8 ushqime dhe pije që ju ndihmojnë në koncentrim

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 8 ushqime dhe pije që ju ndihmojnë në koncentrim

A po e humbisni vëmendjen tani? Po e lexoni këtë artikull në vend se të punoni, apo jo? Të gjithë kemi qenë aty. Por ka lajme të mira: Ndalesa e ciklit të prokrastinimit mund të jetë po aq e lehtë sa ngrënia e një shujte të shpejtë – dhe jo, nuk bëhet fjalë për M&M që e merrni nga makina automatike me monedha në 3 pasdite.

article-ushqim-koncentrim-1 8 ushqime dhe pije që ju ndihmojnë në koncentrim

Del të jetë që ka ushqime dhe pije që parandalojnë ose që ju nxjerrin nga hutia – që nuk ju lënë të bjerni në një gjendje mpirë më vonë. Këtu, Jen Mc Daniel, RD, zëdhënëse në Academy of Nutrition and Dietetics, ndan disa nga ushqimet e saj të preferuara për të marrë fuqi gjatë ditës dhe për të zvogëluar shikimin e videove të lezetshme me kafshë.

1. Kafe + Kanellë

Natyrisht, mund të duket e qartë që kafja ju zgjon dhe ju mban të përqendruar, por a e keni ditur që dy deri në tre filxhanë në ditë duket se janë të lidhur me përmirësime në memorien afatshkurtër dhe afatgjatë? Përshpejtoni efektin e fuqishëm të saj edhe më tutje duke shtuar pak kanellë – një studim i vitit 2009 gjeti që edhe vetëm aroma e kësaj erëze mund t’a rritë ndjenjën e vigjilencën dhe ta ulë frustrimin.

2. Çaji i gjelbër

article-ushqim-koncentrim-2 8 ushqime dhe pije që ju ndihmojnë në koncentrim

Kjo pije antike përmban L-teaninë, një amino acid që rrit valët alfa të trurit (ngjashëm me çfarë ndodhë kur ju meditoni), të cilat po ashtu janë të shoqëruara me relaksimin dhe një qetësi të përqendruar – i përkryer për ta pirë pasdite kur nuk dëshironi gjallërinë e madhe të kafeinës që vjen nga kafja.

3. Mëngjesi i duhur

Është shujta kryesore e ditës, në fund të fundit. Zgjedhjet kryesore të McDaniel: tërshëra me shumë fibra dhe vezët me shumë proteina. Ato ofrojnë një rrymë energjie më të barabartë, në krahasim me ushqime më të procesuara dhe rafinuara si drithërat, xhevrekët, apo ushqimet e paketuara në formë. As mos e mendoni petullën – do të fleni mbi tavolinë që në ora 10 të mëngjesit.

4. Frutat e malit

Jo vetëm që ngrënia e ushqimeve me ngjyrë të errët si boronicat shoqërohet me rrezik të zvogëluar ndaj sëmundjes së Alzheimerit, por disa studime tregojnë që ngrënia e tyre mund ta rritë koncentrimin dhe memorien pesë orë më vonë. Falënderoni antioksidantët e tyre, që rritin qarkullimin e gjakut (dhe kështu, oksigjenin) në tru, duke i lehtësuar detyrat mendore. Provoni t’i shtoni ato në tërshërën e mëngjesit apo sallatën e pasdites.

5. Çokollata e zezë apo pluhur kakao

article-ushqim-koncentrim-3 8 ushqime dhe pije që ju ndihmojnë në koncentrim

Çokollata e zezë është dëshmuar se rritë qarkullimin e gjakut në tru, dhe vetëm një sasi e vogël në ditë mund të ndihmojë në mbrojtjen ndaj humbjes së kujtesës shkaku i plakjes. Bonus: Çokollata gjithashtu stimulon çlirimin e kemikaleve që ju bëjnë të ndiheni mirë, të quajtur neurotransmiterë. Jo vetëm që do të shikoni ato e-maila si një shef, por gjithashtu do ta bëni duke buzëqeshur.

6. Ujë + Limon

Uji është krejt çka mund t’ju duhet – studimet tregojnë që dehidrimi mund të pengojë kujtesën dhe funksionimin e përgjithshëm të trurit, kurse studime tjera kanë gjetur që aroma e limonit përmirëson performancën në detyra që kërkojnë shumë koncentrim.

7. Rrepa

article-ushqim-koncentrim-4 8 ushqime dhe pije që ju ndihmojnë në koncentrim

Këto perime rrënjë janë të pasura me nitrate dietale të cilat shndërrohet në nitrat potasiumi në trup, që rritë pastaj qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru. Nuk ju pëlqen shija e tyre tokësore? Provoni t’i pjekni për ta nxjerrë ëmbëlsinë e tyre natyrale, ose përzieni këtë lëng të shtrydhur me boronicë, rrepë dhe badem për ta marrë në punë.

8. Çaj mente

Edhe pa kafeinë, kjo pije e shijshme mund ta zgjojë trurin tuaj. Studiemt tregojnë që aroma e mentes është e shoqëruar me zvogëlim të ankthit dhe lodhjes, si dhe rritjet në motivacion dhe performancë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − 5 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.