Triku i thjeshtë i vrapimit për të shmangur dhimbjen e gjurit

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Triku i thjeshtë i vrapimit për të shmangur dhimbjen e gjurit

A është duke ju ndaluar dhimbja e gjurit nga regjistrimi për një maratonë 10 kilometërshe, apo edhe vetëm për të vrapuar në ambiente të mbyllura? “Ekziston një keqkuptim se vrapimi është i keq për gjunjët tuaj, po kur e mendoni mirë, është në fakt i mirë për gjunjët tuaj,” thotë fizicienti i mjekësisë sportive Jordan Metzl, MD, autor i Running Strong. Nëse ju dhembin gjunjët, mund të jetë sepse keni nevojë të ndryshoni formën. Një studim i ri në Medicine & Science in Sports & Exercise zbulon se vrapimi mund të ndihmojë në uljen e peshës në gjunjë. Kjo do të thotë që ata nuk do të absorbojnë edhe aq tronditje nga gjithë ajo përplasje me trotuarin.

article-fitnes-dhimbje-vrapim Triku i thjeshtë i vrapimit për të shmangur dhimbjen e gjurit

Përkuluni nga nyjet, jo ijët gati sikur të rrëzoheni nga përpara (mendoni: qëndrimi i skiatorëve.) Por, mënyra më e mirë për të arritur te pozita e duhur – dhe të mbroni gjunjët dhe nyjet tjera- është të shkurtoni madhësinë e hapit dhe të bëni më shumë hapa për minutë, thotë Metzl. Duke bërë ashtu do ta merrni atë pozitë gati natyralisht pa pasur të mendoni se si të qëndroni.

“Është shumë më lehtë të ndryshoni shpejtësinë e hapave sesa të ndryshoni pozitën e trupit, por të dyja do të kenë efekt të ngjashëm të parandalimit të lëndimeve,” thotë Metzl. Gjithashtu, ky trik i thjeshtë mund të ju bëjë vrapues më efikas.

Herën tjetër që të bëheni gati, shikojeni orën dhe numëroni sa herë këmba juaj e majtë prek tokën në një minutë. Synoni për 80 goditje për minutë (mbesin 160 si dhe goditjet me këmbën e djathtë.) “Nëse jeni duke bërë 60 apo 65 goditje në minutë me këmbën e majtë, kjo do të thotë që hapi juaj është shumë i madh, gjë që vendos forcë shtypëse në gjunjë,” thotë Metzl.

Një dolli për vrapim pa dhimbje nëse na lejon koha të dalim jashtë! ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + 1 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.