Studimet e fundit mbi pleqërinë: 10 mënyra për të jetuar më gjatë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Studimet e fundit mbi pleqërinë: 10 mënyra për të jetuar më gjatë

Mosha mesatare e jetës njerëzore po rritej ngadalë gjatë shekujve, duke gjetur mënyra për përmirësimin e mjekësisë, higjienës publike, sigurisë, kushteve të punës, dhe mbi të gjitha vetëdijesimin tonë, të paktën në shtetet e zhvilluara. Sot, jeta mesatare njerëzore që nga lindja është 68.5 vjeçare për meshkuj dhe 73.5 për femra – por shumë njerëz jetojnë mbi moshën 80 dhe 90 vjeçare. Cila është mënyra më e mirë që të siguroheni që do jetoni më gjatë? Më poshtë gjeni 10 këshilla që duhet t’i mbani mend.

article-health-happy-couple Studimet e fundit mbi pleqërinë: 10 mënyra për të jetuar më gjatë

1. Menaxhoni stresin

Kur jeni i stresuar, keni më shumë gjasa të sëmureni për shkak të sistemit imun të komprometuar. Gjithashtu keni më shumë gjasa të shihni rrathët e syve duke u rrudhur, apo flokë të thinjura. Kur jeni i stresuar, lodhja bëhet ndjenjë e përditshme dhe kënaqësia duket aq e largët sikur të ishte vetëm një kujtim i ditëve shkollore.

Pastaj vijnë të gjitha kërkimet shkencore që tregojnë se stresi kronik kontribuon në probleme të zemrës, diabet, obezitet, kancer, astmë, depresion dhe madje sëmundjen e Alzheimerit. Arsyeja që stresi mund të ketë ndikim kaq të madh në trupin tonë është sepse i shkurton telomeret, kapakët mbrojtës të cilët janë të vendosur në fund të kromozomeve, dhe të cilët janë të lidhur me shëndetin dhe jetëgjatësinë. Kur gjatësia e telomerëve vihet në rrezik, qelizat tona plaken më shpejtë. Mbajeni në mend: Nuk keni pse të ndiheni të stresuar. Mësohuni t’i tejkaloni situatat ne stres, depresionin, apo ankthin dhe kjo do të ketë ndikim tepër të madh në shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj. T’i marrësh gjërat shtruar të bën mirë edhe në nivel qelizor; duke i parandaluar ato që të plaken dhe të vdesin më shpejt, dhe i ndalon telomerët tuaj që mos të shkurtohen.

“Eventet stresuese përshpejtojnë plakjen e sistemit imunitar tek të rriturit, madje edhe në një periudhë të shkurtër prej një viti,” ka thënë Dr. Eli Puterman, një autor i studimeve mbi stresin.

“Një lajm i mirë megjithatë është që këto rezultate sugjerojnë që të jemi aktivë, të ushqehemi mirë dhe të bëjmë gjumë të mirë gjatë periudhave shumë stresues këto janë tejet të rëndësishme për të zbutur plakjen e qelizave imune.

2. Bëni ushtrime

Cila është gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj? Ushtrimet. Studimet e fundit tregojnë që ushtrimet dhe aktiviteti fizik reduktojnë rrezikun e pothuajse të gjitha llojeve të sëmundjeve që ekzistojnë- nga kanceri deri tek obeziteti. Ushtrimet ulin simptomat e artritit të gjurit deri në 47%, çmendurisë dhe alzheimerit deri ne 50%, diabetit 58%, dhe ankthit deri në 48%. Ndjeheni i stresuar dhe i lodhur? Dilni për një vrapim dhe do bëj mrekulli. Studimet kanë treguar që ushtrimet intensive janë më të mira për ju se sa ato mesatare apo të lehta, por çfarëdo sasie e të ecurit apo qëndrimit në këmbë ndihmon.

3. Mos pini duhan

Pirja e duhanit mund të shkaktojë kancer të mushkërive, sëmundje të zemrës, probleme të lëkurës, dëmtim të dhëmbëve dhe përshpejtim të plakjes. Sipas CDC, vdekshmëria e duhanpirësve meshkuj dhe femra është tri herë më e lartë sesa e jo duhanpirësve; tymi i cigareve përbën një prej pesë vdekjeve çdo vit. Për secilin muaj apo vit që hiqni dorë nga duhani, ju i shtoni më shumë vite jetës tuaj.

4. Mos merrni droga të rënda dhe mos pini shumë alkool

Një gjë tjetër që duhet të hiqni nga lista janë droga e rëndë sikurse heroina apo kokaina (marihuana është tregim tjetër; disa studime tregojnë që në fakt ajo mund të jetë e mirë për shëndetin, veçanërisht në zvogëlimin e ankthit dhe qetësimin e kokëdhmbjes). Vdekjet nga mbidoza e drogës janë shumë lartë të renditura në listat e të vdekurve në SHBA, posaçërisht tek të rinjtë. Gjithashtu, nëse bëheni i varur nga alkooli do shkatërroni veshket dhe organet tjera, sikurse edhe trurin dhe shëndetin mendor.

