6 rregulla të thjeshta të ushqimit për energji gjatë gjithë ditës

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 6 rregulla të thjeshta të ushqimit për energji gjatë gjithë ditës

Të ushqehesh për të fituar energji nuk k apse të jetë e komplikuar. Në fakt, jemi shumë të sigurt që mund t’i përballoni këto 6 rregulla të thjeshta të ushqimit për të qëndruar i fortë gjithë ditën. Ja çfarë duhet të bëni – dhe çfarë jo.

1. Fillojeni çdo ditë me ujë të ngrohtë me limon

article-ushqim-energji 6 rregulla të thjeshta të ushqimit për energji gjatë gjithë ditës

Para pijeve energjike (energy drinks), kishim limonët: Ata janë burim i elektroliteve, që janë elementi kritik për prodhimin e energjisë në qeliza. Shtrydhni gjysmë limoni të freskët në 200 deri 300 mililitra ujë të ngrohtë, ose shtoni një kub të lëngut të ngrirë të limonit në ujë të ngrohtë.

2. Hani tërshërë për mëngjes

article-ushqim-energji-1 6 rregulla të thjeshta të ushqimit për energji gjatë gjithë ditës

Jo diçka e re, e dimë. Por fibrat dhe proteinat e tërshërës treten ngadalë, duke stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak gjithë ditën. Kaliumi dhe magnezi që rritin energjinë gjithashtu ndihmojnë (dhe rreziku që ena të derdhet mbi stufë çdo mëngjes ju bën më vigjilent, apo jo?)”.

3. Kontrolloni urinën tuaj

Duhet të duket si limonadë apo ngjyrë më e çelët; nëse është më e errët, duhet të konsumoni më shumë lëngje. Një studim i vitit 2012 në Universitetin e Connecticut tregoi se gratë e reja dhe të shëndetshme që ishin vetëm pak të dehidruara raportuan më shumë lodhje dhe koncentrim më të dobët.

4. Mos hiqni dorë nga kuinoa

Ka më shumë proetina se çdo oriz apo drith apo burim bimor. Në fakt, shpesh cilësohet si një proetinë e plotë, që zakonisht gjendet vetëm te produktet e kafshëve. Gjithashtu është e pasur me folate, magnez dhe fosfor, të tërë këta përbërës vital për ju-e-dini-çfarë.

5. Mos kaloni mbi 5 orë pa ngrënë

Jo për shkak se të ushqyerit të mban nga përgjumja në punë, por për shkak se shujtat e shpeshta mbajnë nivelin e sheqerit të gjakut lart, ashtu që nuk pësoni rënie ose pastaj të bëheni i pangopur dhe të hani tejmase. Gjithnjë zgjedhni karbohidratet për të shërbyer qelizat me energji të lehtë, si dhe proteina për të ngadalësuar tretjen, ashtu që ajo nxitje të zgjasë.

6. Mos e teproni me kafe

article-ushqim-energji-2 6 rregulla të thjeshta të ushqimit për energji gjatë gjithë ditës

Përpos një filxhani në mëngjes, ruajeni kafeinën për momentet e rralla kur vërtetë nuk mund të përqendroheni ose ju duhet të qëndroni vigjilent për të vozitur disa orë. Nëse e tejkaloni këtë, trupi juaj fillon të presë doza të rregullta, dhe ju përfundoni duke u ndjerë të lodhur sa herë që nuk e ushqeni varësinë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + 3 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.