim, që ju ndihmon të shmangni ngrënien e tepërt dhe të rritni rrezikun e kolesterolit të lartë, presionit të gjakur dhe shtimit në peshë. Zgjidhni një mëngjes me balanc në fibra, proteina dhe yndyra të shëndetshme që ju mbajnë të ngopur deri në drekë, siç është jogurti grek me fruta mali ose arra, ose një mufin me drithëra të plota me gjalpë kikiriku dhe fruta të freskëta.

Xhenxhefil – Hani!

Studimet e reja tregojnë që xhenxhefili ju ndihmon ta mbani sheqerin në gjak stabil. Një studim i fundit gjeti se në një grup me 33 të rritur me diabet jo të varur nga insulina, marrja e një pilule me xhenxhefil (1/4 e një luge me rrënjë xhenxhefili) çdo ditë për 12 javë përmirëson nivelin mesatar të sheqerit në gjak, krahasuar me 30 të rritur që merrnin placebo. Keni kujdes nëse merrni barna që hollojnë gjakun – autorët theksojnë se xhenxhefili mund të ndërhyjë me barnat (kontrolloni me mjekun para se t’i merrni). Përndryshe, të gjithë jemi pro xhenxhefilit të freskët në tigan apo çajit të nxehtë me xhenxhefil.

Kanellë – Hani!

article-ushqim-diabet-5 Ushqimet më të mira dhe më të këqija për diabetikët

Studimet për këtë erëz të famshme janë gjithashtu të reja, por intriguese. Një studim i vogël me 69 të rritur me diabet të tipit 2, krahasonte nivelin e sheqerit në gjak tek pjesëmarrësit që merrnin një dozë ditore të kanellës, me ata që merrnin një placebo ditore; niveli mesatar i sheqerit në gjak pësoi rënie në grupin që konsumonte kanellë, dhe ra më shumë tek ata që merrnin një dozë më të lartë të kanellës. Studime të tjera nevojiten për të caktuar se sa idela është kanella, por konsumimi i saj gjatë ditës – në jogurt, kafe, lëng të shtrydhur apo një tas me tërshërë – me siguri që nuk ju bën keq.

Koktej – Pini me kujdes!

Lajmet e mira: Ora e lumtur nuk duhet të zhduket! Por alkoholi mund ta ndikojë sheqerin në gjak në mënyra tjera prej atyre të karbohidrateve dhe sheqernave tjera. Kushdo që merr insulinë apo barna tjera që shkaktojnë sheqer të ulët në gjak duhet ta pyesin ofruesin e kujdesit të diabetit për mënyrën se si kokteji ndikon në shëndetin e saj. Përndryshe. Ndiqni standardet e American Cancer Society dhe American Heart Association – një pije në ditë për gratë dhe deri në dy për burrat. Dhe mos harroni, edhe kaloritë e lëngshme llogariten.

Kripë – Keni kujdes!

article-ushqim-diabet-6 Ushqimet më të mira dhe më të këqija për diabetikët

Në përgjithësi, më pak është më shumë kur është fjala për natriumin tek diabeti, meqë natriumi i tepërt është i lidhur me presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë dhe sëmundjet e zemrës. Por një temë kontroverse sepse sasia e duhur është ende e paqartë: The Centersfor Disease Control and Prevention rekomandon që të rriturit duhet të konsumojnë jo më shumë se 2,300 mg të kripës për ditë – dhe jo më shumë se 1,500 mg në ditë për personat me diabet. Megjithatë, ADA rekomandon jo më shumë se 2,300 mg në ditë përpos nëse keni hipertension, me ç’rast duhet të bisedoni me doktorin. Cilindo udhëzim që ndiqni, keni kujdes me kripën dhe zgjidhni ushqime të freskëta dhe të papaketuara.

Xhelatina, marmelata, ushqimet e preservuara dhe lëngjes e frutave – Lërini anash!

Mos u mashtroni nga këto ushqime të etiketuara si “tërësisht natyrale”, “fruta të vërtetë”, apo “organike”. Xhelatina, marmelata, ushqimet e preservuara dhe lëngjet e frutave zakonisht janë të mbushura me sheqer shtesë, karbohidrate, kalori me pak deri në asnjë përbërës ushqyes. Gjithashtu, fibrat lihen anash, kështu që këto karbohidrate me lehtësi mund t’i dërgojnë nivelet e sheqerit në gjak tepër lart. Zgjidhni frutat e plota në vend të këtyre mashtruesve, meqë kanë më shumë përbërës ushqyes dhe kanë më shumë fibra, që i dërgojnë një sinjal të plotë trurit tuaj dhe ngadalësojnë lëvizjen e sheqerit të zbërthyer në gjak. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 13 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.