Pse shkencëtarët mendojnë se teknologjia Wireless (pa tel) mund të shkaktojë kancer

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Pse shkencëtarët mendojnë se teknologjia Wireless (pa tel) mund të shkaktojë kancer

Lista e gjërave që mund të shkaktojnë kancer është shumë e gjatë dhe përfshin gati çdo gjë që njohim dhe duam: alkooli, buzëkuqi, sheqeri, ekspozimi ndaj diellit- janë vetëm disa nga to. Përderisa disa janë më shqetësuese se tjerat (sa nuk hani buzëkuq, jeni të sigurtë), një gjë që po i brengos shumë njerëzit së fundmi janë telefoni dhe teknologjia wireless (pa kabllo) në përgjithësi.

article-lifestyle-wireless Pse shkencëtarët mendojnë se teknologjia Wireless (pa tel) mund të shkaktojë kancer

Një analizë e re meta, e publikuar në Electromagnetic Biologyand Medicine ka për qëllim të adresojë këto brenga në emër të të gjithëve me një rishikim të informatave rreth çështjes. Çfarë ata zbuluan është se telefonat, llaptopët, tabletat dhe rrjeti i pa limituar mund të na sëmurin vërtetë.

Problemi vjen nga fakti se të gjitha pajisjet wireless transmetojnë rrezatim të radio-frekuencës me intensitet të ulët. Autori i studimit Igor Yakymenko, Ph.d., shpjegon se ky rrezatim shkakton stres oksidativ në trup, një reaksion që liron radikalet e lira- molekula që mund të shkaktojnë dëm qelizor nëse nuk “pastrohen” me antioksidantë (po, të njëjtit antioksidantë që i gjeni në manaferra, perime të gjelbra, verë të kuqe dhe çaj).

Stresi oksidativ, në nivel bazik është pjesë normale e procesit të plakjes. Është një mbiprodukt natyral dhe i pashmangshëm i thithjes së oksigjenit-ironikisht, e njëjta gjë që na duhet për të jetuar është ajo që na shkakton plakjen e qelizave. Hulumtimi i mëparshëm ka treguar se disa gjëra mund të rriten përqindje me të cilën stresi oksidativ rritet dhe në këtë mënyrë e shpejtojnë dëmin. Pajisjet wireless , shkruan Yakymenko mund të bëjnë pjesë këtu.

Ekipi i tij analizoi të dhëna ekzistuese nga studime të mëparshme dhe gjeti dëshmi se ekspozimi i lartë ndaj ambientit, dozat e ulëta të rrezatimit të transmetuara nga pajisjet elektronike tonat të preferuar mjaftojnë për të shpjeguar, jo vetëm zhvillimin e kancerit por edhe të disa problemeve të vogla të gjetura në studime si kokë dhembja, lodhja dhe acarimi i lëkurës.

“Këto të dhëna tregojnë qartë rrezikun e vërtetë që ky lloj rrezatimi përbën për shëndetin e njeriut,” paralajmëroi Yakymenko.

Por para se të filloni të vishni kapele me foli dhe jelek plumbi tërë kohën, mbani mend disa gjëra. E para, rrezatimi vjen në dy lloj: jonizues (rrezet x, radon dhe rrezet kozmike) dhe jo-jonizues (radio-frekuenca dhe frekuenca shumë e ulët apo frekuenca e fuqisë). Teknologjia wireless përdor vetëm këtë të dytën që është lajm i mirë pasi vetëm rrezatimi jonizues ka treguar të shkaktojë kancer. Edhe pse shumë studime kanë ekzaminuar efektet potenciale shëndetësore të rrezatimi jo-jonizues nga radari, mikrovalët, telefonat celularë dhe burimet e tjera, National Cancer Insitute raporton se nuk ka dëshmi që rrezatimi jo-jonizues rrit rrezikun për kancer. Përderisa analiza e re e Yakymenkos gjeti dëshmi të pakta që ky rrezatim rrit dëmin qelizor dhe si pasojë ka potencial të shkaktojë kancerin dhe sëmundjet e tjera, duhet të bëhet hulumtim shtesë për ta dëshmuar lidhjen direkte.

Po ashtu, edhe nëse rrezatimi rrit stresin oksidativ, trupat tanë janë programuar të ballafaqohen me të sepse është pjesë normale e jetës. Nuk është çudi që dieta e mbushur me fruta dhe perime anti-oksidante dhe ushtrime kanë treguar të zvogëlojnë apo zhdukin dëmin oksidativ.

Pra, sa i rrezikuar je në të vërtetë? Komuniteti shkencor me të madhe mendon se rreziku është shumë i vogël, por siç tregon ky artikull, mund të ketë dëshmi që kërcënimi është më i madh sesa ishte menduar. Por ende nuk ekziston një prag i njohur dhe i pranuar rreth çka është e shëndetshme e çka jo- kryesisht sepse të gjithë përjetojmë rrezatim jo-jonizues në baza ditore edhe nga burime tjera përveç wireless-it. Nuk është ende e mundur të matet dëmi që njerëzit po i shkaktojnë vetës apo çfarë ekspozimi shkakton brengë.

Pa marrë parasysh nëse ju jep kancer apo jo, është e rëndësishme të mbani në mend se abuzimi me pajisjet elektronike nuk është i shëndetshëm. Studimet e fundit kanë zbuluar se mediat sociale mund të ju çojnë në depresion, shikimi i pa-kontrolle i TV është lidhur me sëmundje mendore dhe mbipeshë, varësia ndaj telefonit mund të shkaktojë izolim nga shoqëria dhe drita e kaltër e ekranit mund të shkaktojë probleme me gjumë.

Për më mirë apo më keq (të dyja, me siguri) teknologjia wireless është pjesë e integruar e jetës moderne, dhe çështja kryesore mbetet përdorimi i sigurtë i tyre. Sipas FDA, duhet marrë masa parandaluese të arsyeshme dhe ti përdorim këto pajisje si pjesë e vogël e një jetese të shëndetshme. Me fjalë të tjera, një vrap i gjatë këtë fundjavë do të balancojë të gjitha efektet që mund të sjellë dëgjimi i këngëve të preferuara në telefon përderisa vraponi. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − fourteen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.