Ky ushqim mund ta shkurtojë rrezikun e kancerit të gjirit deri në 62%

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Ky ushqim mund ta shkurtojë rrezikun e kancerit të gjirit deri në 62%

Lajmet për dietën mesdhetare vetëm sa bëhen më të mira: Studimet e fundit të botuara në JAMA International Medicine tregojnë se një dietë mesdhetare me vaj ulliri ekstra të virgjër mund ta zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit me 62%.

article-ushqim-kancer Ky ushqim mund ta shkurtojë rrezikun e kancerit të gjirit deri në 62%

Studiesit në Spanjë vendosën mbi 4 mijë gra (nga 60 deri në 80 vjet) në tre grupe. Të parit iu kërkua të hante dietë mesdhetare – të pasur me fruta, perime, dridhëra të plota, peshk dhe legure me pak bulmet, mish të kuq dhe ëmbëlsira – plus rreth 4 lugë të mesme me vaj ulliri ekstra të virgjër çdo ditë. Grupi i dytë gjithashtu përcolli këtë dietë, por në vend të vajit konsumuan arra të përziera. Grupi i tretë u udhëzua të hante dietë me pak yndyrë.

Në 6 vitet e ardhshme, 35 gra zhvilluan kancer gjiri – por gratë që konsumuan vaj ulliri patën një rrezik të zvogëluar për 62%, në krahasim me gratë në grupin me pak yndyrë. Gratë që konsumuan arra patën një rënie të vogël në rrezik, por nuk ishte statistikisht signifikante.

Pra çfarë e bën vajin e ullirit? Autorët citojnë studime të mëparshme që tregojnë se përbërës të caktuar të gjetur në vajin e ullirit – si polifenolët antioksidantë – mund t’i vrasin qelizat e kancerit dhe ta ndalojnë rritjen e tumorëve.

Dëshironi të arrini sasinë e 4 lugëve të mesme çdo ditë ashtu si në studim? Përdorini vaj ulliri në vend të gjalpit për të fërguar perimet (po, madje është i sigurtë në temperatura të larta!), lyeni pulën apo peshkun para gatimit, dhe hidheni përmbi sallatat tuaja. Mos harroni mëngjesin: Një lugë e mesme e vajit shton shije të pasur në jogurtin grek apo tërshërën e kripur, dhe nëse e shtoni në lëngjet e shtrydhura mund të merrni më shumë vitamina nga frutat dhe perimet. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 3 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.