Triku i vjetër për mposhtjen e dhimbjeve të shpinës

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Triku i vjetër për mposhtjen e dhimbjeve të shpinës

Mjaft shikuat në telefon dhe uluni drejt! Po, menjëherë. Rezulton që këshilla e nënës suaj ishte e drejtë. Të qëndruarit drejt, jo vetëm që ju bën të dukeni me më shumë vetëbesim por edhe ju shmang nga dekada dhimbjesh shpine. Sipas një teorie të re, qëndrimi i përsosur mund të eliminojë problemet me shpinë dhe të parandalojë denigrimin që mund të shkaktojë probleme në të ardhmen.

article-lifestyle-dhimbje-shpine Triku i vjetër për mposhtjen e dhimbjeve të shpinës

Ky është lajm i mrekullueshëm kur e dimë që dhimbja e shpinës është çështje serioze-shkakton më shumë probleme shëndetësor se çfarëdo faktori tjetër, duke përfshirë këtu edhe sëmundjen e zemrës, raporton një studim i vitit 2014 në University of Washington. E përderisa shkaqet e dhimbjes në shpinë ndryshojnë, shumë ekspertë e fajësojnë mënyrën moderne të jetuarit: ulja e vazhdueshme, përulja para ekranit, të qëndruarit në këmbë varur dhe bartja e çantave të rënda. Zgjidhjet e dhimbjeve të paevitueshme e akoma më keq (ka ndokush dhimbje nervi?) shkojnë nga ndryshimet e vogla në mënyrën e të jetuarit e deri të operacionet e komplikuara apo barnat.

Një hulumtues mendon se përgjigja e dhimbjeve tona mund të gjendet në një libër historie. Esther Gokhale, një akupunkturiste e shndërruar në hulumtuese ndërkombëtare vendosi të studiojë dhimbjen e shpinës pasi kaloi nëpër dy operacione të dështuara të shpinës. Ajo u intrigua nga hulumtimi që zbuloi se janë disa shoqëri ku dhimbja e shpinës ishte gati jo-ekzistuese.

Gokhale kaloi vite duke eksploruar, duke vizituar kultura indigjene në disa nga vendet më të izoluara në botë duke përfshirë Brazilin, Portugalinë dhe Indinë (në fshatra aq të largëta sa ajo ishte kontakti i parë me civilizimin perëndimor!). Qëllimi i saj ishte të shihte çfarë bënin njerëzit në këto vende që ne, si amerikanë-që raportojmë më së shumti dhimbje shpine-nuk po e bëjmë. (Shembull për të marrë shëndetin në duart tua!)

E çka gjeti ajo? Këta njerëz janë thjeshtë duke qëndruar ndryshe. Gokhale zbuloi se ndryshe nga shpinat me formë S të përshkruara në librat mjekësorë sot, të cilët pasqyrojnë formën e zakonshme, njerëzit që ajo observoi kishin shpina në formë J. Kur qëndronin në këmbë, ata nuk kishin gati fare përkulje në shpinë deri te mollaqet kur shpina fillonte të shkonte prapa-lart. Kjo formë J-je mund të jetë formë më natyrale, duke qenë se edhe shihet në skulptura të shekujve të kaluar nga Egjipti i vjetër, Greqia, Roma dhe India si dhe në fotografitë dhe revistat mjekësore nga vitet 1800 deri në vitet e hershme 1900. Mbajtja e pjesës së sipërme të shpinës drejt duke lejuar të pasmet të anojnë duket të jetë edhe mënyra se si fëmijët qëndrojnë natyralisht.

Për të arritur këtë qëndrim të përsosur, harrojeni ecjen me libër. Në vend të saj, dosa përshtatje të vogla mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të ju shpëtojnë nga agonia e të ardhmes, tregoi Gokhale për NPR. Me siguri të parën tashmë e keni nën kontroll. Dhjami i tepërt përreth belit mund të ju drejtojë shpinën mbrapa dhe jashtë vendit, kështu që mbajtja e një peshe të shëndetshme është tepër e rëndësishme. Fokusohuni në mbajtjen e pjesës së sipërme të shpinës drejt dhe të parandaloni krahët që mos të krijojnë gungë në shpinë përderisa qëndroni ulur apo në këmbë.

Por çelësi i vërtetë i drejtimit të shpinës, sipas Gokhale dhe një numri në rritje të hulumtuesve është të punoni në muskujt e barkut dhe të shpinës. Ekzistojnë disa lloje të ushtrimeve që ju mbajnë drejt dhe ulin presionin në shpinë, i cili shpjegohet në librin e “Gokhale 8 Steps to a Pain Free Back”, ose mund të filloni me Ultimate Backand Abs Workout. E përderisa teoria e qëndrimit primitiv e Gokhale mund të mos jetë përgjigja e të gjitha problemeve të shpinës- lëndimet të eshtrave apo nervave, për shembull, mund të kërkojnë trajtim më ekstensiv- ky mund të jetë një opsion për ju. Ushtrimet në përgjithësi kanë treguar të lehtësojnë dhimbjet në shpinë dhe shumica e dhimbjeve në fakt krijohet për shkak të mos-balancave në muskuj-mos të përmendim që të ushtroni muskujt e barkut do të ju ndihmojë të dukeni më tërheqës. Më pak dhimbje dhe më shumë arsye për të veshur rroba banje? Shkojmë me ushtrime! ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 1 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.