Triku për humbje të peshës që nuk jeni duke e përdorur

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Triku për humbje të peshës që nuk jeni duke e përdorur

Sa njerëz kanë humbur peshë vetëm për ta rikthyer edhe më shumë? Dhe cila femër pavarësisht moshës nuk ka qenë e kënaqur me madhësinë e trupit dhe formën e saj? Sjelljet problematike të ngrënies dhe lëvizja e peshës janë problemet e zakonshme afatgjate të programeve që fokusohen në humbje peshe, dhe shumë ekspertë thonë se humbja dhe shtimi i peshës është më i dëmshëm se sa mos të humbisni peshë fare.

article-weight-loss-woman-eating Triku për humbje të peshës që nuk jeni duke e përdorur

Enter Lynn Rossy, një psikologe e shëndetit nga University of Missouri, u përcaktua në thyerjen e zinxhirit të lëvizjes me peshë me programin “Ushqehu për të jetuar”. Rossy krijoj një plan 10 javor që integron ndërgjegjësimin e menjdes dhe aftësitë e ngrënies intuitive për të krijuar një marrëdhënie pozitive me ushqimin dhe trupin. Zgjedhjet tradicionale për humbje të peshës mbështeten në sygjerime të jashtme sikurse dietat e përshkruara, numërimi i kalorive, dhe peshoreve, ndërsa “ngrënia intuitive” përdor metoda të brendshme, duke përfshirë urinë dhe ngopjen, për t’i udhëhequr sjelljet e ngrënies. Ndërgjegjësimi i mendjes fokusohet në të qenit në dijeni dhe vendosjen e vetë rregullit. “Ushqehu për jetën” inkurajon njerëzit të jenë më të lidhur me sinjalet e brendshme trupore dhe jo numrat në peshore,” thotë Rossy.

Pasi Rossy vlerësoj efektivitetin e “Ushqehu për Jetë” dhe publikoj rezultatet ne American Journal of Health Promotion. Studimet e saj pyetën nëse trajnimi i aftësive në ngrënien intuitive dhe ndërgjegjësimin mendor mund të ndihmonin në ndryshime pozitive në zgjedhje ushqimore dhe imazh trupor. Ajo përfundoi kërkimet e saj në vendin e punës me 128 femra pesha e të cilave sillej nga normale deri tek mbipeshë dhe të cilat kishin provuar shumë programe dietale gjatë jetës së tyre. Për t’i treguar ndryshimet, Rossy mati rezultatet para dhe pas duke përdorur pyetësorë. Ajo zbuloi që, krahasuar me femrat që nuk ishin të përfshira në program , pjesëmarrëset raportuan më pak probleme me ngrënie sikurse agjërimi dhe pastrimi.

Shumë punëdhënës u ofrojnë punëtorëve programe për mirëqenie për të promovuar stile jetësore të shëndetshme dhe kështu të shkurtojnë shpenzimet e sigurimit shëndetësor.; sidoqoftë, shumica e punëdhënësve ofrojnë humbje peshe tradicionale, të pavetëdijshëm për pasojat. Qasje të reja sikurse Ushqehu për Jetë ofrojnë një alternativë të zbatueshme për punëdhënësit dhe të tjerët që duan të shkatërrojnë rrjetin e dietës-shtimit të peshës. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 1 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.