Shkenca prapa varësisë nga mediet sociale

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Shkenca prapa varësisë nga mediet sociale

Thirrja e medieve sociale mund të jetë e vështirë për tu rezistuar, sidomos kur jeni duke punuar në një projekt të vështirë, duke i larë rrobat apo duke bërë diçka më pak interesante sesa të kontrolloni çfarë kanë bërë shoqëria juaj gjatë fundjavës. Në fakt, është një arsye për varësinë ndaj Facebook-ut (çmendurinë e Instagramit dhe maninë e Twitter-it). Sipas një studimi të ri nga UCLA, kur kemi nevojë për pushim mendor, atëherë truri jonë kërkon interaksion social.

article-lifestyle-shkenca-varshmeria Shkenca prapa varësisë nga mediet sociale

“Natyra sociale e trurit ka bazë biologjike,” tha autori kryesor Matthew Lieberman, Ph.D, profesor i psikologjisë dhe psikiatrisë dhe shkencave bio-bihevioerale në UCLA. “Kur dua të bëj një pushim nga puna, lidhja trunore që vjen është i njëjtë me atë që vjen kur jemi duke naviguar nëpër Facebook dhe duke parë çfarë kanë bërë miqtë tanë.”

Hulumtuesit treguan fotografi të njerëzve, ngjashëm me ato që i sheh në media social. (Pra shumë foshnje dhe njerëz duke ngjitur malet me qentë e tyre?) Secila foto vinte bashkë me përshkrim fizik të personit ose me një përshkrim të ndjenjave të atij personi. Njerëzit që shihnin këto të fundit përjetuan aktivitet më të madh në korteksin pre-frontal, duke shfaqur lidhje sociale vetëm me të parë foton. Ata zbuluan të njëjtën strukturë të sjelljes së trurit kur njerëzit bënin pushime mendore, duke i çuar në përfundimin se ne jemi të programuar të kërkojmë njerëz të tjerë kurdo që nuk jemi duke punuar.

Fajësojeni korteksin pre-frontal dorsomedial për ndjekjet në Facebook, sepse kjo është struktura e trurit përgjegjëse për të na bërë të shohim botën me sy social. Kur kjo pjesë e trurit aktivizohet, ju jeni më perceptiv ndaj njerëzve tjerë dhe krijojmë gjykime më të shpejta për emocionet e tyre- rreth 10% më shpejt, për të qenë i saktë.

“Mund të mos duhet si përparësi e madhe, por të qenit 10 përqind më të shpejt, kohë pas kohe, në secilën bisedë njeriu do të jetë më mirë i përgatitur dhe më në kontroll të jetës së tyre sociale,” shpjegoi Lieberman, duke shtuar se ky neps i trurit për bashkëveprim social mund të shpjegojë “varësinë” ndaj medieve sociale që shumë prej nesh e ndjejnë.

Koha e kaluar vetëm na bën gati të shohim botën shoqërisht në aspektin e mendimeve të njerëzve të tjera, ndjenjave dhe qëllimeve të tyre, tha Leiberman. “Kjo tregon që është e rëndësishme; truri nuk i ndez sistemet pa arsye. Ne ecim me trurin i cili përpiqet të bëjë vetën të mendojë për mendje të tjera.”

Por ju duhet të keni kujdes, pasi që varësia emocionale në media sociale dhe teknologji është diçka që mund të ju ndodhë.

Pra, herën tjetër kur doni të kontrolloni Facebook-un edhe njëherë para takimit  tuaj, mos u ndieni fajtor-ai pushim social mund të jetë saktësisht çfarë mendja juaj ka nevojë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + 6 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.