Super-ushqimi i gjelbër që duhet të ishit duke ngrënë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Super-ushqimi i gjelbër që duhet të ishit duke ngrënë

E keni ngrënë atë në sushin tuaj dhe me gjysmë-zemre jeni munduar ta hani atë të mbështjellur te supa juaj ramen njëherë, por alga e detit nuk ka bërë pjesë asnjëherë në shportën tuaj të ushqimit- e aq më pak në listën tuaj të blerjeve.

article-food-green-food Super-ushqimi i gjelbër që duhet të ishit duke ngrënë

Ne do ta ndryshojmë atë. Sapo të zbuloni se sa mirë mund të ju bëjë-dhe të gjitha mënyrat e shijshme me të cilat mund ta përdorni atë-do të ndaloni së menduari këtë perime të detit si vetëm një super-ushqim të sushit. Por në fillim, çka saktësisht e kemi fjalën kur themi perime të detit? Më e zakonshmja është nori, mbështjellësi i zi përreth orizit në sushin tuaj. Llojet e tjera të perimeve të detit janë kelp-zakonisht gjendet në supën miso, pastaj wakame, dulse dhe hijiki.

A jeni gati të provoni bimët oqeanike me emra të çuditshëm? Ja se çfarë do të merrni në këmbim për mundin tuaj dhe disa ide se si të filloni t’i përdorni:

Ato nxisin djegien e yndyrave

“Pa nivelet e mjaftueshme të jodit, funksioni juaj tiroid dëmtohet dhe bëhet më i vështirë për trupin tuaj të djegë yndyrat”, thotë nutricionistja Dana James, e cila sugjeron futjen e perimeve të detit në dietën tuaj të paktën tri herë në javë.

Alga e detit po ashtu përmban një përbërës të quajtur algjinatë, e cila ka dëshmuar të zvogëlojë absorbimin e yndyrës në mënyrë të konsiderueshme thotë autorja e Miracle Carb Diet: Bëni që kaloritë dhe yndyra të zhduken-me fibra.

Ato shmangin kancerin

Alga e detit është një burim i pasur i acidit folik i vitaminës B dhe studimet dëshmojnë se dietat e pasura me ushqime që përmbajnë folat si alga e detit mund të ulin rrezikun tuaj për kancer në zorrën e trashë në mënyrë të konsiderueshme” thotë Zuckerbrot. “Perimet e detit po ashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme të lignanit, përbërës i bimëve të njohura për vetitë e tyre mbrojtëse ndaj kancerit.

Ato e mbajnë kolesterolin nën kontroll

Sipas një studimi japonez të publikuar në British Journal of Nutrition (Revista Britanike e ushqimit), ngrënia e nori-t mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit. “Duke zëvendësuar rolet me petë, gjevrekët dhe bukën me nori, ju do të keni më pak karbohidrate të gatshme për tu shndërruar në kolesterol,” shpjegon James.

Si të gatuani me algat e detit

Me gjithë këto përfitime, nuk ka arsye për të mos shtuar perimet e detit në dietën tuaj. Ju mund të bëni supë të shijshme duke zierë algën e detit të njohur si wakame (zakonisht përdoret si bazë për supën miso), shtoni shijen e vezëve të fërguara me salcë të nxehtë dhe një sasi të vogël nori të thekur, përgatitni një drekë apo diçka më të lehtë, shpejtë dhe thjeshtë duke përdorur nori në vend të bukës dhe shtoni pak dulse në gjithçka prej ushqimeve të gatuara në vaj të nxehtë (stir-fry) e deri te supa. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − two =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.