Trurit të uritur: Ushqimet e mesnatës janë kotë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Trurit të uritur: Ushqimet e mesnatës janë kotë

Dëshirat e natës vonë mund të mos jenë vetëm dëshira, por më tepër një mekanizëm me të meta që i thotë trurit tuaj të hajë më shumë. Një studim i ri nga Birgham Young University ka zbuluar se ngrënia e ushqimeve në mesnatë nuk prodhon të njëjtat sinjale të shpërblimit që i bën njerëzit të ndihen të kënaqur, e cila mund t’i çoj ata në ngrënie të tepërt.

article-weight-loss-midnight-snack Trurit të uritur: Ushqimet e mesnatës janë kotë

Sa më shumë që shkencëtarët theksojnë pajisjet e tyre në zgjedhjen e dietave që ne bëjmë, aq më shumë ata zbulojnë se gjërat si fuqia e vullnetit dhe mbajtja e gotave të ujit nuk i bëjnë njerëzit më të shëndetshëm. Psikologjia njerëzore preferon rrugë me rezistencë më të vogël për të marrë vendime, dhe kur vjen puna deri te ngrënia e ushqimit natën vonë, truri nuk duket që mund të marrë më shumë se sa një copë torte nga frigoriferi.

Një ekip i shkencëtarëve të BYU donin të mësonin se si qendrat e shpërblimit të trurit i përgjigjen ushqimit, varësisht nga ora. Këto qendra rregullojnë reagimet tona në seks, drogë dhe në çokollatën që ju e hëngrët nxitimthi. Kështu që ata i vendosën 15 gra brenda një skaneri FMRI dy herë gjatë ditës – një herët në mëngjes dhe një në mbrëmje – për të matur aktivitetin e tyre nervor në reagimin e imazheve të ushqimit. Secila grua shikonin ushqime me kalori te ulët dhe të lartë në të dy kohërat gjatë ditës.

Rezultati i befasoi hulumtuesit. Ata fillimisht menduan se ushqimet me kalori të lartë do të ndiznin qendrat e shpërblimit në mbrëmje, duke u bazuar në fenomenin e dëshirës për të ngrënë në mesnatë. Por kjo nuk ishte ajo që ata panë. Në vend të kësaj truri i pjesëmarrësve tregoi një rënie në të dyja ushqimet me kalori të lartë dhe të ultë gjatë mbrëmjes. Për më tepër, edhe pa ndonjë ndryshim të raportuar në nivelin e tyre të urisë, gratë thanë se ato mund të hanin më shumë në mbrëmje se sa në mëngjes.

Për eksperimentuesit, tregimi kishte filluar të marrë formë: Në mbrëmje dëshirat për të ngrënë nuk janë produkt i urisë së arsyeshme aq sa ato janë një shenjë e jo e mirë e balancimit te hormoneve të trurit.

“Ju mund të hani më tepër natën pasi që ushqimi në kohë të ditës nuk është aq i kënaqshëm, të paktën vizualisht,” tha autori kryesor Travis Masterson në një deklaratë për shtyp të një universiteti. “Mund të mos ju kënaq ngrënia natën kështu që ju hani më shumë në mënyrë që të arrini kënaqësinë.”

Ju mund të mendoni se truri ka një linjë direket në stomak që e largon një pjesë të urisë kur ajo është e mbushur përplot. Mirëpo ky nuk është rasti. Hulumtime të shumta psikologjike kanë treguar se truri në fakt është mjaftë i varfër për të na treguar kur të ndalemi së ngrëni. I merr të gjitha sinjalet nga të gjithë faktorët e mjedisit siç është ritmi me të cilin shoqëruesit e ngrënies hanë, masa e enës apo pjatës në të cilën ushqimi është i servuar, dhe masa e porcionit të ushqimit.

Konsiderojeni një studim të vitit 2005 në të cilin hulumtuesit nga Cornell University’s Food dhe Brand Lab i dhanë 54 pjesëmarrësve nga një tas të zakonshëm me supë. Çfarë nuk dinin pjesëmarrësit ishte se supa ishte e pambarim: Ishte zgjatur një tub nga një vaskë me supë poshtë tavolinës deri në tasin lartë dhe në këtë mënyrë supa do të rimbushej. Njerëzit nga grupi i të manipuluarve kanë pirë 73% më shumë supë se sa njerëzit që kanë pirë supë nga tasat normal. Sytë e tyre kanë pa më shumë supë, kështu që stomakët e tyre i kanë thënë të: “Të pimë”

Së bashku, këto zbulime i japin shkencëtarëve hapësirë të jenë më kreativ në planin e studimeve të tyre. Zbulimet paraprake të hulumtimeve të BYU tregojnë se koha ka efekte të drejtpërdrejta në detyrimin e njerëzve për të ngrënë. Nëse ne e ngulitim në kokë të vërtetën e rëndë se një snacks (pjesë e ushqimit e ngrënë mes vakteve) nuk mund të jetë aq i kënaqshëm sa e parashikojmë, ne mund të ndalim vetën nga llastimi. Ndoshta. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − six =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.