Rosticeritë me nivel të lartë të yndyrës dhe sheqerit kanë lidhje me dhjamin në bel

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Rosticeritë me nivel të lartë të yndyrës dhe sheqerit kanë lidhje me dhjamin në bel

Pikërisht tani kur keni filluar të merrni me vete në punë ndonjë rosticeri sepse besoni që është diçka e shëndetshme, hulumtimet e reja mund ë ju bëjnë të pyesni veten.

Rosticeritë me nivel të lartë të yndyrës dhe sheqerit lidhen me dhjamin në bel Rosticeritë me nivel të lartë të yndyrës dhe sheqerit kanë lidhje me dhjamin në bel

Sipas një studimi të publikuar në Hepatology, konsumimi i rosticerive me nivel të lartë të yndyrës dhe sheqerit mund të shkaktojë shtimin e dhjamit në bel. Hulumtuesit holandez kanë ushqyer një grup të burrave të shëndetshëm dhe të dobët të cilët kanë dietë normale ose me nivel të lartë të kalorive. Ata që kanë konsumuar kalori shtesë, kanë ngrënë ushqime me yndyrë dhe sheqer ose vetëm sheqer, ose së bashku me shujta ose në mes të shujtave. Përderisa kaloritë shtesë në përgjithësi e kanë rritur Indeksin e Masës Trupore (BMI), ngrënia në mes të shujtave e ka rritur konsiderueshëm yndyrën në mëlçi, përderisa kjo nuk ka rezultuar nga ngrënia e shujtave më të mëdha.

Autorja e njohur Mireille Serlie, M.D., ka thënë në një conference për shtyp, “Studimi onë siguron evidencën e parë që të ngrënit më të shpeshtë, dhe jo të ngrënit e shujtave të mëdha, shpie deri tek rritja e yndyrës në mëlçi pa marrë parasysh peshën trupore. Gjetjet sugjerojnë që duke reduktuar rosticeritë dhe inkurajuar tri shujta të balancuara për një periudhë afatgjate, mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes nga yndyra joalkoolike të mëlçisë (non-alcoholic fatty liver disease).”

Por unë nuk po bindem. Ka kuptim që BMI të rritet nëse konsumohen kalori të tepërta, pa marrë parasysh a janë të shëndetshme apo jo. Nëse konsumon më shumë kalori se sa që ka nevojë trupi juaj, pasha e juaj do të ngritët. Problem që unë kam me këtë studim është zgjidhja e tyre për origjinën e këtyre kalorive të tepërta. Unë kurrë nuk do të zgjedh të ha rosticeri me nivel të lartë të yndyrës dhe sheqerit, përveç nëse sheqeri, ta zëmë, vjen nga frutat e freskëta dhe bylmeti, dhe nëse yndyra vjen nga lajthitë apo nga avokadot. Kështu që ndoshta nuk janë ‘rosticeritë’ ato që bëjnë ndryshimin, por ushqyesit apo mungesa e tyre në ato rosticeri. Do të doja të shoh më shumë hulumtime në këtë fushë, veçanërisht me më shumë pjesëmarrës dhe pjesëmarrëse, para se unë të ju them lamtumirë rosticerive të mija. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × five =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.