Si t’i shndërroni ushtrimet në një zakon që e doni

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Si t’i shndërroni ushtrimet në një zakon që e doni

Nuk keni motivim për të lëvizur? Mund të jeni duke menduar për ushtrimet në mënyrë të gabuar. Kjo sepse ushtrimi duhet të jetë shpërblim- dhe ne jemi kushtëzuar ta mendojmë si dënim, thotë Michelle Sega, Ph.D, shkencëtarë motivimi dhe autore e Mos u lodh: Mënyra si shkenca e motivimit mundëson një jetë me palestër.

article-lifestyle-ushtrime-zakon Si t’i shndërroni ushtrimet në një zakon që e doni

Në fakt, njëra nga mënyrat më të mira për të ndërtuar motivim që zgjatë për të qëndruar në formë është të mësoni si të mos stresoheni për gjërat që zakonisht lidhen me ushtrime- kontrolli ndaj peshës, parandalimi i sëmundjeve, forca dhe qëndrueshmëria. Zbavitja me ushtrime ju ndihmon të vazhdoni ti bëni-hulumtimi e vërteton këtë gjë. Pra, jeni gati të shkelmoni motivim kohëshkurtër dhe të përqafoni motivimin e nevojshëm për të ushtruar për tërë jetën?

Mos e kufizoni aktivitetin tuaj vetëm në palestër

Ushtrimet e juaja jo domosdoshmërish duhet të bëhen në palestër apo me një trajner që ju rri mbi kokë. Aktiviteti fizik mund të zhvillohet në kontekstin e jetës së përditshme, thotë Segar. Kjo është mënyra më e mirë që ushtrimet ti shndërroni në zakon! Hidhni një sy jetës suaj të përditshme dhe zbuloni ku qëndron fshehtësia, sugjeron ajo. Një nga mënyrat e preferuara të Segar për të futur vjedhurazi ushtrimin në aktivitet ditor? Duke e marrë rrugën e gjatë- distancën më të gjatë për çfarëdo vendi. Po ashtu ajo pret në mënyrë aktive, duke ecur përderisa djalin i saj është në ushtrime të karatesë për shembull, dhe e aktivizon jetën familjare ashtu që ata e forcojnë lidhjen dhe ushtrojnë më shumë.

Trajtojeni fitnesin si dhuratë

Ushtrimet nuk duhet të trajtohen si diçka që “duhet ” të bëni. Ndërrojeni mentalitetin tuaj ashtu që të shihni ushtrimet si dhuratë për trupin tuaj, në vend të barrës dhe do ta kushtëzoni veten që ta duani, thotë Segar. Keni nevojë për dëshmi? A nuk ndiheni të mbushur me energji dhe të lumtur pas një ushtrimi të mirë? Ndjenja e gjallërimit dhe revitalizimit është një dhuratë që ja jepni vetës, thotë ajo. Të mendoni për ushtrimet në këtë mënyrë- dhe të bëni aktivitete që ju bëjnë të lumtur-do të ju japë shpërblim të menjëhershëm, që ju jep inspirim.

Caktoni qëllime për të mësuar

Janë dy lloje qëllimesh: qëllimet e performancës (si të ushtroni pesë herë në javë për të humbur 6 kilogramë) dhe qëllime mësimore (të zbuloni si të qëndroni në formë për tërë jetën). Shumë prej nesh përcaktojnë qëllime të perfomancës, sidomos kur mendojmë për ushtrime dhe humbje peshe. Hulumtimi në fushën e edukimit ka gjetur se megjithatë. qëllimet mësimore janë më motivuese, thotë Segar. “Kur qëllimi ynë është të mësojmë, jemi natyralisht kurioz e të interesuar dhe i përkushtojmë vëmendje sfidave që na dalin përpara “. Kjo ju mban të investuar në afatgjatë- përderisa ka gjithmonë diçka për të mësuar, fuqia e vullnetit zvogëlohet kur përmbushni një qëllim të performancës, si vrapimi 10K. Nuk jeni të sigurt se nga t’ia filloni? Mjeshtëroni ngritjen e shkëmbinjve në ambiente të mbyllura, çiklizmin rrugor apo regjistrohuni për kurse të reja çdo javë.

Fokusoni në lumturinë pas ushtrimeve

Vendimi juaj ditor për të ushtruar (apo jo) me siguri është emocional dhe jo logjik, shpjegon Segar (Pjesa më e madhe e marrjes së vendimeve vjen nga sistemi juaj emocional). Kështu, arsyetimet që ja thoni vetës ( “Jam shumë i lodhur! Nuk më vjen të ushtroj! Më përpara do të flija!-injoroni! Hulumtimi nga University of Pennsylvania zbuloi se reagimet emocionale bazohen në ndjenja të menjëhershme, kurse marrja e vendimeve logjike është e fokusuar në një rezultat të së ardhmes. Futeni në përdorim pjesën logjike duke u fokusuar në atë se sa mirë do të ndiheni menjëherë sapo ta përfundoni ushtrimin. Mendimi i përfitimit të menjëhershëm do të ju nxjerrë nga shtrati sepse i drejtohet anës suaj emocionale (ndihuni mirë tani) dhe anës suaj logjike (rrobat e banjës do të rrinë shumë bukur muajin e ardhshëm!). Me kohë, aq do të mësoheni të mendoni për ushtrimet si diçka që ju bëjnë të ndiheni mirë sa nuk do ti mendoni më si detyrë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + two =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.