7 ushqime që e luftojnë kancerin

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 7 ushqime që e luftojnë kancerin

1. Domatet

Në sajë të përqendrimit të lartë të antioksidantit lycopene, domatet mund të ndihmojnë në mbrojtjen e ADN-së tonë nga dëmtimi që mund të çojë në kancerin në gji, endometrial, mushkëri, stomak, prostatë dhe veshka, sipas studiuesve.

article-food-tomatoes 7 ushqime që e luftojnë kancerin

Mënyra më e mirë për t’i ngrënë: Pasi që procesi i ngrohjes rrit sasinë e lycopene që trupi është në gjendje për të absorbuar, shtimi i domateve organike ose një salcë domatesh organike në omëletë, pulë dhe makarona është një veprim i zgjuar. Kjo mund të jetë më e kushtueshme, por duke shkuar organiken ju siguroheni që domatet tuaja janë pa mbetje kancerogjene. Për edhe më shumë mbrojtje, zgjidhni domatet portokalli në vend të kuqe. Sipas studiuesve Ohio State University, njerëzit thithin 2.5 herë më shumë lycopene nga domatet portokalli sesa nga ato të kuqet.

2. Drithëra pa sheqer

Derisa drithërat me sheqer mund të punojnë kundër shëndetit tuaj, plotësimi i mëngjesit tuaj me një shumëllojshmëri të fibrave dhe acidit folik mund të ketë efekt të kundërt. Hulumtimet sugjerojnë se për çdo 10 gram fibra që konsumohen çdo ditë, rreziku i kancerit të gjirit në një grua ulet për 7 për qind, ndërkohë që konsumimi i sasisë së rekomanduar ditore e folateve mund të shmang mutacione të ADN-së dhe të presë rrezikun e kancerit pankreatik te meshkujt duhanxhi në gjysmë.

Mënyra më e mirë për t’i ngrënë: Jo vetëm që një tas i fibrave është e mirë, fibrat janë mënyrë e mirë për të filluar ditën tuaj, thjesht një gjysmë filxhani na shërben deri 25 për qind të acidit folik të ditës. Për të shtuar shijen dhe mbrojtjen nga kanceri edhe më tej, shtoni një pjesë të vogël të manave të tasin tuaj.

3. Manat

Manat – të tilla si boronicat e kuqe, luleshtrydhet, mjedrat, manaferrat dhe boronicat, përmbajnë komponent të fuqishm për bllokimin e tumorit (si acidet fenolike, glycosidet dhe anthocyaninet) dhe antioksidantë (si acid ellagic) që mund të ngadalësojnë riprodhimin e qelizave të kancerit dhe të ndalojnë radikalet e lira të dëmshme nga qelizat. Studimet kanë gjetur që konsumimi i frutave është veçanërisht efektiv për shmangien e sëmundjeve së zorrës së trashë, prostatës dhe kancerit esophageal.

Mënyra më e mirë për t’i ngrënë: Shtoni manat e freskëta ose të ngrira në sallatë frutash dhe korrni përfitimet.

4. Lëvoret e citrusit

A i doni portokallin, limonin dhe grepfrutin? Bukur! Vazhdoni t’i hani, vetëm se mos i hidhni lëvoret. Pse? Ato përmbajnë një komponent të fuqishëm që i nxit enzimet e detoksifikimit në trup. Në fakt, konsumimi i rregullt i lëvoreve mund të ndihmojë në uljen ë rrezikut për qelizat e kancerit të lëkurës për 30 për qind dhe i zvogëlon tumoret ekzistuese, thonë hulumtuesit në University of Arizona.

