5 ushqime befasuese që ju ndihmojnë të flini gjithë natën

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 ushqime befasuese që ju ndihmojnë të flini gjithë natën

Nuk mund të flini? Zgjidhja mund të jetë në kuzhinën tuaj. Kontrolloni këto 5 zgjidhje të pastra që mundësojnë gjumë më të shëndetshëm dhe kënaqshëm.

1. Djathi mozzarella

article-ushtrime-ushqime-per-gjum 5 ushqime befasuese që ju ndihmojnë të flini gjithë natën

E dini që gjel deti është i pasur me triptofan, një amino acid që e bën trupin tuaj të prodhojë më shumë serotonin, element që ju bën të ndiheni mirë dhe ju ndihmon të relaksoheni. Në anën tjetër, djathi mozzarella përmban gati dyfishin e triptofanit si proteinë e pastër (jo dhjamore). Kush e kishte ditur?

2. Salmoni

article-ushtrime-ushqime-per-gjum-1 5 ushqime befasuese që ju ndihmojnë të flini gjithë natën

A jeni të befasuar? Një studim i fundit ka zbuluar se konsumimi i 600 mili gramë acide të yndyrshme omega-3 ndihmoi njerëzit të flinin gati një orë më gjatë dhe të zgjoheshin 7 herë më pak gjatë natës. Hani pak salmon për darkë, ose nëse nuk hani peshk atëherë merrni shtesa omega-3.

3. Bajamet

article-ushtrime-ushqime-per-gjum-2 5 ushqime befasuese që ju ndihmojnë të flini gjithë natën

Me bajame konsumoni gati 20% të magnezit i cili relakson muskujt dhe ju ndihmon të ndiheni më të qetë ashtu që mendja juaj nuk bredh kur bini të flini. Ato janë burim i denjë i triptofanit, po ashtu. Sa për dijeni, këto ishin dy efekte!

4. Miell tërshëre

article-ushtrime-ushqime-per-gjum-3 5 ushqime befasuese që ju ndihmojnë të flini gjithë natën

A keni dëgjuar se qershitë janë burim i mirë i hormonit që mundëson gjumin, melatoninës? Epo, mielli i tërshërës përmban këtë element të mirë po ashtu. Duke qenë se është i mbushur me karbohidrate që ju bëjnë të ju vijë gjumi gjithsesi, mund të flini ende pa e përfunduar një kupë të plotë.

5. Bananet

article-ushtrime-ushqime-per-gjum-4 5 ushqime befasuese që ju ndihmojnë të flini gjithë natën

Këto fruta janë të pasura me magnez si dhe kalcium, një tjetër element që relakson muskujt. Gjithashtu, si mozzarella dhe bajamet edhe bananet lëshojnë triptofan. Më e mira e të gjithave, ato përmbushin nevojën universale për të ngrënë diçka të ëmbël para se të biem në gjumë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − two =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.