5. Mendoni sikur një i ri

Të ndjeheni të rinj mund të ju bëj të rinj – të paktën kështu ka zbuluar një studim i fundit nga JAMA Internal Medicine nga University College London. Hulumtuesit mësuan që njerëzit të cilët ndiheshin dy apo tri vite më të rinj se sa në fakt ishin kishin vdekshmëri më të ultë se sa ata që ndiheshin sipas moshës që i takonin apo më të moshuar. Këto rezultate janë mjaft magjepsëse, dhe na inspirojnë që mos të shqetësohemi kur plakemi për një vit, ndjenja që kemi brenda është ajo që ka rëndësi!

6. Shmanguni jetës ulur

Të qëndroni ulur gjithë ditën është po aq keq sa të pini duhan. Sidoqoftë ju mund ta tejkaloni këtë duke bërë të paktën gjysmë ore ushtrime në ditë, duke përdorur një tavolinë ku duhet të qëndroni në këmbë në punë, duke bërë shëtitje gjatë pushimit të drekës, dhe të ngriheni shpesh për të bërë zgjatje të muskujve dhe lëvizje.

Duke u plakur, është edhe më e rëndësishme të jeni fizikisht aktiv. Të pastroni, të lani enët, të rregulloni kopshtin, apo të ecni do e zvogëlojë rrezikun për sëmundje të zemrës, diabet apo depresion.

7. Ushqim të mirë (dietë mesdhetare)

Një mënyrë e lehtë për t’u ushqyer mirë është të përcillni një dietë mesdhetare, e cila është e pasur me ushqime të shëndetshme për zemrën sikurse salmon, arra të mbushura me proteina, dhe shumë perime. Studimet tregojnë gjithmonë që mbajtja e këtij regjimi ushqimor mund t’ju bëj të jetoni më gjatë, gjithashtu t’ju siguroj përfitime shëndetësore sikurse t’u mbrojë nga sëmundjet e zemrës dhe Alzheimeri.

Ushqim i shëndetshëm nuk do të thotë të hani thjeshtë, ushqime të mërzitshme sikurse perime të pa gatuara. Por mund të thotë të hani pasta, drithëra, fruta deti, bukë dhe vaj ulliri, domate me djathë e shoqëruar me një gotë verë. Populli evropian francezët dhe grekët njihen si popull që ushqehen mirë dhe qëndrojnë në formë – kjo ndodh për shkak se ata konsumojnë çdo gjë me masë.

8. Qëndro nxënës gjatë gjithë jetës

Mos u fut në grackën që thotë se duke u plakur, mendja hutohet dhe memoria shkurtohet. Në vend të kësaj, ndryshoje rutinën e mërzitshme ditore për të shtuar diçka të re. Ndjek ligjërata, vizito muze dhe lexo libra sfidues për ta mbajtur mendjen të mprehtë. Mëso një gjuhë të re. Udhëto në një vend të ri. Duke e mbajtur mendjen tuaj të re dhe të mprehtë në fakt ka treguar që do ju ndihmojë të jetoni më gjatë.

9. Mbajini miqtë afër

Është e vërtetë: Vetmia dhe izolimi shoqëror mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj mental, emocional dhe atë fizik, të keni një rrjetë të ngushtë shoqëror rreth vetes do ju bëj mirë. Një studim i publikuar këtë vit a zbuluar që vetmia mund të dërgojë drejt një vdekjeje të hershme në rang të njëjtë me obezitetin. Të keni mbështetje shoqërore redukton nivelin e stresit, rrezikun për vetëvrasje dhe depresionin. Sidomos në ditët e sotme modern kur njerëzit më së shumti komunikojnë përmes mjeteve digjitale dhe jetojnë vetëm, të mbani lidhjet me miqtë tuaj është e rëndësishme.

10. Qëndroni pozitiv!

Të gjeni një qëllim në jetën tuaj do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, sipas një studimi të vitit 2014. Edhe nëse jeni në fakultet, duke punuar, apo në pension, të caktoni qëllime dhe ta sfidoni veten do përmirësojë mënyrën si e shihni jetën, gjë e cila do ju bëj më të lumtur dhe më të shëndetshëm. Në fund të ditës, gjithçka ka të bëjë me të qenit pozitiv, të përqendrohemi në gjërat e mira, dhe asnjëherë mos të dorëzohemi. Kështu që herën tjetër kur të ndjeheni të lodhur dhe të ngecur, bëni disa qëllime afatshkurtra dhe afatgjate për veten tuaj. Pastaj ndërmerrni hapat e nevojshëm për t’i arritur ato. Të keni një ndjenjë qëllimi do rrisë produktivitetin dhe pozitivitetin tuaj, si dhe do t’ju ndihmojë të ndjeheni më mirë për veten, duke reduktuar stresin. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + eighteen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.