Pse vrapuesit e mëngjesit janë aq të lumtur?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Pse vrapuesit e mëngjesit janë aq të lumtur?

Nëse jeni vrapues i mëngjesit që del jashtë derës së shtëpisë para se të hani mëngjes, ka të ngjarë që të përjetoni euforinë e vrapimit më shumë se të tjerët, sugjeron një studim i ri.

article-kardio-vrapuesit-lumtur Pse vrapuesit e mëngjesit janë aq të lumtur?

Teoria sillet rreth një hormoni që quhet leptin. Leptini është i lidhur me ndjenjat e bollëkut dhe ngopjes. Ajo rritet pasi të keni ngrënë, duke ju ndihmuar të shuani urinë. Atletët që ushtrojnë në mënyrë të rregullt kanë nivele me të ulëta të leptinës (nëse jeni duke u përgatitur për një maratonë dhe duke vdekur urie, e kuptoni për çka po flas).

Në një studim të ri të publikuar në revistën Cell Metabolism, hulumtuesit ekzaminuan ndikimin e leptinës në trurit e minjve-duke qenë se minjtë kanë leptin sikurse njerëzit. Shkencëtarët i ndërprenë sinjalin e leptinës njërit grup të minjve duke e mashtruar trurin e tyre të mendojë se nivelet e leptinës ishin të ulëta. Minjtë e këtij grupi përfunduan duke vrapuar dyfishin e miljeve në krahasim me minjtë e grupit tjetër, nivelet e leptinës të së cilëve nuk ishin prekur.

Gjithashtu, kur u vunë para zgjedhjes në mes të një dhome me rrotë për vrapim në të dhe një dhomë me një rrotë të mbyllur dhe të papërdorshme, minjtë me nivele të ulëta të leptinës preferuan të kalonin shumicën e kohës në dhomën ku mund të vraponin.

Këto gjetje tregojnë se nivelet më të ulëta të leptinës i nxisin minjtë të vrapojnë më larg, duke sugjeruar se e shijojnë më shumë. Stephanie Fulton, neuro-biologe në University of Montreal dhe ndër autoret kryesore të studimit beson se kjo mund të aplikohet edhe në njerëz. Duket se ulja e nivelit të leptinës te vrapuesit mund të luajë një rol në eufori dhe kënaqësi.

Ka kuptim të thuhet që vrapuesit që ushtrojnë vazhdimisht dhe kanë nivele më të ulëta të leptinës e shijojnë sportin dhe ndihen të lumtur tek vrapojnë. Mund të duket paradoksale qe diçka që shkakton urinë mund të na bëjë të vrapojmë më shumë dhe të ndihemi më të lumtur teksa e bëjmë. Por teoria ka kuptim kur shikohet nga perspektiva evolucionare. Kur njerëzit e hershëm nuk kishin ushqim, ata duhej të duronin rrugë të gjata për të gjetur më shumë ushqim. Euforia e vrapuesit mund të ketë evoluar që ti motivojë ata të vazhdojnë në mënyrë që të sigurojnë ushqimin e nevojshëm.

Është e rëndësishme të kuptojmë se këto të gjetura nuk sugjerojnë që ju duhet të vraponi me qëllim distanca të mëdha ose shpesh me bark të thatë sepse gjasat janë që do të rrëzoheni- një përvojë larg asaj euforike. Është e rëndësishme ta mbushni trupin tuaj në mënyrë adekuate ashtu që mund të vraponi-dhe ndiheni-më së miri.

Zbulimi thjeshtë mundëson një teori shkencore të shpjegojë pse vrapi i hershëm në mëngjes mund të ju gjallërojë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 9 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.