Studim i ri tregon se pijet energjike e lodhin zemrën

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Studim i ri tregon se pijet energjike e lodhin zemrën

Ndiheni sikur keni nevojë për gjumë në mes të ditës? Epo, me siguri nuk jeni të vetmit, sidomos në këtë periudhë të vitit. Me gjithë ato festa për pushime dhe blerje për të bërë, mund të keni nevojë për më shumë gjumë. E ndoshta, si shumë njerëz të deprivuar nga gjumi edhe ju i drejtoheni pijeve energjike për të ju ndihmuar të vazhdoni. Por mbahuni-dëshmi të reja tregojnë se ato pije popullore mund të kenë efekt negativ në zemër.

article-humbje-peshe-pija-energjike Studim i ri tregon se pijet energjike e lodhin zemrën

Sipas një studimi të ri të prezantuar së fundmi në takimin vjetor të Radiological Societyof North America, të rriturit e shëndetshëm të cilët konsuamuan pije energjike treguan të rrahura zemre të rritura në mënyrë të konsiderueshme. Studimi i vogël i cili ende vazhdon përbëhej nga 15 meshkuj të shëndetshëm dhe 3 femra të shëndetshme me moshë mesatare prej 27.5 vite. Rezultatet treguan se një orë pas konsumimit të pijes energjike e cila përmbante 400 mg/100 mltaurinë dhe 32 mg/100 ml kafeinë, rezonanca magnetike e secilit pjesëmarrës tregoi rritje të tendosjes dhe rrahjeve sistolike të barkushes së majtë të zemrës.

Hulumtuesit e përfshirë në studim thonë se nuk e dinë ende sigurt nëse ky ndryshim në ritëm të zemrës afekton aktivitetet ditore ose performancën atletike. Përderisa hulumtimi shtesë është i nevojshëm për të kuptuar efektin, ka mënyra më të shëndetshme dhe natyrale për tu mbushur me energji gjatë ditës. Preferohet ushqim që ka fibra dhe proteina për energji, në vend të sheqerit dhe kafeinës. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 7 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.