Urreni të mbani dietë? Fajin e kanë qelizat nervore!

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Urreni të mbani dietë? Fajin e kanë qelizat nervore!

Nëse keni provuar të mbani dietë, e dini që ditët ose javët që hani më pak janë të vështira. Në fakt, del që një grup specifik i neuroneve e kanë fajin për gjithë ato ndjenja të pakëndshme të urisë që e bëjnë shumë vështirë të mbahesh, thotë një hulumtim.

Urreni të mbani dietë Fajin e kanë qelizat nervore Urreni të mbani dietë? Fajin e kanë qelizat nervore!

Padyshim, ka kuptim që të jesh i uritur është ndjesi e pakëndshme. “Nëse etja e uria nuk ju bëjnë të ndiheni keq, do të ishit më pak të prirë për të marrë vendimin që të merrni ushqim e ujë,” thotë Scott Sternson, Ph.D, një hulumtues në Howard Hughes Medical Institute dhe bashkë-autor i studimit.

Sternson dhe kolegët e tij gjetën se, kur minjtë humbën peshë, një grup i neuroneve – i quajtur “neuronet AGRP”- u ndezën dhe përçuan “emocione të pakëndshme ose negative” në trurin e tyre të vagël. Sternson thotë se është treguar që këto neurone ekzistojnë edhe në trurin e njeriut.

Mund të jetë e qartë që të jesh i uritur të bën të ndihesh “keq”. Mirëpo hulumtimi i Sternson është një nga të parët që tregon se nga vijnë këto ndjenja të këqija. Ai thotë se neuronet AGRP jetojnë në pjesën e trurit që rregullojnë çdo gjë prej urisë e gjumit e deri te emocionet tona.

Çka kanë rëndësi këto gjëra? Sternson dhe ekipi i tij gjithashtu treguan që, duke i ndalur këto neurone AGRP në minjtë, ata ishin të aftë të influencojnë llojet e ushqimit që minjtë preferuan dhe vendet që kishin qejf të rrinin.

Krijimi i një ilaçi që qetëson këto neurone të urisë mund të jetë ndihmë e madhe në humbje të peshës, thotë ai. (Duke marrë hulumtimin në nivel hipotetik, nëse hani shumë në divan në shtëpi, këto neurone mund të luajnë rol të rëndësishëm për dëshirën tuaj për ta ndaluar këtë zakon.)

Mirëpo e gjithë kjo është për të ardhmen, shpjegon Sternson. “Në këtë kohë, hulumtimi ynë jep pak informacion për njerëzit që mundohen të humbin peshë,” thotë ai. “Njerëzve i nevojitet një plan dhe ju duhet mbështetje sociale që t’i kalojnë këto efekte negative.” ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four − one =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.