Sheqeri e ul nivelin e hormonit të stresit më shumë se sheqeri artificial (aspartame), thonë studiuesit

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Sheqeri e ul nivelin e hormonit të stresit më shumë se sheqeri artificial (aspartame), thonë studiuesit

Sheqeri është një reduktues më efektiv i stresit se sheqeri artificial diabetik, sugjeron një studim i ri botuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism.

article-food-sugar Sheqeri e ul nivelin e hormonit të stresit më shumë se sheqeri artificial (aspartame), thonë studiuesit

Për 12 ditë, studiuesit e kanë vëzhguar marrjen e lëngjeve të 19 femrave të cilat u paraqitën vullnetarë për këtë studim.

Gjatë kësaj kohe, tetë femra konsuamuan tre pije në ditë të cilat ishin të ëmbëlsuara me sheqer artificial – ku Diet Pepsi së shpejti nuk do të jetë pjesë e këtij grupi – dhe të tjerat konsuamuan po të njëjtën pije me 25% sakarozë, ose sheqer normal.

Hulumtuesit matën sasinë e pranishme të kortizolit në pështymën e pjesëmarresve para dhe pas eksperimentit, madje edhe rritën nivelin e hormonit të stresit përpara duke i ekspozuar në testin Montreal Imaging Stress Test (MIST), i përbërë nga një grup i sfidave manipuluese për ta tejkaluar kapacitetin mendor të individit, gjatë së cilës kohë subjektet iu nënshtruan disa skanimeve.

Në testet para dietës dy javore, grupet nuk treguan dallime në mes niveleve të stresit. Më pas, megjithatë, nivelet e kortizolit ishin më të ulëta në grupin që konsuamuan pije me sheqer të vërtetë. Skanimet gjithashtu treguan rritje në aktivitetin e hippocampus, i cili e kontrollon frikën dhe stresin, në grupin e sakarozës, dhe ulje në aktivitetin e po të njëjtës ne grupin e sheqerit artificial.

Edhe pse autorët e studimit këmbëngulin se kjo nuk do të thotë që sheqeri duhet të përdoret si reduktues i stresit, gjetjen tregojnë se njerëzit që kanë më shumë stres mund të bëhen “më të varur nga sheqeri dhe kanë prirje më të madhe që të jenë mbipeshë”. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + nineteen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.