6 ushqimet të cilat duhet t’i hajë çdo vrapues

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 6 ushqimet të cilat duhet t’i hajë çdo vrapues

Fara Quinoa

article-fitnes-ushqim-vrapues-2 6 ushqimet të cilat duhet t’i hajë çdo vrapues

Vrapuesit kanë nevojë për energji të qëndrueshme që të durojnë trajnime intensive dhe vrapime të gjata. Karbohidratet e komplikuara si Quinoa, tërshëra dhe gruri absorbohen ngadalë, duke i ofruar trupit  furnizim të qëndrueshëm me energji. Për të shtuar një bonus ata po ashtu furnizojnë një sasi të konsiderueshme të proteinave të nevojshme. Kjo sepse karbohidratet e komplikuara kërkojnë më shumë kohë për tu tretur, ato duhet to konsumohen disa orë para ushtrimeve.

Bananet

article-fitnes-ushqim-vrapues-3 6 ushqimet të cilat duhet t’i hajë çdo vrapues

Një vrapues nuk mund të mbijetojë në karbohidrate të thjeshta por bananet janë një mënyrë fantastike për të marrë energji të shpejtë 15 minuta apo diçka e tillë para ushtrimeve (apo edhe gjatë një vrapi të gjatë). Zgjidhni porcione të vogla të ushqimeve që kanë nivele të ulëta të fibrave që të parandaloni çrregullime në tretje. Konsumoni një gjysmë banane, një grusht rrushi apo disa dredhëza. Sheqeri do të ju japë inspirim që shtrëngoni lidhëset e këpucëve dhe të dilni nga dera.

Patatet e ëmbla

article-fitnes-ushqim-vrapues-4 6 ushqimet të cilat duhet t’i hajë çdo vrapues

Duke pasur nivele të larta të anti-oksidantëve si beta karotene, patatet e ëmbla janë burime të mrekullueshme të magnezit dhe bakrit, vlera ushqyese që janë të nevojshme për funksionim të shëndetshëm të muskujve. Piqeni mirë, shijoni patatet në formë kubi në supa, apo tundeni për një përzierje në formë kremi në vend se të shkoni me patatet e ëmbla të fërguara e të mbushura me yndyrë. Të mbushura me karbohidrate të përbëra, konsumoni patatet e ëmbla disa orë para ushtrimeve, apo pas ushtrimeve për të zëvendësuar elektrolitet e humbura si kalciumi apo magnezi.

Fasulet

article-fitnes-ushqim-vrapues-5 6 ushqimet të cilat duhet t’i hajë çdo vrapues

Vrapuesit kanë nevojë për proteina për të ndërtuar muskuj-shumë më shumë proteina se ata që nuk vrapojnë- dhe proteinat pa yndyrë janë zgjedhja më e mirë. Fasulet janë një burim fantastik i proteinave pa yndyra të ngopura dhe po ashtu ofrojnë fibra që ulin kolesterolin dhe mbajnë zemrën e shëndetshme. Një porcion i mbushur gjysmë i fasuleve ofron 7 gramë proteinë dhe 6 gramë fibra. Shtojini ato në sallata, supa, burrito apo salsa. Shijoni fasulet tuaja disa orë para apo pas ushtrimeve pasi që nivelet e larta të fibrave i bën më të vështira për tu tretur.

Jogurti grek pa yndyrë

article-fitnes-ushqim-vrapues-6 6 ushqimet të cilat duhet t’i hajë çdo vrapues

Ndiheni të rraskapitur pas një vrapimi të gjatë dhe intensiv? Proteinat janë të rëndësishme edhe për rikuperimin pas vrapimit dhe jogurti grek është një opsion shumë i mirë. Është i shpejtë, mundëson konsumin e lartë të proteinave me pak kalori-110 gramë për porcione 5.3 onsësh- dhe nuk përmban yndyrë apo kolesterol. Nëse nuk konsumoni produkte të qumështit, bëjeni jogurtin tuaj grek vet. Ose hani një vezë të zier (6.3 gramë) apo një filxhan qumështi soje jo i ëmbëlsuar (7 gramë).

Farat e lirit

article-fitnes-ushqim-vrapues-7 6 ushqimet të cilat duhet t’i hajë çdo vrapues

Studimet konfirmojnë se acidet yndyrore omega-3 lehtësojnë dhimbjet e nyejve dhe ulin inflamacionin në trup- saktësisht çfarë vrapuesit kanë nevojë. Farat e lirit janë burime të shkëlqyeshme të omega 3-shëve dhe po ashtu përmbajnë fibra qe të ju mbajnë nën kontroll dhe parandalojnë dhimbje gjatë tretjes dhe probleme të tjera gjatë vrapimit. Spërkatni ato në drithërat tuaja apo në tërshërë, hidhni ca në shtrydhëse kur të bëni smoothie. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 10 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.