Ja pse nuk lëviz yndyra në ijët dhe kofshët e juaja

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Ja pse nuk lëviz yndyra në ijët dhe kofshët e juaja

Nuk është e gjitha në kokën tuaj: Ka një arsye se pse ju nuk mund ti humbni ato 2 kilogramë të fundit. Ato në të shumtën e rasteve gjenden në zonat tuaja me problem, ose si trajneri Holly Perkins i quan “kufiri i fundit”, ato kilogramë kokëfortë janë më të vështirat për ti humbur. Por kjo nuk ndodh për shkak të mungesës së përpjekjes – ndodh për shkak të homeostazës.

article-weight-loss-why-fat-wont-burn Ja pse nuk lëviz yndyra në ijët dhe kofshët e juaja

Të gjitha sistemet e trupit tuaj punojnë së bashku për të ruajtur një ambient të “lumtur, komod, dhe të pandryshueshëm”, thotë Holly. Trupi juaj bën çdo gjë që mundet për të mbajtur këtë status quo, dhe kur ju jeni të përkushtuar për të bërë ndryshime të mëdha, do të duhet të rehatoheni me të qenit jo rehat për shkak se trupi juaj është duke bërë gjithçka që mundet për ta luftuar këtë ndryshim. Edhe pasi të keni riorganizuar stilin e jetës tuaj dhe të keni filluar korrni të gjitha përfitimet të shëndetshme e të qenit fit, godet në mënyrë të pashmangshme një pllajë e humbjes së peshës, dhe ju gjeni veten të frustruar pasi që zona të caktuara thjesht nuk lëvizin.

Sipas hetueses së metabolizmit në Universitetin e Teksasit Jugperëndimor Medical Center, Deborah Clegg, humbja e peshës në vende të caktuara është më e vështirë për femrat për shkak të çështjeve evolucionare që dikur ishin të dobishme, por më nuk shërbejnë në trupat tonë. “[Femrat] luftojnë kundër humbjes së peshës në ije dhe kofshë. Dhe arsyeja që ne jemi të programuar në atë mënyrë është se ne jemi mbështetur në kaloritë në ijët dhe kofshët tona gjatë gjithë evolucionit për të na dhënë kalori për gji, ose për të ndihmuar gjatë ndonjë krize të mundshme gjatë shtatzënisë. “Le ta procedojmë këtë një minutë? Trupi juaj është i aftë për disa gjëra mjaft mbresëlënëse.

Për shumicën e grave, zonat problematike ekzistojnë në ijët, kofshët, pjesën e prapme të këmbëve, dhe muskujt e barkut-të gjitha zonat që janë të predispozuara biologjikisht për rezervimin dhjamit që gjithashtu kanë një shumë të muskujve që janë inaktive. Me trajnimin për forcë, norma tuaj metabolike ngritët, dhe derisa ju ndërtoni muskuj të fortë nën zonat e juaja me probleme, yndyra në pjesën e sipërme duket shumë më e pakët. Ja marrëveshja: ju nuk do të jeni në gjendje të reduktoni problemet nga ato zona shumë shpejtë, por forcimi i kësaj zone vetëm mund të ndihmojë të ndjeheni më të fortë dhe më rehat në lëkurën tuaj. Ky është një nga ato rastet kur suksesi është mbyllja e zinxhirit të pantallonave që po vdisnit ti vishnit – e jo një numër në vagë.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + fifteen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.