8 ushqime që ju bëjnë të flini më mirë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 8 ushqime që ju bëjnë të flini më mirë

Jeni të lodhur dhe të stresuar? Bashkojuni klubit. Një pjesë e madhe e njerëzve raportojnë që kanë simptoma të pagjumësisë në ndonjë kohë gjatë vitit, sipas National Sleep Foundation. Nuk ka rëndësi nëse mbyllja e syve tuaj është duke u penguar nga ndryshim i kohës, nga puna e stresuar, ose nga ndonjë problem tjetër në jetën tuaj, të jesh i lodhur nuk është mirë aspak.

9 ushqime që ju bëjnë të flini më mirë 8 ushqime që ju bëjnë të flini më mirë

Kjo mund të sjell në probleme serioze të shëndetit, si sëmundje të zemrës dhe depresion. Mirëpo para se të merrni ilaçet e përshkruara, merrni pirunin, ose më së paku, listën e blerjes. Ndryshimi i dietës tuaj mund të ketë efekt të madh në kualitetin e gjumit, nëse ju merrni ushqime të pasura me përbërës që përmirësojnë gjumin. (Regjistrohuni në planin dietal nëse doni edhe të humbni peshë)

Vishnjet

Në një hulumtim të vogël, pjesëmarrësit konsuamuan 250 ml lëng vishnje në mëngjes dhe 250 tjera në mbrëmje, për dy javë raportuan gjumë më të mirë. Pse funksionon? Të gjitha variacionet e qershive janë të larta në melatonin, një hormon që ju shtinë në gjumë. Hajeni një pjatë me qershi si ushqim i natës nëse nuk e pini lëngun.

Balsam limoni

Ky anëtar me erë limoni i familjes mendër ka qenë yll i sjelljes së gjumit për vite, mirëpo duket të jetë më efektiv në kombinim me një bimë tjetër të quajtur valerianë. Në një hulumtim, publikuar në revistën Phytotherapy Research, 81% e njerëzve me probleme të vogla të gjumit që morën një kombinim të këtyre bimëve raportuan gjumë më të mirë sesa ata në ilaçe. Të dyja mund të blihen si shtojca, apo mund të bëni një çaj duke përzier 1 deri në 2 lugë balsam limoni të thatë dhe një lugë rrënjë valeriane në një gotë ujë të nxehtë për 5 deri në 10 minuta. (Nëse merrni medikamente tjera, pyetni doktorin ose farmacistin për ndonjë efekt negativ.)

Kamomili

Një tjetër bimë që funksionon aq mirë sa balsami i limonit është kamomili dhe është përdorur si ilaç bimor për pagjumësi për mijëra vite. Në një hulumtim shtazor, ai qetësoi minjtë aq efektshëm sa neutralizuesit, dhe në një hulumtim njerëzor në efektin e kamomilit, bima reduktoi ankthin shumë më mirë sesa hapat. Çaji i gatshëm të kamomilit shitet në çdo market, pra janë lehtë të përdoren.

Bananet

Këto super-fruta të vogla janë të mbushura me kalium dhe magnez, dy minerale që sjellin pushimin e muskujve. Në fakt, mungesat e magnezit janë të lidhura me sindromën e këmbës së pa pushuar dhe ngërçet gjatë natës, dy fenomene që pengojnë gjumin. Bëjeni qëllim të hani një banane në ditë për të parë se a ju ndihmon me problemet e gjumit.

Spinaqi

Përveç se është i pasur në magnez dhe kalium, spinaqi është i lartë në kalcium, gjithashtu një mineral që luan rol në gjumë. Kalciumi ndihmon që trupi të krijojë melatonin, hormoni që ndihmon trupin ta mbajë ritmin e gjumit. Ju mund t’i merrni dobitë prej gjetheve tjera të zeza, siç janë lakrat jeshile dhe rrepat e gjelbra.

Qumështi

Sikur spinaqi, produktet e bulmetit janë të pasura në kalcumin melatonin-ngritës, dhe një numër i hulumtimeve ka lidhur mungesën e kalciumit me kualitet të dobët të gjumit. Pra mund të ketë diçka te thënia një gotë qumësht do t’ju bëjë të flini!

Bajamet

Janë plot me magnez dhe gjithashtu një burim tjetër i kalciumit. Ju mund të hani një grusht bajame apo të lyeni një copë buke me gjalpë bajamesh, që do t’ju bëjë të flini për një arsye tjetër…

Karbohidrate + Proteina

Ka pak debat në temën se sa mirë trupi jon trajton tryptophan-in, dhe një hulumtim nga National Institute of Health gjeti se duke e marrë atë nga ushqime të larta në proteinë mund të ketë efekt të kundërt, sepse proteinat ndalojnë tryptophan’in të hyjë në tru. Mirëpo kur i kombinon ushqimet e larta në proteina me karbohidrate, insulina në trupin tuaj prodhohet në reagim me karbohidratet që e bën më të lehtë për tryptophan’in të kalojë në tru. Kështu që për një ushqim para gjumit mendoni arra të përziera, tërshërë me banane dhe bajame, ose drithëra të plota me qumësht organik. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 5 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.