8 ushqime që do tu bëjnë të ndiheni më pak të lodhur

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 8 ushqime që do tu bëjnë të ndiheni më pak të lodhur

Nëse ju duket se vijat rreth syve tuaj janë më të theksuara dhe lëkura juaj duket me e zbehtë kur jeni të lodhur, nuk jeni duke imagjinuar gjëra. Një studim i bërë në vitin 2013 dhe i publikuar në revistën Sleep gjeti se njerëzit të deprivuar nga gjumi janë perceptuar si me më shume rrudha, vija të theksuara, sy të fryrë dhe lëkurë të lëshuar.

article-ushqim-shendetshem 8 ushqime që do tu bëjnë të ndiheni më pak të lodhur

Lajmi i mirë është se, bashkë me prioritizimin e gjumit (ehëm), një zgjidhje tjetër e thjeshtë për pamjen e lodhur gjendet në kuzhinën tuaj. Ju mund të falsifikoni një pamje më të kthjellët duke ngrënë këto 8 ushqime dhe pije që zbukurojnë lëkurën. Gjithashtu, sipas Keri Glassman, themeluese e Nutritious Life, një klinikë nutriciste në New York City, mënjanimi i ushqimeve që të japin pamjen e lodhur sesa që me të vërtetë ndiheni janë çelësi. Rrini larg ëmbëltuesve artificial, sheqerit, alkoolit, ushqimeve të skuqura apo ngrira, karbohidrateve të rafinuara si dhe ushqimet e procesuara dhe paketuara, thotë ajo. Ja çfarë duhet të konsumoni në vend të këtyre:

Çaji i gjelbër

article-ushqim-shendetshem-1 8 ushqime që do tu bëjnë të ndiheni më pak të lodhur

Çaji i gjelbër është si fontanë e rinisë për lëkurën: Hulumtimet tregojnë se një sasi e konsiderueshme e polifeonlit në çajin e gjelbër, EGCG, riaktivizon qelizat e lëkurës që janë duke u shuar, gjë e cila ndihmon në përmirësimin e lëkurës, përfshirë zvogëlimin e rrudhave. Një studim i vitit 2011, i publikuar nga The Journal of Nutrition e mbështet këtë hipotezë; Kur pjesëmarrësit në studim konsumuan një pije të pasur me polifenolet e çajit të gjelbër çdo ditë për 12 javë, lëkura e tyre ishte më e butë, më elastike dhe e hidratuar. Hulumtuesit po ashtu zbuluan se çaji rrit qarkullimin e gjakut dhe të oksigjenit në lëkurë. Për ta shfrytëzuar sa më mirë pijen anti-plakje, shtrydhni pak limon në filxhanin tuaj. Një studim i Purdue University ka zbuluar se agrumet rritin sasinë e anitoksidantëve që trupi juaj mund ti absorbojë nga çaji i gjelbër.

Salmoni

article-ushqim-shendetshem-2 8 ushqime që do tu bëjnë të ndiheni më pak të lodhur

Ushqimet e pasura me omega 3 përfshirë këtu peshqit e yndyrosur si salmoni apo sardinja, si dhe vaji i farave të lirit kanë karakteristika anti-inflamatore të cilat ulin nivelin e irritimit dhe mundësojnë lëkurë më të butë dhe të hidratuar, thekson Glassman. Astaksantina karotenoide e cila gjendet në salmon po ashtu ka dëshmuar të përmirësojë elasticitetin e lëkurës, sipas një studimi të vitit 2012. Arrat, një tjetër burim fantastik i acideve yndyrore të omega 3 përmbajnë magnez i cili përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurë duke ju dhënë një shkëlqim të shëndetshëm.

Lajthitë braziliane

Sa i përket pamjes të lodhur e lëkurës së lëshuar hani ushqime të pasura me mineralin selen i cili gjendet në lajthitë braziliane, si dhe në peshkun tuna dhe kërpudha, sugjeron Glassman. Seleni e ruan elasticitetin e lëkurës dhe lufton radikalet e lira të cilat dëmtojnë qelizat dhe përshpejtojnë procesin e plakjes.

Spinaqi

Vitamina C e cila gjendet në spinaq ndihmon në mbushjen me kolagjen i cili e mban lëkurën të qëndrueshme dhe larg vijave. Si antioksidant, vitamina C po ashtu lufton radikalet e lira që mund të dobësojnë kollagjenin. Gjelbërimet e me ngjyrë të mbyllur e me gjethe duke përfshirë spinaqin, lakrën dhe gjethet e gjelbra zvicerane po ashtu përmbajnë shumë ujë i cili ndihmon në hidratimin dhe mbushjen apo shëndoshjen e pamjes suaj.

Tofu

article-ushqim-shendetshem-3 8 ushqime që do tu bëjnë të ndiheni më pak të lodhur

Luftoni lëkurën e lëshuar dhe që shkakton lodhje duke ngrënë ushqime sikur tofu të cilat përmbajnë sojë. Një studim japonez ka zbuluar se gratë të cilat konsumuan 40 miligraë të aglikonës, një isoflaviod i përbërë nga soja, panë përmirësim në vijave të holla dhe lëkurë më të qëndrueshme pas 12 javësh përdorimi.

Uji

Të qëndruarit të hidratuar kontribuon në elasticitetin e lëkurës suaj, mbushjes dhe ripërtrirjes së saj tregon një studimi i vitit 2010.

Kivi

Kjo frutë e vogël dhe e gjelbër është e mbushur me nutrientë duke përfshirë vitaminën C e cila e ul rrezikun e inflamacionit. Një studim i bërë në vitin 2007 dhe i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se gratë që mbajnë dieta me ushqime të pasura me vitaminë C kishin lëkurë me pamje më të re, me më pak rrudha dhe thatësi.

Zarzavate dandelion dhe kopër

article-ushqim-shendetshem-4 8 ushqime që do tu bëjnë të ndiheni më pak të lodhur

Të dy perimet janë diuretikë natyrorë të cilët zvogëlojnë etjen, thotë Glassman. Zarzavatet dandelion kanë po ashtu nivele të larta të vitaminës A, një lëndë ushqyese e rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe syve tuaj. Kopri gjithashtu përmban antioksidantin kuersetin i cili vepron si anti-inflamator që zvogëlon irritimin e lëkurës duke përfshirë qetësimin e lëkurës së thatë dhe asaj me luspa falë psoriazës. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 11 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.