6 ushqime që duhet t’i shmangni për të pasur një bark rrafshët

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 6 ushqime që duhet t’i shmangni për të pasur një bark rrafshët

Mos u brengosni për pak fryrje para se të shkëlqeni në kostumin tuaj të banjës! Më poshtë janë gjashtë ushqime për ti shmangur para se të dilni në plazh.

article-humbje-peshe-barku-rrafshet 6 ushqime që duhet t’i shmangni për të pasur një bark rrafshët

1. Pije me karbon: Përderisa shpresojmë që keni marrë iniciativën për ti thënë lamtumirë pijeve me gaz përgjithmonë, uji mund të jetë zëvendësues nëse nuk mund të mbusheni me flluska. Thënë këtë, është më mirë të shmangni çfarëdo pije me karbon para se të dilni në plazh në mënyrë që të mos ndjeni fryrje të barkut.

2. Kripë: Ushqimet shumë të kriposura ose kripa e shtuar në ushqim jo domosdoshmërish ju bën të fryrë por definitivisht ju bën të mbani ujin. Edhe pse çipsat dhe salca mund të ju duken si ushqim ideal para se të dilni në plazh, synoni për diçka me nivele më të ulëta të kripës që të ju bëjë të ndiheni më mirë para se të dilni për në oqean.

3. Perimet me lakër: Janë ushqime fantastike për humbje të peshë në afat të gjatë, por nëse është një kohë kur nuk duhet të konsumoni brokoli, lakër apo lakër jeshile, është pikërisht para se të dilni në plazh! Këto perime përmbajnë sheqerna të përbëra të quajtura rafinoze, e cila njihet për shkaktimin e fryrjes.

4. Çamçakëz: Përtypja e çamçakëzit mund të duket jo e dëmshme për kauzën e shfryrjes, mirëpo mund të bëjë barkun të fryhet. Arsyeja për këtë ka shumë kuptim: po përtypni shumë ajër.

5. Pijet e përziera me sheqer: Përderisa rumi dhe pina akoladat janë gati sinonim me plazhet e ëndrrave, gjithë ai sheqer i shtuar nuk ju ndihmon. Në mes të sheqerit natyral dhe ëmbëltuesve artificial që gjinden në këto pije të ftohta, nivelet e larta të fruktozës mund të ju shkaktojnë fryrje.

6. Produktet e qumështit: Nëse keni ndonjë formë intolerance ndaj laktozës, atëherë shmangni produktet e qumështit para se të shkoni në plazh. Në mes të gazrave, fryrjes dhe parehative të tjera të stomakut, është më së miri nëse thoni jo. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − 1 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.