Si të shmangni marrjen e peshës kur jeni të lënduar

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Si të shmangni marrjen e peshës kur jeni të lënduar

A ju ka lënë një lëndim për pak kohë jashtë rutinës së juaj të stërvitjeve? Mos u djersitni. Derisa lëndimi mund të jetë një gjë frusteruese (dhe e dhimbshme), kjo nuk do të thotë se ju do të shtoni peshë. Në fakt, kjo mund të jetë një kohë e mrekullueshme për të pushuar nga stërvitjet e tanishme dhe të fokusoheni në forma të tjera për të qëndruar në formë. Lajmi i mirë është se kur trupi i juaj do të jetë i gatshëm të ju kthehet rutinës stërvitore, do të punoj më shumë se më parë, duke u bërë edhe më efektiv.

Në të njëjtën kohë ka tri mënyra që të shmangni marrjen e peshës derisa shëroheni.

article-humbje-peshe-lenduar Si të shmangni marrjen e peshës kur jeni të lënduar

1.Shikoni metodat alternative të ushtrimeve

Nuk mund të vraponi për shkak se keni lënduar gjurin? Kjo do të jetë një kohë e mirë që të provoni pilates me një instruktor të kualifikuar apo një terapist fizikal, thotë Lisa Hubbard themeluese e Rythm Pilates dhe ylli i “Element: Total Body Pilates with Mini Ball DVD. “Shumë terapist fizik përdorin pilates për të ndihmon në rritjen e lëvizjeve të një nyje, fijeve muskulore, risherimin e muskujve, për të sjell në formë trupin tuaj dhe për ta ndihmuar në marrjen e fuqisë dhe fleksibilitetit”.

Nëse lëndimi i juaj nuk është aq i rëndë, ju mund ta zëvendësoni duke goditur trotuarin me format e ulëta të ndikimit për zemër siç është çiklizmi apo noti. Të jesh jashtë rutinës së juaj të rregullt të stërvitjeve nuk është një gjë e keqe – mund t’ju jep juve motivim ekstra për të provuar diçka të re apo të rrisni fuqinë gjatë stërvitjeve derisa shëroheni. Sigurohuni që të bisedoni me çdo gjë me mjekun e juaj apo terapistin fizikal (nëse është e mundshme) para se të gjeni aktivitetin më të përshtatshëm dhe ata që assesi nuk bën ta bëni për shkak të lëndimit specifik që keni.

2.Filloni diçka të re, një shprehi të shëndetshme

Nëse nuk keni mundësi të bëni asgjë fizike derisa jeni duke u shëruar nga lëndimi, fokusohuni në një gjë të re, praktika shëndetësorë siç janë ushqimi apo të flini mirë. Hubbard sugjeron që dedikimi i kohës që ju keni kaluar duke vrapuar ta shfrytëzoni për të krijuar shprehi të tjera të shëndetshme që mund të ndihmojnë në humbjen e peshës apo mbajtjen e formë duke u ushqyer me ushqim më të gjallë. Provoni pak receta të reja apo eksperimente duke shtuar më shumë ushqim të pazier për vaktet e juaja. “Të konsumoni ushqim të pazier do të pashmangshmërisht do t’ju mbaj në peshën e duhur gjatë shërimit, madje mund të humbni edhe disa kilogram”, thotë Hubbard.

Koha e juaj e shërimit po ashtu do të jetë një mundësi e mirë që ju të ngopeni me gjumë të mjaftueshëm. Duke bërë një gjumë kualitativ ju do të mund të shëroheni dhe të humbisni peshë pasi që djegia e kalorive të juaja vazhdon, kështu që sigurohuni se flenë në mes të 7-8 orë gjatë një nate.

3. Ndihmoni të tjerët

Një lëndim gjithmonë mund të kthehet në një justifikim si keqardhje për vetveten duke qëndruar në shtrat me një qese çipsa. Në vend të kësaj, pse nuk kërkoni dhe e ndihmoni dikë i cili mund të jetë edhe më keq sesa ju jeni? Të shpenzosh kohën e juaj, shërbimet apo ndonjë vizitë do të ndihmojë dikë për të mbledhur mendjen sepse edhe ai është në të njëjtën situatë dhe kështu mund të bisedoni për ushtrime, thotë Hubbard. “I jap besim të tjerëve, qoftë për bamirësi apo për shërbime të tjera – kjo mund të shpërblehet, ju plotëson dhe ju mbush me elemente të mira që shlyejnë dëshiron për ta vizituar shpesh kuzhinën”.

Në fund, mos harroni se palestra nuk është i vetmi vend që djeg kaloritë. Sa më aktiv që jeni gjatë jetës së juaj ditore, aq më mirë (edhe nëse përpiqeni që të fitoni terren në rreth), përdoreni këtë kohë për të shëruar dhe për t’u kujdesur për vetveten (duke marrë këshillat e mjekut) dhe të tjerëve, dhe në fund mund edhe të humbisni peshë vet. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × four =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.