11 ushqime që po ua dëmtojnë dëshirën seksuale

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 11 ushqime që po ua dëmtojnë dëshirën seksuale

Djathi

Sigurisht, një pjatë  me djathë është mënyra e përsosur për të nisur një ndejë apo mbledhi apo të përfundoni një darkë, por mysafirët mund të mos e vazhdojnë ndejën në shtëpinë e tyre nëse kanë ngrënë shumë djathë. Nëse ka ardhur prej qumështit të lopës (i cili mund të jetë i mbushur me hormone sintetike), atëherë kjo mund të ju sjellë telashe me prodhimin natyral të hormoneve, duke përfshirë estrogjenin dhe testosteronin.

article-ushqim-sex-drive 11 ushqime që po ua dëmtojnë dëshirën seksuale

Mente

Sigurisht, fryma e keqe nuk ju ndihmon por nuk duhet të kërkoni kurën te mentet, sidomos nëse jeni mashkull. Mentoli në mente e ul testosteronin, i cili pastaj ua zhduk dëshirën seksuale.

Drithërat

Ok, po ju ngacmojmë me këtë-disi. Dr. John Harvey Kellog, i cili zbuloi fetëzat e drithit besoi se ushqimet e ëmbla ose djegëse nxitnin pasion dhe u mundua të ulë epshin me drithëra pa sheqer. Gjasat janë që karbohidratet dhe drithërat ulin dëshirat, e jo mërzitja.

Kafeja

Sigurisht furnizimi i kafeinës në kafe mund të ju ketë rritur staminën për seks, por nëse jeni dikush që e mundon kafeja atëherë nuk mund ta konsideroni si ilaçin e dashurisë për ju. Ankthi i rritur ulë dëshirën seksuale, që është edhe ankim i shpeshtë i njerëzve me ndjeshmëri ndaj kafeinës.

Çokollata

Mund të jetë befasuese të gjeni çokollatën në këtë listë, por mund të jetë e dëmshme për jetën seksuale. Edhe pse zakonisht mendohet si afrodiziak sepse stimulon ndjenjat e euforisë dhe dashurisë, sipas Dr. MichaelHirt, ajo edhe shtyp nivelet e testosteronit.

Kokoshkat nga mikrovala

Darka dhe filmi mund të jenë romantike, por ajo pjatë me kokoshka të mikrovalës mund të prishë disponimin, sidomos për meshkujt. Kemikalet si acidi perfluorooktanoik i gjetur në qese mund të mbysë dëshirën tuaj seksuale dhe të shkaktojë probleme me prostatën në afatgjatë.

Soda dietale

Të qëndruarit në formë është zakonisht i mirë për epshin por ngrënia dhe pirja e produkteve me ëmbëltues artificialë mund të prishë gjithçka. Këta ëmbëltues, sidomos aspartame ndikojnë direkt në nivelet e serotoninës, hormoni kryesor që ju lumturon.

Jamballi

Sasi të larta të jamballit mund të rezultojnë në ulje të epshit, për shkak të një përbërësi natyral të ëmbëlsirës të quajtur glycyrrhizin, i cili ulë nivelet e testosteronit në burra.

Soja

Një tjetër vrasës i testosteronit? Soja. Të ngrënit e sasive të mëdha do të rezultojë në një rënie të konsiderueshme të dëshirës seksuale, për shkak të karakteristikave estrogjenike të tij.

Ushqimet me shumë yndyrë

Ushqimet e fërguara jo vetëm që ju bëjnë të ndiheni të ngadaltë por edhe mund të vrasin epshin. Yndyrat e hidrogjenizuar ulin nivelet e testosteronit.

Alkooli

Harroje “Kurajën e lëngshme”. Alkooli mund të ulë nervat e seksit, nëse ai është problemi por mund të dëmtojë seriozisht aftësinë tuaj për të performuar. “Pijet alkoolike kanë efekt negativ të dyfishtë në jetën seksuale duke ulur nivelet e testosteronit dhe funksionimin seksual,” thotë Hirt. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × five =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.