Shkenca: Pse është kaq e vështirë të heqim dorë nga sheqeri

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Shkenca: Pse është kaq e vështirë të heqim dorë nga sheqeri

Stresi dhe sheqeri janë si gjalpi i kikirikëve dhe xhelatina: Është e vështirë ta merrni njërën pa ju tërhequr edhe tjetra.

article-ushqim-donuts Shkenca: Pse është kaq e vështirë të heqim dorë nga sheqeri

Tani, një studim i ri i vogël në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism mund të na tregojë pse: Hulumtuesit në UC Davis zbuluan se të ngrënit sheqer pengon lirimin e hormonit të stresit të quajtur kortizol. Me fjalë të tjera, sheqeri na qetëson kur ndihemi të stresuar dhe mund të na shtyjë të kthehemi për gjithnjë e më shumë.

Nëntëmbëdhjetë gra u caktuan në njërën nga dy dieta: E para përfshinte konsumimin e pijeve të ëmbëlsuara me sheqer klasik, kurse e dyta përfshinte pije me ëmbëlsues artificial aspartame. Përgjatë gati 2 javëve të eksperimentit, gratë kaluan nëpër teste stresi kurse hulumtuesit bënë skenime truri dhe testuan nivelet e kortizolit. Rezultati final? Gratë të cilat kishin pirë pije të ëmbëlsuara me sheqer e kishin shtypur kortizolin kurse ato që kishin pirë pije me aspartame nuk e kishin bërë të njëjtën gjë.

Kjo nuk do të thotë se gjithçka është përfundimtare: Ëmbëlsuesit artificial kanë qenë të lidhur me shumë probleme shëndetësore si diabeti dhe shtimi në peshë. Mirëpo ky studim është i pari që tregon se vetë sheqeri mund ta forcojë zakonin e të ngrënit gjëra të ëmbla kur jeni në stres, zakon i cili duket i pamundur të thyhet. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 6 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.