Si t’i ndihmoj të dashurit të humb peshë?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Si t’i ndihmoj të dashurit të humb peshë?

Ju keni filluar një dietë të shëndetshme dhe një jetë aktive fizike-por jeni të brengosur se i dashuri juaj nuk po e bën të njëjtën gjë. Ju dëshironi në ndihmoni por frika mbetet një temë e prekshme. A është e vlefshme ta përmendni apo duhet ta mbani gojën mbyllur? Përgjigja është: Varet. Shikoni 10 sugjerimet se si të adresoni problemin e peshës të të dashurve tuaj.

article-humbje-peshe-cifti Si t’i ndihmoj të dashurit të humb peshë?

1. A ka në të vërtetë ky person ndonjë problem shëndetësor? Vetëm se i dashuri juaj ju duket mbipeshë, ose e shihni duke ngrënë ushqime të caktuara ajo nuk do të thotë se ka probleme shëndetësore. Përpara se të shprehni brengën tuaj, kuptoni më shumë rreth shëndetit të tij/saj duke bërë pyetje si ‘’ Si shkoi me doktorin? Si dolën analizat? Njerëzit mund të bëhen defensivë (dhe me të drejtë!) nëse ju supozoni se janë të pashëndetshëm duke u bazuar vetëm në porosinë e tyre për darkë.

2. Flisni për veten tuaj. Në vend se t’ia vini në dukje ‘’problemin’’ atij ose asaj, tregoni të dashurve tuaj se jeni të brengosur dhe jini specifik. Një zakon i mirë është që gjithmonë të filloni fjalitë me ‘’Unë’’ e jo ‘’Ti’’. Provojeni këtë: ‘’ Jam shumë e brengosur që doktori tha që ke predispozita për diabet. Si mund të ndihmoj? Mos e provoni këtë ‘’ Ke fituar shumë peshë. Më shumë ushtrime do të ndihmonin shumë’’. Brenga duhet të shprehet me dashuri, jo me kritika apo kërkesa.

3. Bëhu rezultat pozitiv. Sjellja ndikohet shumë nga pasojat/rezultatet. E vetmja fuqi e jona për të ndikuar sjelljet e të tjerëve është përmes reagimeve tona ndaj tyre, pasiqë reagimet tona janë pasojat e tyre. Jepni komente pozitive e të sinqerta kur të dashurit tuaj kanë ndonjë arritje shëndetësore, pa marrë parasysh sa e vogël është ajo. ‘’Wow, mami, ke ecur shumë këtë javë!’’ Të dashurve tuaj u duhet një nxitëse tifozësh dhe ajo/ai duhet të jesh ti.

4. “Duhet patjetër të vish me ne.” Ftoni të dashurit tuaj të ju bashkëngjiten në aktivitetin tuaj shëndetësor. Ftojeni motrën tuaj të regjistrohet për një ecje 5k me ju, apo sugjeroni lojë me birila në një natë kur do të shikonit filma zakonisht. Ki konsideratë për nivelin e aktivitetit të të dashurve tuaj por mos shkoni deri në atë pikë sa të ftoni atë të marrë pjesë në triatlon. Aktivizimi i përbashkët është një mënyrë fantastike për të kaluar kohë së bashku.

5. Jepni dhurata të shëndetshme. Kur vjen koha e ditëlindjes apo ndonjë feste tjetër, blini të dashurve tuaj një dhuratë të shëndetshme që ajo ose ai do ta pëlqente. Për shembull, në vend të luleve, shkoni me një shportë frutash. Në vend të një dhurate -kartelë për restorante me nivel të lartë të kalorive, blini një për ushqimore të shëndetshme. Nëse nënës i pëlqen të vallëzojë, atëherë bliniasaj mësime private të vallëzimit. Dhurata duhet të përkojë me interesat e të dashurve tuaj. Për shembull, një set i DVD-ve me ushtrime mund të duket më shumë si paralajmërim sesa dhuratë.

6. Ji i kujdesshëm me mesazhet e përziera. Sigurohuni që të mos shprehni brengë për shëndetin e të dashurve tuaj dhe më pas ti dërgoni në një darkë bufe apo të sillni ushqim junk apo të ankoheni që duhet të kujdeseni për fëmijët kur ajo është në palestër. Në mënyrë pasive, kjo do të bëjë që mundi juaj të mos ketë vlerë.

7. Kuptoni sfidat. Edhe pse ju i keni mundur sfidat tuaja, të dashurit tuaj mund të kenë sfida tjera të cilat nuk i kanë fituar ende. Kur dikush nuk fillon me ndryshime të shëndetshme, shpesh supozojmë se ata kanë vendosur vetë ashtu por përvoja e tyre mund të jetë shumë më e vështirë sesa ju mund të mendoni. Dëgjoni, tregoni ndjeshmëri për sfidat e tyre dhe jepni kontribut vetëm kur ju kërkohet.

8. Vazhdoni rrugën tuaj. Shumica e njerëzve të cilët do të donin të jetonin një jetë më të shëndetshme por nuk e bëjnë është sepse kanë vështirësi të fillojnë. Kjo gjendje e të dëshiruarit por e mos të bërit quhet ambivalentë. Duke u munduar të bindësh një person ambivalent që të fillojë, ju mund ta largoni më shumë nga ai qëllim. Nëse ata janë të mendjes që ‘’ E di që ushtrimet më bëjnë mirë, por është vështirë të gjej kohën’’, kurse ju i thoni ‘’Por ti me të vërtetë duhet të ushtrosh!’’ mund të shtyjë ata të vazhdojnë me arsyetimet se sa vështirë është. Në vend të asaj, ndërrojeni perspektivën. Mundohuni të tregoni mirëkuptim për ambivalenten e tyre duke thënë ‘’Tingëllon sikur je shumë i zënë dhe do ta kesh vështirë të gjesh kohën. Ndoshta tani nuk është koha më e mirë?’’. Sipas të gjitha gjasave, një person ambivalent do të fillojë të gjejë arsye se pse mund të fillojë duke thënë ‘’Jo unë vetëm po gjej arsyetime se mund të gjej kohën. Duhet të mos kaloj kaq shumë kohë në punë’’.

9. Ndërpritni përpjekjet jo-produktive. Ngacmime të tipit (‘’A ke ushtruar sot’’), agresion pasiv ( ‘’A do ta hash atë’’), ligjërata (‘’Ushtrimet janë të rëndësishme sepse…’’) dhe taktika frikësuese (‘’A e di sa i tmerrshëm është diabeti’’) jo vetëm që nuk bëjnë punë por zakonisht rezultojnë në mllef. Ju mund të nxisni sjellje mospërfillëse ku ai person do të jetë më rezistent ndaj ndryshimit apo qëllimisht do të veprojë kundër dëshirave tua që të ju zemërojnë.

10. Lëreni – Nëse biseda po ju shkakton stres juve apo të dashurit tuaj, nuk është shëndetshme të vazhdoni. Shfaqja e brengës dhe mbështetja janë të mira por duhet të dini kur të ndaloni. Asgjë nuk aq e vlefshme sa të prishni kohën që kaloni bashkë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 + eighteen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.