5 shenja befasuese që keni nivele të ulëta të testosteronit

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 shenja befasuese që keni nivele të ulëta të testosteronit

Kur shtypni “testosteron” në imazhet e Google, gati çdo foto është e burrave – burra në palestër, burrat duke i shtrënguar grushtet me fytyra të zemëruara dhe burra muskulor të ulur në shtrat me dy (apo më shumë) gra gjysmë të zhveshura. Këto fotografi nuk janë ndonjë befasi. Testosteroni njihet si hormoni mashkullor që ju jep atyre trupin, problemet me menaxhimin e zemërimin dhe dëshirat e forta seksuale.

article-shendet-testosterone 5 shenja befasuese që keni nivele të ulëta të testosteronit

Por të quajturit e testosteronit si hormoni mashkullor nuk është e saktë se edhe gratë e kanë. Edhe pse trupat e grave nuk prodhojnë aq shume nga ky hormon, edhe sasitë më vogla që prodhoni çdo ditë mbajnë emocionet tuaja nën kontroll dhe rrisin dëshirën për seks.

Kur trupi juaj nuk prodhon dozën ditore, si shumë trupa të grave, nuk është mirë. Më poshtë janë 5 shenja që mund të keni pak testosteron.

1. Nuk jeni të interesuara në seks

Pa marrë parasysh çfarë thotë Google, nivelet e testosteronit nuk dërgojnë menjëherë në marrëdhënie seksuale. Çka ato thonë është se ju do të dëshironi seksin dhe e shijoni kur e bëni. Kur këto nivele bien më poshtë normale, ju mund të dëshironi seksin çdo herë e më pak edhe nëse ende e dëshironi partnerin tuaj. Kur bëni seks nuk është edhe aq e kënaqshme sa dikur, pasi që hulumtimi tregon se nivelet e ulëta të testosteronit mund të ndikojnë në aftësinë e gruas për të pasur orgazëm. Aktualisht nuk ka barna që rrisin dëshirën seksuale për gra edhe pse kjo do të ndryshojë shumë shpejt. Përderisa hulumtuesit zbuluan shtesa testosteroni që mund të ndihmojnë disa gra që kanë mungesë, ato nuk janë të aprovuara nga FDA dhe mund të shkaktojnë efekte anësore të padëshirueshme si rritja e qimeve dhe probleme me zemër (kjo është e debatueshme). Flisni me doktorin tuaj nëse dëshira juaj seksuale ju ikën.

2. Nuk po arrini të humbni peshë

Beteja e humbjes së peshës (sidomos dhjamit në bark) mund të jetë më shumë sesa sasia e ushtrimeve apo nëse e shijoni ndonjë ëmbëlsirë me raste. Testosteroni ndihmon në rregullimin e vendosjes së muskujve dhe dhjamit në trup, kurse mungesa e hormonit e ndërron balancin në favor të dhjamit, sidomos në bel. Por jo vetëm që nivelet e ulëta të testosteronit mbajnë dhjamin në trup por edhe mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të krijuar muskuj ose të ju bëjnë të humbni muskuj që veç i keni tashmë. Kur hulumtuesit matën nivelet e testosteronit dhe fortësisë së muskujve në 430 gra japoneze të moshave 40 deri 79, hulumtuesit zbuluan se nivelet  e ulëta të testosteronit ishin të lidhura me humbje të muskujve dhe këmbë.

3. Jeni e lodhur gjatë gjithë kohës

Është absolutisht normale të përjetoni rënie të energjisë gjatë ditës. Por të qenit e lodhur tërë kohën ose të lodhesh menjëherë kur ushtroni mund të jetë tregues për diçka më keq sesa nevoja për kafeinë. Në një studim të burrave dhe grave mbi moshën 65 vjeç, shkencëtarët zbuluan se ata me nivele të ulëta të testosteronit u lodhën shpejt, nuk ishin në gjendje të ecnin me shpejtësi të të tjerëve dhe nuk ishin aq aktivë. Disa doktorë udhëzojnë zëvendësime të testosteronit që nuk janë aprovuar ende për gra që raportojnë mungesë energjie. Përderisa rreziqet e njëjta aplikohen për dëshirë seksuale, kremi i testosteronit ka treguar të ndihmojë.

4. Jeni në depresion ose në ankth

Përderisa niveli i ulët i testosteronit nuk është shkaku i vetëm për depresion, hulumtimet tregojnë që mund të luajë rol. Në një studim me gra të moshave 25 deri 46, ato me të ulëta të testosteronit ishin më të prirura për depresion. Hulumtime tjera tregojnë se gratë më mungesë të vazhdueshme të testosteronit janë shumë më shpesh në gjendje ankthi dhe depresioni.

5. Keni shtrëngim të dobët

Osteoporosis, që shkakton dobësimin e muskujve, shpesh konsiderohet si sëmundje e grave për shkak se niveli i ulët i estrogjenit është faktori kryesor në fortësinë e eshtrave. Por hulumtime të reja tregojnë se nivelet e ulëta të testosteronit mund të zbusin fuqinë e skeletit tuaj po ashtu, thotë Harvard Health. Edhe gratë edhe burrat që kanë nivele të ulëta të testosteronit konsiderohen të brishtë pjesërisht sepse nuk mund të mbajnë një shtrëngim dore. Për shumë gra, mungesa e estrogjenit do të jetë arsyeja kryesore e osteoporposis, sidomos pas menopauzës, kur hormoni bie në mënyrë drastike. Por zëvendësimi i estrogjenit mund të mos mjaftojë nëse testosteroni nuk është i balancuar. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + nine =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.