Tetë super frutat për shëndet më të mirë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Tetë super frutat për shëndet më të mirë

Ka diçka shumë me rëndësi që nuk jeni duke bërë – dhe nuk jeni të vetmit sepse shumica e njerëzve janë po aq të dobët në këtë pikë sa edhe ju. Shumë njerëz nuk e mbushin gjysmën e pjatës të rekomanduar me pemë dhe perime, dhe nëse ju jeni pjesë e këtij grupi atëherë është diçka që duhet ta adresoni, sepse dieta juaj ka gjasa të ketë mungesë vitaminash, mineralesh dhe antioksidantë për të cilat trupi juaj ka nevojë – dhe jo, fruta të konservuara dhe lëngje të ndryshme nuk llogariten. Nëse një mollë në ditë e mban mjekun larg, atëherë të dhënat në këtë faqe mund ta lenë atë të papunë.

Tetë super frutat për shëndet më të mirë Tetë super frutat për shëndet më të mirë

1. Shega

Nëse keni vuajtur ndonjë herë nga mosfunksionimi erektil, provoni ta shtoni këtë “viagër natyrale” në dietën tuaj të përditshme. Hulumtimet tregojnë se përbërësit e fuqishëm antidoksidantë të cilat gjinden në fara dhe lëng të shegës do të ju ndihmojnë t’i riparoni dëme oksidative – të cilat nutristja Oz Garcia PhD i quan “ndryshk natyral” – të sistemit vaskular që luan rol shumë të rëndësishëm në aftësinë për të arritur dhe ruajtur ereksionin. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse disa teolog mendojnë që shega dhe jo molla ka qenë frutë i ndaluar në kopshtin e parajsës.

2. Molla

Një mollë e madhësisë mesatare është e mjaftueshme për ta mbushur trupin tuaj me katër gram fibra të tretshëm – 17% e vlerës së përditshme apo sasisë që ju duhet çdo ditë. “Kjo është e rëndësishme për shëndetin e zorrës së trashë dhe nivelet kontrolluese të sheqerit në gjak”, thotë Elson Haas, MD, autor i Staying Healthy with Nutrition. “është gjithashtu burim i rritjes së imunitetit dhe vitaminës C”. Mollët gjithashtu përmbajnë edhe veti anti-alergjike.

3. Rrushi

Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i lartë i karbohidrateve pas ushtrimeve prodhon sasi të madhe të glikogjenit. “Rrushi është një frutë higlicemik”, thotë dietisja Gjoni Kiefer. “e cila e bën ata një rosticeri ideale pas trajnimit.” Rrushi, përveç disa mineraleve tjera esenciale, është i ngarkuar edhe me vitamina A, C dhe B6, dhe folate.

4. Qershitë

Jonny Bowden, Ph.D., autor i 150 Foods healthiest on Earth, thotë se inflamacioni në trup është shkaku kryesorë i shumë sëmundjeve dhe shqetësimeve. “Inflamacioni kronik mund të bej kërdi në sistemin tuaj të enëve të gjakut” thotë ai “por shumë njerëz vuajnë edhe nga inflamacione akute të shkaktuara nga lëndime të ndryshme sportive.” Studimet sugjerojnë se dhembjet mund të lehtësohen duke ngrënë qershi të tharta. Këto të fundit kanë përqendrim të lartë të anthocyanins 1 dhe 2 të cilat ndihmojnë të bllokojnë enzimet dhe inflamacionin.

5. Manaferrat

Garcia rekomandon manaferrat për fuqinë e tyre të jashtëzakonshme dhe përmbajtje të vitaminës K (36% te vlerës ditore). “Kjo është shumë e rëndësishme për meshkujt për arsye se ka treguar të zvogëloje rrezikun nga kanceri i prostatës” thotë ai. “Gjithashtu posedon sasi të lartë të mineraleve me përmbajte të magnezit, e cila ndihmon për të mbështetur prodhimin optimal të testëronit.” Manaferrat, së bashku me mjedrat janë të pasura edhe me luten antioksidantë që ndihmon në përmirësimin e të pamurit dhe të parandalojë degjenerimin makular.

6. Grejpfruti

Një studim i klinikës së famshme Scripps për “Grapefruit Diet” ka treguar se pjesëmarrësit të cilët kanë ngrënë nga një gjysmë fruti para çdo shujte kanë humbur afër 2 kg për 12 javë. “Është simulant i madh i oreksit”, thotë Bowden. “Gjithashtu përmban pektin, një fibër e tretshme, që ndikon për të ngadalësuar përparimin e arteriosklerozës.” Shmanguni ngrënies së grejpfrutit gjatë marrjes së terapive dhe medikamenteve të ndryshme. “Grejpfruti bashkëvepron me enzimat e mëlçisë në mënyrë që mund të mbajë ilaçet në sistemin tuaj më gjatë se sa pritet.”

7. Limoni

“Acidi citrik në limon ndihmon për t’i prishur lipoidet dhe ndihmon tretjen e ushqimit.” Thotë Haas, i cili përgatitë një limonadë 10 ditore të pastruar dhe reduktuar yndyrën e trupit dhe kolesterolit. “Duke ja shtuar gotës me ujë nga gjysmë limoni për çdo mëngjes ndihmon mëlçinë dhe fshikëzën e tëmthit.” Pini disa gota me limonadë të freskët para çdo takimi. Aroma energjike të cilën e posedon ndikon në zbutjen e lodhjes, ankthit, nervozizmit dhe mund të rrisë përqendrimin dhe vigjilencën.

8. Papaja

Papaina është një enzimë që gjendet në papaja e cila ndikon në lehtësimin e gazit nga mostretja. Një enzime tjetër e saj, chymopapain, është përdorur për lehtësimin e inflamacionit. “Kur të blini papaja,” thotë Garcia, “shikoni ato që janë më së shumti të verdha.” ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 20 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.