4 shenja që jeni helmuar nga ushqimi

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 4 shenja që jeni helmuar nga ushqimi

Të vjellurit mund të jetë gjëja më e neveritshme që trupi i njeriut bën (Personalisht, më përpara do të shkoja te dentisti sesa të ngjitem tek ai froni prej porcelani përderisa trupi im në mënyrë të përsëritur klikon butonin e spastrimit, por ky është vetëm mendimi im). Por është një e keqe e nevojshme; sistem rregullator që ta mbajë trupin në formë të mirë dhe larg nga ndërhyrësit.

article-shendet-helmim 4 shenja që jeni helmuar nga ushqimi

Si ta dish që shoqëria jote e sapokrijuar me kapakun e tualetit erdhi nga diçka që keni ngrënë apo nga një kthesë e pashpirt e fatit infektues? Fatkeqësisht, nuk mund ta dini këtë vetëm duke u bazuar në simptomat tuaja por mund të krijoni një mendim nga gjërat që keni bërë në ditët e fundit.

Ja 4 shenja që keni rënë viktimë e ankthit të çdo njeriu që han shëndetshëm.

1. Sallata me patate nuk kishte shije të mirë dhe ishte pak e ngrohët

article-shendet-helmim-1 4 shenja që jeni helmuar nga ushqimi

Mbajtësja metalike e skarës në verë është bartës famëkeq i sëmundjeve nga ushqimet- e njëjta shkon për vezët e ziera, të prera dhe me salcë, pulën e pjekur në skarë dhe praktikisht çdo gjë tjetër që prishet me kohë, thotë Lisa Ganjhu, DO, gastroenterologjiste dhe profesoreshë e asociuar klinike e mjekësisë në qendrën mjekësore Langone në NewYorkUniversity. ‘’Duhet të kontrollosh temperaturën e ushqimeve tuaj dhe ti mbani ushqimet e nxehta, të nxehta dhe ushqimet e ftohta, të ftohta’’, thotë Ganjhu. Një parim bazë: Vetëm mbani ushqimet që prishen jashtë frigoriferit për 2 orë maksimum (1 orë nëse temperatura është 90° ose më lartë), sipas Foodsafety. E nëse ende keni dyshime (nuk e di kur e ka nxjerrë i zoti i shtëpisë sallatën me makarona!) vetëm kalojeni-ne premtojmë që të largoheni nga ndeja pak i/e uritur është shumë më mirë.

2. Kishte vetëm një pjatë për pulën, para dhe pas skarës

Edhe nëse e pjekni mishin mirë (temperaturat e brendshme të sigurta janë 165°për pulë dhe 145° për mish të kuq- dhe po, termometri është i nevojshëm), mënyra si e trajtoni pjesën pas pjekjes është e rëndësishme. Për shembull, vendosja e pulës së pjekur në skarë në të njëjtën pjatë që ishte e vendosur para pjekjes do të ua shpejtojë procesin drejt ferrit të bakteres E.coli.

Ju po ashtu dëshironi të ndani dërrasën për prerje: mos e kontaminoni mishin e papjekur me perime’’, thotë Ganjhu. Mirëmbajtja e duhur po ashtu ka rëndësi pasi që lëngjet e ngarkuara me baktere nga mishi i papjekur mund të bien në ushqimet e gatshme për tu ngrënë dhe të infektojnë ato. Në vend që të përplasni paketën me pula të papjekura (apo mish viçi, derri etj.) drejt e në raft, vendosni ato në një enë më të fortë apo qese plastike, sugjeron Ganju.

3. Keni pirë ujë atëherë kur nuk është dashur

article-shendet-helmim-2 4 shenja që jeni helmuar nga ushqimi

E dini si thonë, ‘’Mos pini ujë në Meksikë’’? Epo kjo është arsyeja. (Shënim: Nuk është vetëm Meksika. Zonat e tjera më pak të zhvilluara si Amerika Qendrore, Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme janë po ashtu zona jo H20). Gjithashtu, nuk është vetëm uji i kontaminuar ai që duhet të shmangni. ‘’Shmangni sallatat dhe frutave perimet e tjera të papërpunuara në vende ku uji është i papastër, përveç nëse i kanë pastruar me ujë të filtruar’’, thotë Ganjhu. Disa këshilla shtesë për ata që udhëtojnë: Ganjhu sugjeron të mbusheni me probiotikë. ‘’Udhëtimi dhe ngrënia e ushqimeve të gabuara mund të irritojë zorrën kurse probiotikët mund ta zvogëlojnë efektin dhe shpejtojnë shërimin.

4. Ushqimet e mbetura që i keni ngrohur janë ende disi të ftohta

Fakt argëtues: Edhe ushqimet që janë pjekur më herët, janë ruajtur mirë në frigorifer dhe janë ngrohur përsëri mund të ju sëmurin, nëse nuk ri-nxehen mirë. “Ushqimi mund të ketë marrë baktere në frigorifer gjatë natës”, thotë Ganjhu. Kështu që, në mënyrë që të vrisni çfarëdo baktere potenciale ju duhet të nxehni në mikrovalë ushqimin e pjekur më parë në165° ose më shumë. Mos i anashkaloni udhëzimet për ushqime të ngrira sugjeron Foodsafety. Qëllimi i tyre është shtimi i disa minutave ekstra në procesin e rinxjerrjes ashtu që pjesa e brendshme e pites me mish ta absorbojë nxehtësinë përmes pjesës së jashtme- mos të ju parandalojë djegien e gojës. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.