5 shenja se nuk jeni një mikeshë e mirë, pa e ditur fare

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 shenja se nuk jeni një mikeshë e mirë, pa e ditur fare

A ke dëshirë të bëhem mikja jote? Në një moment ose një tjetër – nëse jemi vërtetë të sinqertë – me siguri se do të thoshim “jo”.

Lifestyle-00007a 5 shenja se nuk jeni një mikeshë e mirë, pa e ditur fare

Kjo ndodhë sepse miqësia, si çdo marrëdhënie, mund të bëhet tepër e rehatshme me kalimin e kohës. Dhe derisa miku i mirë e kupton kur ju e keni një ditë të vështirë, është lehtë mos të merrni shprehi të këqija pa i kuptuar edhe ju vetë, thotë Irene S. Levine, profesoreshë e psikiatrisë në New York University School of Medicine dhe producente e TheFriendshipBlog.com.

Pasi miku i mirë nuk është gjithmonë ai që iu thërret kur ju keni një ditë të vështirë, jemi ne këtu. Ja lista e pesë shenjave se ndoshta jeni një mike jo edhe aq e mirë.

1. Vonesa e vazhdueshme
E dimë që keni agjendën e ngjeshur. Dhe kush nuk është vonuar të paktën një herë në takim me miqtë. Por, nëse shoqet kanë ndaluar se numëruari vonesat tuaja, mbajeni mend nuk jeni shoqe e mirë.

2. Shoqëri me interes
Mikeshat ndihmojnë njëra tjetrën. Por a mos po kërkoni ju më shumë favore sesa që jepni? Shoqet me siguri e ndjenjë këtë, dhe kjo shihet sheshazi. Miqësia duhet të jetë reciproke – jo çdo sekondën, por në shtigje afatgjata, thotë Levine.

3. Pritjet që miqësia të mos ndryshojë
Njerëzit ndryshojnë, ashtu duhet të ndryshojë edhe miqësia. Nëse prisni – ose bëni presion – që mikesha juaj më e mirë të mbetet e njëjti sikur në shkollë të mesme, do zhgënjeheni – dhe me siguri do mbeteni pa miq, thotë Levine.

4. Flisni shumë
A jeni duke biseduar apo duke bërë monolog? “Nëse flisni vazhdimisht, ju as që e vëreni se shoqja juaj vetëm se rrotullon sytë dhe shikon orën,” thotë Levine. Plus, shpesh, femrat vetëm se tregojnë solidaritet (thonë “edhe mu më ka ndodhë ashtu! Kështu një herë..) Në vend se të flisni pa pushim, merrni frymë thellë dhe pyesni shoqen se si i ka punët.

5. Mos planifikimi
A i thërrisni ju shoqet apo prisni të ju thërrasin? A llogarisni që ato të mendojnë se çfarë do bëni sa herë që dilni bashkë? “Nëse nuk merrni kurrë iniciativa, shoqet mund ta interpretojnë këtë si mungesë e interesit për miqësi dhe më nuk iu bëjnë hesap,” thotë Levine. Kështu që zgjidhe një ditë, dhe paraqitu me disa ide kreative para mikeshave.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 4 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.