E tmerrshme! 83% e doktorëve punojnë përderisa janë të sëmurë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard E tmerrshme! 83% e doktorëve punojnë përderisa janë të sëmurë

Të gjithë kemi shkuar në punë me ftohje ngjitëse. Javë të kaluara duke planifikuar një prezantim nuk mund të humbin vetëm për shkak të disa teshtitjeve. Plus që nuk po rrezikojmë shëndetin e askujt apo jo? Epo, vija në mes të “shumë e rrezikshme” dhe “e sigurtë” nuk është edhe aq e qartë, pasi që 8 prej 10 doktorëve pranojnë që punojnë përderisa janë të sëmurë edhe pse e dinë se ajo i rrezikon pacientët (dhe kolegët).

article-lifestyle-doktor-semure E tmerrshme! 83% e doktorëve punojnë përderisa janë të sëmurë

E përderisa kjo duket shumë papërgjegjësi, arsyet e doktorëve janë, në fakt, të njëjta si tonat: 98% thanë se shkojnë në punë edhe në kushte të vështira sepse nuk duan të zhgënjejnë kolegët; 95% ishin të brengosur se nuk do të kishte staf të mjaftueshëm nëse ata mungonin dhe 93% thanë se nuk duan t’i zhgënjejnë pacientët, raporton një pyetësor i publikuar në JAMA Pediatrics.

“Për shekuj me radhë, një parim udhëzues për punëtorë e shëndetit ka qenë “para së gjithash, mos bëj keq,” shpjegon një artikull në të njëjtën revistë. “Edhe pse kjo thënie aplikohet më shumë në intervenime terapeutike, po ashtu do të thotë se punëtorët nuk duhet të shpërndajnë infeksione te pacientët, sidomos tek ata që janë më të dobët.”

Kjo është më shumë sesa thjeshtë shpërndarje e virusit, në fakt: Pamundësia e pushimit, të paktën edhe për një ditë mund të çojë te humbja e energjisë te profesionistët mjekësorë, sugjerojnë autorët e studimit. Pasi që të gjithë e dimë sa vështirë është të kryejmë punë kur jemi pa energji, kjo nuk është ajo çfarë duam për njerëzit që kujdesen për shëndetin tonë.

Lajmi i mirë? Përderisa shumica absolute e M.D dhe R.N mund të sëmuren një herë në vit, shumica nuk e ka këtë zakon, më pak se 10% pranuan se kur janë sëmurë deri në 5 herë në vit. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + eight =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.