Si të shmangni marrjen e peshës kur hani vonë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Si të shmangni marrjen e peshës kur hani vonë

Keni punë deri vonë dhe nuk keni asgjë në frigorifer, kurse stomaku ju ulurin duke ju kërkuar diçka për të ngrenë – edhe pse ju përpiqeni që të kufizoni ushqimin e natës deri në kufi. Të gjithë ne e kemi bërë këtë ndonjëherë. Derisa tani kemi një tjetër studim që konkludon që konsumimi i vakteve natën vonë mund të jetë sekret i dietës tuaj, nutricistët nga ana tjetër thonë që ka një mënyrë të re për t’u ushqyer gjatë natës pa fituar peshë.

Humbje-peshe-00003a Si të shmangni marrjen e peshës kur hani vonë

Studimi i ri është publikuar në gazetën Cell Metabolism ka zbuluar që minjtë që kanë pasur mundësi të hanë një dietë me përqindje të lart yndyre për vetëm tetë orë, kryesisht gjatë orëve të ditës ishin më të shëndoshë dhe më të hollë se sa ata të cilët kanë konsumuar këtë ushqim gjatë tërë ditës – pavarësisht konsumit të njëjtë të kalorive. Por çfarë është e mirë për minj a është e mirë për njeriun? Përgjigja gjendet të vet-kontrollimi.

“Frenimi i ushqimit tek njerëzit është shumë më pak i kontrolluar dhe ne mbështetemi më shumë në një ambienti të shëndetshëm dhe vullnet – një gjë që shumica e njerëzve vuajnë nga kjo”, thotë Heather Mangieri, R.D, një specialiste e certifikuar në ushqimin për sporte dhe zëdhënëse për Academy of Nutrition and Dietetics. “Orët e mbrëmjes janë kur shumica e njerëzve do të pranojnë ushqimin jashtë kontrollit, që nga koha kur puna përfundon dhe është koha për relaks”.

Çështja është te jemi të dobët, megjithatë?

Ndonjëherë ushqimi natën vonë është e vetmja zgjidhje. Me orë të gjata të punës dhe obligime pas punës, në disa ditë ju mos mendoni për darkë deri në ora 8 të mbrëmjes. Lajmi i mirë, sipas Mangieri, është se pak ka rëndësi se kur darkoni por më shumë është ajo se çfarë ushqimi keni në pjatë. Këtu keni disa këshilla se çfarë duhet të hani natën vonë.

Shkurtoni ushqimet me karbohidrate

“Nëse darkoni në orën 8 të mbrëmjes dhe koha e gjumit është dy orë më vonë, sasia e vaktit duhet të jetë e vogël dhe përfshin një sasi të vogël të karbohidrateve”, thotë ajo. “Preferoni më shumë ushqime pa dhjam dhe hani më shumë gjëra bimore kështu që ende do të mund të plotësoni nevojat e juaja ushqyese pa kaloritë e natë”.

Mos e shmangni darkën!

Zgjedhja për ta lënë nuk është një opsion i mirë, ashtu sikurse është shmangia nga vakti bashkë më të: “Të shkoni në krevat me një stomak që hungëron bën që ju mos të flini mirë apo mos të flini farë, rrit përpjekjen për të ngrenë edhe në mes të natës duke prishur gjumin”, thotë Mangieri.

Mbani në kontroll urinë e mesnatës

“Për ta zbutur urinë e stomakut para se të shtriheni, konsumoni ushqime me më pak proteina si një ve gjysmë të zier apo një pjesë djathë”, thotë ajo – sikurse një mi që mund të bëj.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + three =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.