7 ushqime të cilat nuk janë saktësisht ushqim

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 7 ushqime të cilat nuk janë saktësisht ushqim

Dyqanet ushqimore janë mbushur me mashtrues të ushqimeve të vërteta: produkte të stërmbushura me shije artificiale, ngjyra dhe aditiv të tjerë që kanë filluar të duken më shumë si projekte shkencore sesa si grisina. (Dhe, po, për rekord, ne mund të besojmë që nuk është gjalpë). Këtu janë shtatë ‘ushqime’ që duhet t`i lini në raft.

article-food-no-foods 7 ushqime të cilat nuk janë saktësisht ushqim

1. Ajka që nuk është ajkë

‘Ajkë’ e cila nuk ka nevojë të mbahet në frigorifer? Po e vërtetë. E vetmja gjë e cila pjesërisht ngjason në qumësht në shumë rafte të kremit të kafes është diçka e quajtur caseinate natriumi, një “derivat i qumështit”. Pjesa tjetër e përbërësve në listë është zakonisht e përbërë nga përbërës jo natyrorë të vajit, sheqerit dhe shije natyrale apo artificiale – definitiv nuk është mënyra më e mirë për të filluar ditën tuaj.

Përbërësit: Ujë, sheqer, vaj i hidrogjinezuar i kokosit, më pak se 2%: caseinate natriumi, fosfat dikaliumi, mono dhe diglycerides, kripë, aromë artificiale dhe natyrore.

2. Patate të skuqura që nuk janë patate të skuqura

Është një arsye pse në rafte, ovalet e freskëta janë të quajtura ‘patate të freskëta’ në vend të ‘patate të skuqura’: Disa përmbajnë sa 40% e përmbajtjes së patates – edhe ajo vjen në formë të patates së thatë. Përkundrazi, këto patate të freskëta janë të prera me shije të orizit dhe të tjerat me niseshte për ta bërë dallimin nga patatja. Duket se kthehemi mbrapa kur shumë kompani po prodhojnë çipsa duke – kapeni këtë- prerë patate natyrale.

Përbërësit: Patate të thata, vaj vegjetal (përmban një ose më shumë nga të mëposhtmet: vaj misri, vaj pambuku, vaji i sojës, dhe / ose vaj luledielli), miell oriz, niseshte gruri, maltodextrin, mono dhe diglycerides, kripë, dekstrozë.

3. Djathë që nuk është djathë

article-food-no-foods-1 7 ushqime të cilat nuk janë saktësisht ushqim

Merrni një nga ato fetat e holla të mbështjellura individualisht, dhe do të zbuloni misterin që janë ‘produkt i përpunuar i djathit’. E vërtetë, ’djathi’ është zakonisht i veçuar si përbërësi i parë, por janë gjithë gjërat tjera që shtohen që na bëjnë të ndalojmë. Disa brende kanë një total prej 15 përbërësve, duke përfshirë konservanset për të ndryshuar cilësi. Djathi i vërtetë jep të njëjtën shije me vetëm katër përbërës.

Përbërësit: djathë Cheddar (qumësht, kulturë e djathit, kripë, enzemë), hirrë, qumësht, proteina qumështi, yndyrë qumështi, proteina hirre, citrate sodium, përmban më pak se 2% fosfat kalciumi, kripë, acid laktik, annatto dhe ekstrakt piper i kuq (I ngjyrosur), natamycin (një frenues natyral i mykut) , enzimë, kulturë e djathit, vitamin D3.

4. Vasabi që nuk është vasabi

article-food-no-foods-2 7 ushqime të cilat nuk janë saktësisht ushqim

Vitin e kaluar, Washington Post ka raportuar se 99% e gjithë ‘’vasabi’’ të shërbyer në SH.B.A. janë vetëm disa rrika me disa ngjyra të ushqimit të shtuara. Kjo ndodh sepse vasabi i vërtetë është shumë më i shtrenjtë, dhe nëse ju dëshironi vasabin e vërtetë, restorantet duhen të përgatisin më shume brumë – po flasim për 70€ për gjysmë kilogrami. Herën tjetër që dëshironi të hani sushi, pyesni nëse po merrni edhe vasabin e vërtetë.

Përbërësit: Rrepë, sorbitol, vaj orizi, sheqer, niseshte të modifikuar, kripë, ujë, celulozë, vasabi, aromë artificiale, acid limoni, shafran i Indisë, rrëshirë xanthan dhe ngjyra artificiale.

5. Gaforre që nuk është gaforre

Ne duhet të mos përdorim më gaforret e imituara-të paktën etiketa thotë se nuk është një gjë e vërtetë. Atëherë çfarë janë në të vërtetë? Shumica e brendeve përbëhen nga peshku i bardhë i rrahur siç është peshku Pollock, plus një listë e madhe me shtues për aromë dhe cilësi, sheqer, ngjyrë ushqimi (ajo ngjyra e pembe vjen nga diçka!). Disa brende përdorin peshk të egër dhe të qëndrueshëm – por pastaj, pse të mos blejmë të gjithë peshkun dhe të anashkalojmë maskaradën e ‘’gaforres’’?

Përbërësit: Alaska Pollock, ujë, të bardhë veze, miell misri, sheqer, sorbitol, përmban 2% apo më pak mish të king crab, natyrore dhe shije artificiale (ekstraktet e gaforre blu, gaforre borë, karavidhe, dhe Alaska Pollock), vaj peshku të rafinuar (açugat, sardele), verë orizi (ujë, oriz, Koji), niseshte e modifikuar tapiokë, kripë e detit, carrageenan, miell të patates së ëmbël, klorid kaliumi, disodium inosinate, disodium pyrophosphate, lecithin soje, carmine, spec i kuq, ngjyrë të shtuar.

6. Vanilje që nuk është vanilje

Imitimet e vaniljes marrin shumicën e aromës nga vanilja, një aromë shumë e ngjashme. Kjo nuk është asgjë në krahasim me atë çfarë do të ju tregojmë. Shumica e imitimeve të vaniljes gjithashtu përmbajnë ngjyra karamele potencialisht të rrezikshme dhe aroma natyrale misterioze, që mund të jenë gjithçka ( edhe një ekstrakt nga pjesa e prapme e një kastori).

Përbërësit: Ujë, alkool, aroma natyrale, vanilje dhe aroma të tjera artificiale, shurup I misrit, dhe ngjyrë karamele.

7. Çamçakëz që nuk është çamçakëz

Lajm i keq për përdorues të rregullt të çamçakëzit: Shumica e markave më të njohura përbëhen nga ‘’baza e çamçakëzit’’, një përzierje e gomave sintetike dhe plastike, jo nga gomat natyrale të prodhuara nga pemët tropikale. Gjithashtu, ato janë të mbushura me sheqer artificial.

Përbërësit: Sorbitol, bazë e çamçakëzit, xylitol, glycerol, aroma natyrale dhe artificiale, më pak se 2% sojë lecithine, niseshte hidrolizate e hidrogjenuar, acesulfame K, sucralose, ngjyra (e kuqe 40, 40 Lake), BHT (për ta mbajtur freskinë), aspartame. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − nine =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.