10 ushqime që duhet t’i dijë çdo person i stresuar

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 10 ushqime që duhet t’i dijë çdo person i stresuar

Ngrënia nga stresi na prek të gjithëve – po, edhe specialistët e ushqimit. Kjo do të thotë që jeni 95% në gjendje të që ta përfundoni një paketim familjar të kokoshkave. Mirëpo truri juaj nuk ka nevojë për kalori të zbrazëta që të jetë produktiv dhe i kthjellët. Kështu ne pyetëm Jen McDaniel, RD, zëdhënësja e Academy of Nutrition and Dietetics se si ta qetësojmë bishën e urisë që e kemi brenda dhe të parandalojmë mbi-ngrënien. Së pari, thotë ajo, zgjidhni ushqimet që ju lënë të kënaqur dhe të fokusuar pa sheqer në gjak që merr energji – mendoni: karbohidrate me shumë fibra me pak yndyrë ose proteinë. Si bonus i shtuar, mund t’i zgjidhni ushqimet që kanë vërtetuar të ulin stresin.

10 ushqime që duhet t’i dijë çdo person i stresuar 10 ushqime që duhet t’i dijë çdo person i stresuar

Këtu, McDaniel ofron ideja për ushqime për të gjithë:

1. Milingonat në shkop

2 gjethe selino + 2 lugë gjalpë bajamesh + 1 lugë rrush të thatë. Karbohidrate që japin energji dhe fibra, yndyrë e proteinë – ky ushqim i ka të gjitha.

2. DIY (Bëji vetë) kafshata energjie

Gjysmë gote hurma të copëtuara + çerek gote tërshërë e shtypur + gjysmë gote gjalpë arrash, të gjitha të përziera bashkë dhe të formuara në 12 deri 14 kafshata. Qerasje perfekt, ose edhe mëngjes i shpejtë, për ti kënaqur nevojat duke i mbajtur nivelet e sheqerit në gjak stabile.

3. Çaj herbal

Këto janë rehatuese dhe mund të ndihmojnë të qetësosh sistemin tretës. Veçanërisht kamomili ka treguar të ulë ankthin dhe irritueshmërinë, përderisa çaji i gjelbër përmban amino acidin L-Teanin që ofron një qetësi të fokusuar.

4. PB&B (Gjalpë kikiriku dhe banane) me fytyrë të hapur

1 copë tost me grurë të plotë + 1 lugë gjalpë kikiriku + gjysmë banane + pak mjaltë. Ushqimet që na kujtojnë fëmijërinë janë zakonisht rehatuese dhe qetësuese, dhe kjo është edhe e shëndetshme.

5. Bajame të mbuluara me çokollatë të zezë

Shija e fortë e çokollatës së zezë mund të ndihmojë ta shtyni urinë, dhe vetëm 30 gram në ditë mund t’i ulë hormone e stresit.

6. Perime & salcë

2 karota të prera apo rrënjë selino + 2 lugë shtrydhje avokado apo salcë. Nëse jeni ushqyes që duhet të ngiheni plotësisht para se të kënaqeni, perimet ju mbushin pa ju lodhur. Avokado apo salca ju ndihmon që kjo ndjenje të qëndrojë në trupin tuaj.

7. Desert i vogël

Gjysmë gote jogurt + gjysmë gote boronica + 30 gram arra të copëtuara. Jogurti përmban kalcium dhe proteinë, të dyja që ndihmojnë trupin të lirojë neurotransmetues të ndjesisë së mirë.

8. Ujë me shije

Shkoni për ujë mineral me copëza trangujsh, ose cilën do nga këto ujëra të mbushura me pemë dhe perime. Ne shpesh e gabojmë etjen për uri, kështu që bëni lëngjet më interesante që t’i pini më shumë.

9. Arra të thata të përziera

30 gram lajthia + 1 lugë manaferra të thata ose rrush të thatë + 1 lugë çokollatë të zezë. Hulumtimet tregojnë se ngrënia e lajthive mund të ndihmojë trupin të veprojë më lehtë në stres.

10. Çicrra të pjekura me curry

Kjo recetë bën një zëvendësim të shkëlqyer për çipsa – gjithë ajo kripë dhe kënaqje dhe aspak pakënaqësi. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 4 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.