Pse më shumë seks nuk ju bën më të lumtur në lidhje

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Pse më shumë seks nuk ju bën më të lumtur në lidhje

Shumë prej nesh mund të thonë me shumë siguri se nëse do të provonim të bënim më shumë seks me të dashurin/ën, do të ishim më të lumtur. Por një studim i ri në fakt dëshmon të kundërtën: Çiftet të cilëve iu kërkua të dyfishonin sasinë e seksit aktuale nuk ishin më të lumtur se ata që vazhduan me të vjetrën, raporton hulumtimi i ri nga Carnegie Mellon University.

article-lifestyle-sex-lumtur Pse më shumë seks nuk ju bën më të lumtur në lidhje

Për këtë studim, hulumtuesit rekrutuan 64 çifte seksualisht aktive dhe i udhëzuan gjysmën të rrisin frekuencën. Përderisa të gjithë respektuan rregullat (oh, sakrificat që janë bërë në emër të shkencës), pas tre muajve këto çifte përjetuan më pak epsh dhe shijuan seksin më pak se që ishin fatlum më rrallë.

Si dështoi kjo marrëveshje në dukje e ëmbël? Nuk ishte se përfshirja në këtë proces u bë bajate- problemi qëndronte në sforcimin e procesit në vend se ta linin të ndodhte në mënyrë natyrale.

“Ndoshta çiftet ndryshuan historinë që i tregonin vetës rreth arsyes pse po bënin seks, prej një aktiviteti në të cilin përfshihesh vullnetarisht në një që ishte pjesë e studimit hulumtues,” tha hulumtuesi kryesor George Loewenstein, Ph.D. Nëse atyre do tu duhet ta bënin studimin prapë, ata do ti inkurajonin njerëzit të iniciojnë seksin në mënyra që do ti vendosnin ata në “në një gjendje mendore seksi”- me fjalë të tjera, të shtonin sasinë por pa e trajtuar si detyrë.

Pa marrë parasysh këto rezultate, Loewensteain thotë që shumica e çifteve do të përfitonin më shumë duke u përfshirë më shpesh me njëri tjetrin.

Një mënyrë që ta arrini këtë pa humbur interesin? Fokusohuni në krijimin e një atmosfere nxitëse që ju rrit dëshirën dhe epshin në mënyrë natyrale, sugjeroi bashkë-autori i studimit Tamar Krishnamurti, Ph.D.

Shumica e çifteve do të përfitonin nga seksi më i shpeshtë, por kjo duhet të ndodhë natyralisht. Pas të gjithave, ne punojmë gjithë ditën- shkundja e çarçafëve duhet të ju relaksojë dhe të ju bëjë ta shijoni personin që dashuroni, pa ndjerë nevojën ta hiqni këtë gjë nga lista e gjërave për tu bërë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 15 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.