Mënyra më e mirë për t’i ngrënë: Shtoni lëvoret në supë, sallatë dhe salca, ose shtoni në planin tuaj të ushqimit. (Regjistrohuni në planin e ushqimit natyral për humbje peshe në planidietal.com)

5. Gjethet e gjelbra

Të pasura me kemikale dhe vlera ushqyese që bllokojnë qelizat e kancerit të fytit, gojës, mushkërive, gjirit, lëkurës dhe barkut, spinaqi, lakra jeshile, marulet janë të gjitha zarzavate të shkëlqyera për t’i shtuar në dietën tuaj. Edhe pse secila nga këto perime e meriton një vend në pjatën tuaj, spinaqi duhet të jetë ai që duhet t’a zgjidhni gjithmonë, veçanërisht nëse jeni adhurues i mishit të kuq. Pse? E parapëlqyera e Popajit përmban komponente që në fakt mund të bllokojnë kompleksin kancerogjen organik PhiP, që është e bollshme në mishin e kuq të gatuar, thonë studiuesit në Oregon State University.

Mënyra më e mirë për t’i ngrënë: Spinaq ose zarzavate tjera të gjelbra me vaj ulliri, qepë dhe hudhër për një pjatë të shpejtë dhe të thjeshtë anësore. Provoni të përdorni lakër të gjelbër dhe marule si një bazë për sallatë.

6. Arrat

Mund të jenë të vogla, por janë një paketë e madhe ndaj luftës kundër sëmundjeve. Arrat përmbajnë vitaminën e quajtur gamma tocopherol e cila e ndal aktivizmin e Akt – një enzimë që aktivizon qelizat e kancerit – pa i dëmtuar qelizat e shëndetshme. Ato gjithashtu përmbajnë molekula të ngjashme me ato të kolesterolit të quajtura phytosterols të cilat e ngadalësojnë rritjen e qelizave të kancerit të gjirit duke bllokuar receptorët e estrogjenit. Fushat e tjera akademike thonë se arrat mund të ndihmojnë në shmangien e kancerit të prostatës, mushkërive dhe kancerit kolorektal, kështu që ju duhet patjetër të gjeni një mënyrë për t’i futur arrat e fuqishme në dietën tuaj.

Mënyra më e mirë për t’i ngrënë: Hani një grusht arra si ushqim të lehtë të mesditës ose shtoni ato në sallatën tuaj. Jeni në disponim për të gatuar? Bëni vet gjalpin tuaj të arrave duke i përzier në një mikser një lugë vaj kanole me 1 gotë arra, pak rrush të thatë dhe pak kanellë. Shpërndajeni përzierjen në feta të mollës dhe shijoni këtë ëmbëlsirë të shëndetshme.

7. Skumbri të “Atlantikut” ose të “Bostonit”

Ju me siguri që tashmë e dini se omega 3 dhe vitamina D në skumbri, harëngë dhe salmon janë të mira për zemrën tuaj, por nuk e dini se ato gjithashtu mund të ndihmojnë për ta shmangur kancerin. Një studim 12-vjeçar i Harvardit me rreth 48,000 njerëz gjeti se ata që konsumojnë këto lloje të peshqve yndyror më shumë se tri herë në javë janë 40 për qind më pak gjasa për të zhvilluar kancer të avancuar të prostatës sesa ata që konsumojnë vetëm dy herë në muaj. Autorët e studimit thonë se përmbajtja e lartë e peshkut me omega 3 dhe me vitaminë D ka të bëjë me efektet e tij mbrojtës. Zonja, mos keni frikë, ne nuk ju harrojmë! Rritja e marrjes së vitaminës D zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit te femrat për 50 për qind, sipas gjetjeve të Proceedings of the American Association for Cancer. Lënda ushqyese mund të rritë gjithashtu normat e mbijetesës në mesin e pacientëve me kancer të mushkërive dhe mund të mbrojë kundër kancerit kolorektal, thonë studiuesit.

Mënyra më e mirë për t’i ngrënë: Ulni nivelin e marrjes së mishit të procesuar, si proshutë dhe sallam, të cilat njihen për rritjen e rrezituk për kancer, dhe shtoni një shumë të qëndrueshme të peshkut në dietën tuaj për ta siguruar marrjen e ushqimeve mbrojtëse. Nëse jeni në një restorant me meny japoneze porositni Saba Roll (e bërë nga skumbri), ndërsa në ndonjë restorant tjetër shikoni për salmon. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + 8 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.