Stresi kronik mund të ju shkurtojë jetën

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Stresi kronik mund të ju shkurtojë jetën

Nuk duhet vizitë te doktori për të ditur se gjithë ai stres në jetën tuaj me siguri nuk është i mirë për ju. Por a e keni ditur se ndoshta po ju vret? Stresi kronik më parë është lidhur me rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës, diabet, kancer dhe sëmundje mendore. Nuk ndalon aty, sipas një hulumtimi të ri-stresi kronik mund të jetë duke ju shkurtuar jetën duke mos marrë parasysh rrezikun nga sëmundjet.

article-lifestyle-stres Stresi kronik mund të ju shkurtojë jetën

Shkencëtarë nga University of California, San Francisco kanë zbuluar një lidhje në mes të ankthit të vazhdueshëm dhe niveleve më të ulëta të klotho, një hormon që rregullon plakjen dhe jetëgjatësinë. Është zbuluar se klotho ndihmon në forcimin e arterieve, mbron kundër sëmundjeve kognitive dhe përmirëson densitetin e eshtrave-të gjitha gjëra që mund të ndihmojnë njerëzit të jetojnë mirë në moshë të shtyer. Më parë është menduar se hormoni pësonte rënie natyralisht si pjesë e procesit të plakjes, por ky hulumtim sugjeron se stresi i vazhdueshëm mund të shkaktojë rënien e parakohshme të këtij hormoni.

Studimi u bë me gratë të cilat ishin në stres të vazhdueshëm nga të qenit kujdestarë të fëmijëve me autizëm. Në krahasim me gratë që përjetojnë nivele normale të brengosjes dhe që kishin nivele normale të klothos, nivelet hormonale të kujdestareve ishin aq të ulëta se dikush me dekada më i moshuar. Përderisa ky ishte vetëm observim, hulumtuesit besojnë se presion mendor i vazhdueshëm mund të plakë gratë para kohe.

Por para se të stresoheni për stresin (seriozisht, kjo është gjëja e fundit që duam të ju shkaktojmë!), konsideroni këtë si nxitja e fundit për të ulur nivelet e stresit. Sipas autorëve të studimit, çelësi nuk qëndron tek reduktimi i presioneve ditore, por gjetja e mënyrave të shëndetshme për tu përballur me ato që i kemi ende.

Nuk ekziston jeta pa stres, por të mësuarit e menaxhimit të stresit jo vetëm që ju ndihmon të jetoni më gjatë por edhe të shijoni ato vite të jetës. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + eleven =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.